Zyra e Avokatise
DEDES & BASHKEPUNETORET
DEDES & BASHKEPUNETORET
Gjermania, kampione në fuqi, është e kënaqur që ndodhet në një grup me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut, ashtu si dhe Brazili, pesë here fitues, apo Franca, raporton ATSH.
Low: Kundërshtarë interesantë
Joachim Löw (trajner i Gjermanisë): “Në pikëpamje sportive, këta janë kundërshtarë shumë interesantë, ne duam të vendosim në këtë grup themelin e mbrojtjes sonë të titullit, që është qëllimi ynë”.
Reinhard Grindel (President i Federatës Gjermane, DFB): “Një grup shumë interesant me sfida emocionuese për ekipin tonë, për Joachim Löw dhe ekipin e tij… fillon përgatitja e ndeshjeve kundër tre kundërshtarëve të parë”.
Ronaldo: Mund të jemi të lumtur me grupin
Ronaldo (ish-sulmuesi i Brazilit, kampion i botës në vitin 2002: “Të gjitha grupet janë të balancuara mirë, mund të jemi të lumtur me grupin ku kemi rënë, kemi mundesite për të përfunduar të paret. Ka grupe të tjera më të komplikuara, si Portugalia dhe Spanja, grupi ynë është i kalueshem dhe Tite (trajneri) tashmë duhet të përgatisë planin e tij”.
Lopetegui: Kemi një grup të vështirë…të vështirë
Julen Lopetegui (trajner i Spanjes): “Siç pritej, ky është një grup i vështirë, i vështirë, i vështirë, por kjo është Kupa e botës”.
Portugalia nuk është një ekip i madh, ndoshta? Eshtë kampion evropian është një ekip i madh. Ekipe me vlere jane edhe Maroku apo Irani, qe eshte i vetmi ekip që eshte kualifikuar pa pesuar një gol të vetëm në kualifikueset… Jane ekipe të shkëlqyera, me lojtarë të mirë, trajnerë të mirë. Mund te them se është një grup i komplikuar”.
01 Dhjetor 2017
Qasja e NATO-s ndaj Rusisë, pas rastit të helmimit të ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe, mbetet solide, mbrojtëse dhe proporcionale, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Policia greke ka arrestuar të dielën tre shtetas shqiptarë, të moshës 34, 30 dhe 25 vjeç, me akuzën e futjes në Greqi të një sasie të madhe droge.
PARIS, /ATSH-ANSA/ – Reforma kushtetuese në Francë, e kërkuar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, ka filluar të marrë formë.
Policia greke thotë se ka evituar hedhjen në tregun e Selanikut të më shumë se 90 kilogramë kanabis.
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Një shtetas shqiptar dhe mikesha e tij greke janë arrestuar të hënën, të akuzuar për posedim dhe trafik droge.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përshëndeti sot kompromisin për koalicion të arritur në Gjermani mes konservatorëve dhe social-demokratëve.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ri të madh qeveritar, bisedimet për të cilin filluan të dielën.
Një shpërthim, origjina e të cilit nuk dihet ende, shkaktoi një të vdekur dhe një të plagosur pranë një stacioni metroje në zonën e Stokholmit, njoftoi policia duke përjashtuar pistën e një akti terrorist.
Nëntë persona të tjerë u vranë gjatë natës së djeshme në të gjithë Iranin, pas valës së protestave antiqeveritare që kanë përfshirë vendin.
Të shtunën dhe të dielën, 14 dhe 15 janar, disa stacione të metrosë në Athinë do të jenë jashtë funksionimit.
Copyright © 2005 - 2018 Tribuna News- Te gjitha te drejtat e rezervuara
Email; Template by OS Templates