E Premte, 31 Tetor 2014



Fieri zhvillohet bashkė me qytetarėt e vet

Intervistė me kryetarin

Robert Goro



Intervistė me kryetarin

e Bashkisė, Baftjar Zeqaj



Nga Robert Goro



Njė njeri i shtruar, tė cilit sinqeritetin ia dallon mė sė shumti nė vėshtrim, se sa nė fjalėt qė thotė ky ėshtė Baftjar Zeqaj, kryetari i Bashkisė sė Fierit, me tė cilin u takova kur kishte ardhur nė Athinė, pėr tė nderuar veprimtarinė me rastin e largimit pėr nė Amerikė tė bashkėqytetarit tė vet Mihal Jano. Nė tė vėrtetė, ėshtė nga tė paktit kryebashkiakė qė mban lidhje tė rregullta me bashkėqytetarėt e vet tė emigruar, tė cilėt i konsideron si njė forcė aktive pėr zhvillimin e qytetit.



- Mė bėri pėrshtypje Fakti qė ju erdhėt nė Athinė pėr tė marrė pjesė nė njė veprimtari qė organizuan bashkėqytetarėt tuaj. Nisur nga kjo doja t’ju pyes se si i realizoni lidhjet me bashkatdhetarėt jashtė atdheut.

- Nė Greqi mbajmė lidhje tė ngushta dhe nėqoftėse nė njė takim para disa muajsh ne kemi shpallur strategjinė e zhvillimit tė qytetit, qė ėshtė me shumė interes pėr emigrantėt jo vetėm nė Athinė, por nė tė gjithė Greqinė, nė takimin e tanishėm ne shpallėm njė nga projektet tona mė tė rėndėsishme qė ėshtė projekti Apollon, ku u treguam emigrantėve qė qyteti i Fierit tashmė po zhvillohet me pamje moderne, me pamje europiane, me qėllim qė qytetarėt tanė kėtu nė Greqi jo thjesht tė ndihen mirė me punėn tonė, por tė kenė sadopak interes jo vetėm pėr ndėrtimet, por edhe pėr bashkėpunime nė tė ardhmen, qė kursimet e tyre t’i sjellin nė Fier ose t’i investojnė nė qytetin e Fierit.



- Para se tė mė pėrshkruani projektin Apollon, do tė doja tė mė pėrshkruanit pak strategjinė e zhvillimit tė qytetit tė Fierit dhe ēfarė projektesh pėrmban kjo strategji...

- Strategjia e zhvillimit tė qytetit tė Fierit ėshtė njė punė mė se trevjeēare e stafit tė bashkisė sė Fierit, njė punė nė bashkėpunim me Cooplan dhe financuar nga qeveria holandeze. Strategjia ka dy kapituj: nė kapitullin e parė ėshtė bėrė njė analizė e thellė, 15 vjeēare e zhvillimit tė qytetit tė Fierit dhe mbi bazėn e kėsaj analizre janė pėrcaktuar prioritetet kryesore tė qytetit tė Fierit, pra ku shkon qyteti nė njė tė ardhme 20 vjeēare; dhe mbi bazėn e prioriteteve ne vazhdojmė tė hartojmė projekte tė rėndėsishme perspektive. Projekti i parė ėshtė plani rregullues i qytetit, qė do tė thotė studime afatgjata pėr qendrėn e qytetit, pėr nyjet kryesore tė qytetit, pėr blloqet e qytetit tė Fierit. Tashmė ky plan ka pėrcaktuar nė mėnyrė tė detajuar akset rrugore, infrastruktutėn, siperfaqet e gjelbėruara, ka tė pėrcaktuar qendrėn spitalore, universiteti, nė fushėn e sportit ka tė pėrcaktuar ku do tė ndėrtohet stadiumi, ku pallati i sportit, etj., etj. Pas kėtij projekti duhet tė pėrmend projekte tė tjera shumė tė rėndėsishme: zyra me njė ndalesė dhe zyra e adresave. Nė departamentin e hartimit tė politikave dhe nė departamentin e projektimeve sot janė futur nė radhė projekte tė tjera shumė tė rėndėsishme pėr qytetin e Fierit, siē ėshtė studimi pėr maganizimin, pėrpunimin dhe eksportimin e prodhimeve bujqėsore, apo studimi tjetėr pėr rivlerėsimin e vlerave arkeologjike qė ka qarku i Fierit, si qarku mė i pasur aktualisht nė Shqipėri pėr nga trashėgimia kulturore. Pra jo vetėm projektet qė ne i kemi mbyllur, por edhe projekte tė tjera po futen nė radhė, sipas prioriteteve qė ka pėrcaktuar tashmė strategjia e zhvillimit tė qytetit. Jo vetėm kryetari, por administrata e bashkisė sė Fierit ka tė qartė tani njė radhė pune konkrete dhe fati i zhvillimit tė qytetit nuk do tė varet shumė nga kryetarėt apo administrata, sepse nė strategjinė e planit rregullues janė tė ngurtėsuara jo vetėm prioritetet, por edhe radha e punės pėr hapat qė do tė hedhė qyteti i Ferit nė 20 vitet e ardhshme.



-Tė gjitha kėto qė mė pėrmendet, deri tani janė vetėm projekte, apo ppėr disa ka filluar edhe realizimi i tyre, dhe nėse po, cilat projekte kanė filluar?

-Ka filluar implemtimi pas studimit, nė nyjet kryesore tė qytetit tė Fierit, pra nė hyrjen e Sharrės, nė nyjen e Sheqit tė madh, nė nyjen e hyrjes nga Patosi. Njėkohėsisht ėshtė mbyllur ndėrtimi i aksit kryesor rrugor sipas planit rregullues, ndėrsa janė gati projektet pėr zyrėn me njė ndalesė dhe ai pėr sistemin e adresave dhe pritet qė kėtė vit tė realizohet nga banka Botėrore, ndėrsa projektet e reja perspektive janė nė proces, sidomos dy studimet qė ju pėrmenda, ai pėr pėrpunimin dhe magazinimin e prodhimeve bujqėsore dhe ai i trashėgimisė kulturore.



- Zoti kryetar, disa herė gjatė bisedės ju keni pėrmendur projektin Apollon qė ndodhet edhe nė faqen zyrtare tė internetit tė bashkisė, ēka mė shtyn tė mendoj se ju i kushtoni njė rėndėsi tė jashtėzakonshme kėtij projekti. A mund tė ma pėrshkruani dhe cili ėshtė roli i bashkisė nė kėtė projekt?

- Projekti Apollon qė do tė inaugurohet mė 2 maj, ėshtė njė model ndėrtimi, njė model projektimi qė e kanė zili edhe qytetet e tjerė tė Shqipėrisė, qė pėrmban nė vetvete njė qytezė, ku qytetari nuk do tė ketė thjesht njė banesė, por do tė jenė tė realizuara gjithė kėrkesat e tij, si ndihma mjekėsore, do tė ketė lidhje me internet, gjithė infrastruktura nėntokėsore ėshtė shumė mirė e parashikuar, ėshtė njė sistemim shumė i mirė i lumit Gjanica, plotėsohen kushtet pėr gjelbėrim 5 m2 pėr frymė dhe shumė kushte tė tjera qė sot i kanė qytetet moderne ne Europė.



- Gjithė kėto projekte kam pėrshtypjen se kėrkojnė dhe njė bashkėpunim tė mirė me pushtetin qendror. Nisur nga fakti se ju i pėrkisni opozitės, cilat janė marrėdhėniet tuaja me pushtetin qendror, me qeverinė?

- Pavarėsisht marrėdhėnieve tė mira qė kemi me qeverinė, ne kemi pretendime qė edhe qeveria shqiptare, ashtu sikurse dhe qeveria holandeze, duhet t’i kushtojė mė tepėr vėmendje qytetit tonė, qė realisht atė qė ne pretendojmė dhe po realizojmė si njė qytet model pėr qytetet e tjera, duhet tė ketė mbėshtetjen e qeverisė shqiptare, sidomos nė drejtim tė investimeve apo tė realizimit tė projekteve konkrete qė ne kemi hartuar. Nė kėtė kuptim, shpresojmė pėr kontribute tė tjera tė qeverisė shqiptare.



- Qyteti i Fierit pėr nga pozita gjeografike ėshtė njė nga nyjet mė tė rėndėsishme tė gjithė Shqipėrisė. Sa shfrytėzohet ky fakt nga bashkia pėr rritjen e nivelit tė tė ardhurave,m bie fjala nėpėrmjet taksimit, sepse mesa di ka njė numėr jashtėzakonisht tė rėndėsishėm biznesesh tė mėdha.

- Janė rreth 2.500 biznese nė qytetin e Fierit dhe rreth 500 prej tyre janė biznese tė mėdha, fat ky pėr jo vetėm pėr qygftetin, por dhe pėr njė punė mė tė lehtėsuar tė administratės tė bashkisė. Ne kemi ndėrtuar njė punė tė mirė nė kėtė drejtim dhe nė raport me pesė vite mė pėrpara, kemi dhjetėfishuar buxhetin e bashkisė dhe po kėshtu dhe investimet, pra vazhdojmė tė grumbullojmė nė mėnyrė sistematike tė ardhurat, kryesisht nga biznesi i vogėl, pse biznesi i madh varet nga qeveria. Shpresojmė qė me decentralizimin e biznesit tė madh, qyteti i Fierit do tė ketė njė frymėmarrje tjetėr, dhe realisht jo me fjalė por nė tė gjitha drejtimet do tė renditet si qyteti i tretė nė Shqipėri.



- Po ta krahasojmė gjithė qytetin si njė familje tė madhe, ju jeni kryefamiljari. Kur qėndroni vetėm nė zyrėn tuaj dhe mendoni pėr ē’ka keni bėrė, a gjeni gjėra tė cilat nuk janė bėrė mirė, qė mund tė bėheshin mė mirė. Pra cilat janė ato pika tė dobėta nė qytetin e Fierit, qė bashkia e Fierit do tė mundte t’i pėrmirėsonte?

- Qyteti i Fierit krahas kėtyre qė theksova, posedon rezerva shumė tė mėdha nė vetvete, sidomos pėr kontributin qė duhet tė japin bizneset dhe komuniteti. Nė pėrgjithėsi Fieri dhe gjithė qytetet tona, “flenė” dhe nuk kontribuojnė pėr pastrimin, pėr gjelbėrimin e qytetit apo dhe pėr konstribute tė tjera. Kėtė rezervė shumė tė madhe ne nuk e kemi shfrytėzuar maksimalisht, dhe do tė pėrpiqemi me forma nga nė tė ndryshmet, duke qenė dhe vetė model, tė aktivizojmė qytetarėt pėr tė dhėnė kontributin e tyre pėr pastrimin e qytetit, pėr gjelbėrimin e qytetit, sepse po tė shohėsh blloqet e pallatave dhe rrugicat e lagjeve, lėnė shumė pėr tė dėshiruar. Nga ana tjetėr, dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, ka shumė shpėrdorime tė qytetarėve dhe njerėzve tė pandėrgjegjshėm. Pra ndėrgjegjėsimi i qytetarėve pėr t’u angazhuar pėr qytetin e tyre ėshtė njė rezervė shumė e madhe dhe duhet tė jetė bashkia ajo, ashtu sikurse ndodh nė Athinė, nė Holandė apo nė shtete tė tjera, qė t’i aktivizojė qytetarėt, t’i ndėrgjegjėsojė ata pėr njė qytet tė pastėr, pėr njė qytet tė gjelbėruar, pėr njė qytet modern. Ne jemi pėrpjekur qė projektet qė ju paraqita dhe buxhetin e bashkisė, t’i hartojmė nėpėrmjet kuvendimeve me qytetarėt, por kjo ėshtė fare pak nė raport me atė qė sapo theksova, qė qytetarėt duhet ta duan tė gjithė qytetin e tyre, nė mėnyrė qė secili qytetar tė japė kontribute, qė tė kujdeset pėr bllokun e lagjes, tė kujdeset pėr pemėn, tė kujdeset pėr ndriēimin, tė kujdeset pėr lulishtėn. Nė rast se bėhet kjo, qyteti i Fierit do tė ndryshojė shumė shpejt, shumė mė shpejt nga ē’mund tė parashikojė kryetari i bashkisė.



- Nė rast se unė isha nga Fieri dhe ju nė kėtė tavolinė pėrpiqeshit tė mė mbushnit mendjen se unė me gjithė familjen time duhet tė kthehem atje pėrgjithmonė, ēfarė argumentash do tė pėrdornit?

- Sė pari do tė thoshja qė Fieri ėshtė njė qytet pune dhe atje ekziston fryma e punės, ndryshe nga ndonjė qytet tjetėr i Shqipėrisė, pra nė ēdo situatė nė Fier punohet nė mėnyrė sistematike, nė Fier ka hapėsira shumė tė mira pėr tė ndėrtuar edhe njė biznes, nė Fier ėshtė njė portė e hapur e bashkisė dhe jo vetėm pėr bizneset e vogla por edhe pėr kompanitė e ndėrtimit nuk mund tė vonohesh mė shumė se njė muaj, pėr tė nxjerrė njė leje ndėrtimi, qė ėshtė dhe procedura mė afatgjatė, ndėrsa pėr tė nxjerrė njė licencė tė thjeshtė e nxjerr brenda njė dite; nė Fier, sipas strategjisė, janė tė pėrcaktuara prioritetet dhe njė investitor i vogėl apo i madh e ka tė qartė se ku do tė investojė dhe ēfarė do tė bėjė. Nė Fier edhe nėse do tė ndėrtosh ambiente banimi apo magazina apo vepra tė tjera, je i orientuar, sepse plani rregullues e ka pėrcaktuar tashmė se ku do tė jetė zona tregtare apo zona indusrtiale, pasi ėshtė njė qytet qė ka njė pamje tė qartė dhe ēdo qytetar i thjeshtė apo investitor i ēfarėdo niveli orientohet shumė shpejt qė ku do t’i hedhė paratė e veta dhe ku do tė investojė.



- Zoti kryetar, ju falėnderoj pėr kėtė intervistė edhe nė emėr tė emigrantėve fierakė nė tė gjithė Greqinė.

- Ju falemnderit edhe juve qė mė krijuat mundėsinė, nėpėrmjet faqeve tė gazetės t’u drejtohem bashkėqytetarėve tė mi.





“Panair Fest 2008” nė kompleksin “Apollon”

Rreth 80 kompani shqiptare dhe tė huaja do marrin pjesė nė “Panair Fest 2008” qė do tė zhvillohet pėr herė tė parė nga data 2-4 maj nė kompleksin “Apollon”, nė qytetin e Fierit. Kjo u bė e ditur gjatė njė konference pėr shtyp nga autoritetet lokale. Kryetari i bashkisė sė Fierit, Baftjar Zeqaj, duke lexuar deklaratėn e pėrbashkėt tha se “ ky ėshtė njė aktivitet unik, me pjesėmarrjen e 80 kompanive lider nė tregun shqiptar dhe atė tė huaj , tė cilat do tė prezantojnė prodhimet dhe biznesin e tyre gjatė ditėve tė panairit”. Sipas tij, ky panair do tė kthehet nė njė traditė. Sot ai ėshtė vendosur nė Kompleksin “Apollon”, ku harmonizohen kriteret e njė hapėsire moderne urbane. Strategjia e zhvillimit dhe planifikimit urban tė qytetit, shtoi kryebashkiaku, e kanė vėnė Fierin nė rolin e liderit urban nė Shqipėri.



E Premte, 02 Maj 2008



Komento

Mesfushori i Olympiakosit, shqiptari nga Struga me nënshtetësi zviceriane, Pajtim Kasami, është shpallur lojtari...
Ish traineri i Greqisë, portugezi Fernando Santos do të jetë traineri i ri i përfaqësueses së...
Qëndrimi i Frank Lampard-it tek Manchester Cuty ka gjasë të shtyhet deri në shkurt të 2015-s, sipas Sky...
Manchester United vazhdon tatëpjetën, teksa të dielën u mund 5-3 nga Leicester City. Për një nga legjendat...
Daniele de Rossi do të mungojë nga ndeshjet vendimtare me Manchester Sity dhe Juventus, pasi siç bëri të ditur...
Avantazh të SYRIZA-s kundrejt Demokracisë së Re konstatojnë dy sondazhet e fundit. Në sondazhin e publikuar...
Që nga e premtja 19 shtator ka hyrë në fuqi amendamenti për makinat e pasiguruara, sipas të cilit u rikthehen...
Për tremujorin e tretë të këtij viti do të kemi për herë të parë ritme pozitive zhvillimi,...
Drekë pune do të kenë në Berlin, kryeministri grek Antonis Samaras dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, të...
Që nga e hëna, 15 shtator rikthehen masat kufizuese për qarkullimin e mjeteve në qendër të Athinës...


© Copyright 2003 - 2014  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP