E Premte, 31 Tetor 2014



Respekti ndaj pacientit ėshtė pjesė e shėrimit tė tij

Intervistė me mjekun Ortodep, Mirjan Prifti

Nase Jani

Nga Nase Jani

Emrin e doktor Miri Priftit e kisha dėgjuar para disa muajsh nė njė mjedis shoqėror. Komunikuam nė telefon dhe doktori na la ditėn dhe orėn e pritjes tek vila e tij e banimit.

Makina bėri goxha udhė, doli jashtė Athinės, hyri e doli nėpėr tunelet e rrugės sė re, qė tė ēon nė aeroport dhe pėrfundoi nė lagjen “Vrilisja” me vila trekatėshe.

Hymė nė rrugėn “Argjirokastros”, qė mua mė kujtoi vendlindjen, ku nė tė djathtė ishte porta-dekorative me Nr... dhe emrin e Doktorit.

Ngjitėm disa shkallė, nė prani tė shumėllojshmėrisė sė luleve, ku sundonte trėndafili, dhe u pėrballėm me mikpritjen e tė zotit tė shtėpisė. Edhe pse me njė trup mesatar, e hoqa nga kujtesa madhėsinė trupore, para portretit tė tij, disi tė veēante. Ndjeva, qysh nė fillim, njė harmoni tė portretit tė tij intelektual edhe atij salloni-pritės, me kolltukė, tavolina, piktura,... tė gjitha tė veēanta nė llojin e vetė dhe nė shėrbim tė njeriut..

Te kjo vilė me rreth 250 metėr katror: nga salloni i pritjes, shkallėt ngjitėse tė shpinin nė mjediset e jetės familjare, kurse shkallėt zbritėse tė shpinin te “salloni i ēlodhjes”, siē e emėroi vetė doktori, ku televizori me ekran tė madh, tentonte tė tė mbėrthente nė kolltukun pėrballė, por pėrballė tij ishte biblioteka e librave dhe nė tė djathtė diskoteka me qindra disqe, ku vitet e pasionit dhe kėrkesat menēurore bėheshin tė tuat. Kompjuteri, nė kėndin e majtė “heshtte” dhe tė thithte me heshtjen e tij, pėr tė treguar pjesė nga portreti shkencor i Doktor Mirit... Por fjala e gjallė ka tjetėr vlerė dhe respektuam Fjalėn...



***

I lindur e rritur nė Tiranė, me nėnėn nga Delvina dhe babanė nga Erseka, u shkollua nė Fakultetin e Mjekėsisė dhe doli mjek-ortoped mė 1980-ėn. Punoi nė Spitalin Nr. 2 nė Tiranė, deri nė vitin 1990, kur me gruan qė sapo kishte mbaruar universitetin pėr ekonomi edhe vajzėn gjashtė muajshe Emi (bashkimi i dashurisė dhe dy emrave tė prindėrve) u vendos nė Greqi. Pasi dha provimet pėr njohjen e diplomės sė mjekut, nisi punėn nė Vula dhe trembėdhjetė vjetėt nė vazhdim nė “Iatriko Qendro” nė Marusi.



- Pas gati tre dekadash nė profesionin e mjekut, sikur tė ktheheshit nė moshėn e pas-gjimnazit, ēfarė profesioni do tė kėrkonit?

- Profesionin e mjekut ortoped. E dashuroj deri nė fshehtėsi kėtė profesion...



- Nė ēfarėdo profesion por veēas nė profesionin e mjekut unė njoh dy lloj mjekėsh: Mjekė qė mbarojnė Universitetin dhe mbarojnė sė lexuari dhe mjekė qė mbarojnė universitetin dhe vazhdojnė tė lexojnė edhe pas marrjes sė diplomės... Tė parėt quhen mjekė pa qenė mjekė, kurse tė dytėt quhen mjekė duke u bėrė mjekė...

- Ka tė bėjė shumė tė lexuarit tek profesioni i mjekut, siē ka tė bėjė shumė ku e ushtron zanatin dhe me kė je afėr qė tė tė mėsojė zanatin. Unė kam pasur fat se pas diplomimit isha me kolegė profesionistė, ku vėreja se si e bėnin operacionin, qė nga vėnia e diagnozės, praktika e operacionit dhe deri nė veprimet dhe kujdesi i pas-operacionit. Tė gjitha kėto kanė lidhje me njėra-tjetrėn dhe plotėsojnė portretin profesional tė mjekut.



- Kujt ia dedikoni kėtė pėrvojė, apo fitim njohurish praktike, keni emra tė pėrveēėm?

- Nė radhė tė parė ia dedikoj gjithė kolektivit tė mjekėve tė spitalit ku punova dhe veēmas Profesor Panajot Bogės, Pėllumb Karagjozit etj. qė mė morėn prej “dore” dhe mė futėn nė profesionin e bukur e tepėr tė vėshtirė tė mjekut-ortoped. Por kjo ndihmė nuk do tė kishte vlerė po tė mos kisha synimin tim pėr “tė arritur diēka e pėr tė mbėrritur diku”. Ēdo person duhet tė ketė njė egoizėm tė mirė, qė tė ndihmon tė ecsh pėrpara pa i dėmtuar njerėzit e tjerė, nuk ėshtė i keq, bile ėshtė i domosdoshėm. Kėtė ia kam thėnė dhe edukuar edhe vajzės sime. Ka edhe egoizėm tjetėr, qė ndeshet shpesh, jo vetėm nė shkencėn e mjekėsisė, qė njeriu “fiton” duke shkelur mbi dhimbjen e tė tjerėve. Kėtė egoizėm unė do ta quaja Egoizėm-Vrasės dhe fitoren e tij Fitore-Humbėse!



- Kėtu nė Athinė ēfarė gjėra tė reja i more mjekėsisė?

- Vitet e parė i kisha shumė tė vėshtirė sepse diferenca teorike ishte e ndjeshme. Mjekėt grekė kishin mė tepėr njohuri nga shkenca e ortopedisė, kjo edhe pėr faktin e programeve tė pėrgatitjes universitare. Kėshtu qė mė duhej tė lexoja shumė, kur dhe kushtet ekonomike nuk i kisha tė favorshme pėr plotėsimin me librat qė mė duheshin...



- Po koleget e tu, si e pėrdornin bisturinė?

- Zotėsia teorike nuk do tė thoshte edhe saktėsi praktike-profesionale. Kishte mjekė qė nuk dinin as tė vinin diagnozėn, as tė kapnin bisturinė, as tė “lexonin” njė grafi pėr ngjitjen e njė kocke tė thyer... U mungonte eksperienca, atė qė unė dhe kolegėt e mi nė Shqipėri e kishim parėsore.



- Sa operacione bėnit nė ditė nė Tiranė?

- Tre-katėr operacione, si tė ishte rasti... Ishim njėmbėdhjetė mjekė ortopedė, me shef reparti Dr. Panajot Bogėn.

- Kėtu nė Athinė, pas vėshtirėsive keni arritje dhe njė emėr tė veēantė e tė kėrkuar... Ēfarė pozicioni mbani nė karrierėn tuaj?

- Jam mjek ortoped, i specializuar pėr mikro-kirurgjinė, kryesisht me kirurgjinė e dorės dhe tė ekstremitetit tė sipėrm, kur priten gishtat, duart... Por njoh dhe pėrdor gjithė gamėn ortopedike te njeriu. Kjo ėshtė pozita ime shkencore.



- Ju keni marrė pjesė nė shumė simpoziume shkencore ndėrkombėtarė...

- Gati nė gjithė botėn, nė SHBA, Itali, Francė, Austri etj. Janė shumė tė efektshėm se sillet jo vetėm pėrvoja e profesorėve tė shquar tė ortopedisė, por sillen edhe mė tė rejat shkencore, qė tė nxisin nė ecjen pėrpara. Nuk ka munguar edhe eksperienca ime. Kėtė vit do ta bėjmė nė vapor Konferencėn shkencore. E organizon grupi ynė shkencor. Do tė jetė njė javė nga brigjet e Athinės deri nė Stamboll dhe kthim. Vapori do tė lundrojė, ne, nė sallat e vaporit do tė zhvillojmė Konferencėn, familjet tona do tė bėjnė plazh... Do kemi profesorė nga SHBA dhe Europa.



- Diku folėm, mė lart, pėr egon profesionale, qė nuk mund ta ndajmė edhe nga veprimi qytetar i njeriut, ēfarė tė veēanta ka nga kolektivi i mjekėve nė Shqipėri dhe kėtu?

- Unė nuk e kam provuar mbi veten “egon e egėr profesionale” as nė Shqipėri e as kėtu...



- Ėshtė mjedisi, kultura qytetare apo merita juaj qė nuk e keni ndjerė “egon e egėr” tė kolegėve?

- Kur punova nė Spitain Nr. 2 nė Tiranė ishte tjetėr sistem. Aty nga njė herė harroheshin cilėsitė profesionale dhe dilnin nė krye angazhimet partiake. Dhe gara bėhej nėn kėto “rregulla”, kurse kėtu gara, ashtu si tė jetė ajo, bėhet mbi aftėsitė profesionale.: kush tė ketė mė shumė pacientė, kush tė bėjė mė tepėr operacione. Kėtu, po s’ishe i zoti mbetesh shumė lehtė prapa, nuk mund tė rrish me zor nė sipėrfaqe. Kurse nė Shqipėri, kur punoja unė, mund tė rrije nė sipėrfaqe pėr shumė arsye tė tjera, qė unė u qėndroja larg dhe e masja karrierėn time vetėm me profesionalizėm.



- Ku jeni ndjerė mė vėshtirė nė profesionin tuaj kaq vjeēar?

- Mjeku e ndjen pėr ditė vėshtirėsinė, por mė tė veēantėn e ndjen kur e ndjen se nuk e ke realizuar operacionin siē e do ti. Njė operacion e zhvilloj tre herė: Njė herė si e mendoj operacionin, Njė herė kur e ekzekutoj operacionin dhe Njė herė kur vij nė shtėpi dhe e mendoj si e bėra operacionin. Pėr t’ju pėrgjigjur mė konkretisht pyetjes suaj marr statistikat ndėrkombėtare, ku: 20% e operacioneve nuk bėhen siē i mendon dhe i do mjeku dhe 4-5% e operacioneve janė tė dėshtuar. Kjo ėshtė pėrvojė e gjithė kirurgėve, gjithė profesorėve tė rruzullit tokėsor. Unė hyj nė kėta parametra qė tregova.



- Ky shpjegim ėshtė interesant dhe mė lejon mua qė t’ju pyes: Ju nga sukseset keni pėrfituar mė tepėr apo nga dėshtimet?

- Profesioni im ka dy etapa, etapėn e Shqipėrisė dhe etapėn e Greqisė. Janė dy etapa tė ndryshme edhe pse pacienti ėshtė i njėjtė. Raporti i pacientit me mjekun nė Shqipėri ishte komplet ndryshe siē ėshtė kėtu. Nė Shqipėri nuk tė trembte dėshtimi profesional, apo i njė operacioni, se kishe tė tjera mbrojtje, kurse kėtu dėshtimi i operacionit ėshtė vetė puna e mjekut. Kėtu, siē jam unė tashti, nė klinikė private, jam para pacientit, para ligjit dhe kėto do t’i justifikoj me punėn time. Deri tashti nuk jam pėrballur me ligjin, pėr shkelje apo paaftėsi profesionale. Qėllimi kryesor ėshtė jeta e pacientit, riaftėsimi fizik i pacientit.



- Karriera juaj, suksesi dhe siguria nė profesion ju kanė bėrė mjek me emėr dhe tė kėrkuar... Si e mendoni tė nesėrmen dhe tė pasnesėrmen nė profesionin e mjekut?

- Ajo qė mė ngacmon apo mė “gudulis” ėshtė ai operacioni i ri qė ėshtė zbatuar nė SHBA dhe unė s’e kam praktikuar akoma. E dyta: Unė njė operacion e bėj pėr tre-katėr orė, ai mjeku nė SHBA, apo Francė e bėn pėr njė orė. Si e bėn? Kėto janė kėrkesat e mia profesionale-shkencore, qė synoj dhe lakmoj t’i arrij. Nga ana e aftėsisė trupore, nuk jam mė “Ferrari”, por “Alfa Romeo” jam akoma...



- Ju keni pasur shumė raste tė veēantė qė u kanė mbetur nė kujtesė, dikush mė ka treguar pėr njė vajzė tė vogėl, qė i ngjitėt gishtat e prerė dhe ajo ju ka dėrguar edhe njė kartolinė falėnderimi me dorėn gishta-ngjitur.

- Po, ajo vajza ishte katėr vjeē. Nėnėn e kishte angleze. Vajza kishte prerė gishtin tek dera. Gishti ishte i kėputur. Unė duhet t’ja “ngjisja”. E mora vajzėn mbi gjunjė, nuk vesha bluzėn e bardhė qė tė mos i shtohej frika, i bėra narkozėn e nevojshme dhe ia “ngjita” gishtin e kėputur. Operacioni nuk ishte i lehtė, por i mundshėm pėr sukses. Me atė dorė vajza mė ka shkruar njė kartolinė-urimi...

Kėto emocione janė pjesė e punės sė pėrditshme. Kur pacientėt e tu qė vijnė me kėmbėn apo dorėn e thyer, me legenin e thyer, me dorėn apo gishtat e kėputur etj. dhe pastaj, pas ndėrhyrjes kirurgjikale, i sheh tė ngritur nė kėmbė, tė shėruar e aktivė nė punė e nė jetė, sikur tė mos kishte ndodhur gjė... ka kėnaqėsi mė tė madhe? S’ka!



- Ardhja e pacientit tek ju si ndodh, ėshtė e zakonshme si nė ēdo spital?

- Kur vjen pacienti tek ne ka bredhur nė shumė spitale tė Greqisė dhe pasi nuk ka arritur saktėsinė, vjen nė spitalin tonė. Tek ne, zakonisht, nuk vjen trauma e freskėt, pasi nuk kanė gjetur “derman” nga spitalet shtetėrorė, vijnė tek ne. Kam pasur shumė raste tė tillė, qė pacientėt vijnė me shpresa tė humbura dhe gjejnė shėrimin.



- Tani adresa juaj dihet: “Iatriko Qendro Marusi”. A vijnė shumė shqiptarė tek ju?

- Shumė vijnė, nga tė gjitha anėt e Athinės dhe ka pasur raste qė i kam operuar edhe pa lekė...



- Po raste me ata qė quhen rėndomė “VIP-a”tė artit, sportit apo politikės, ke pasur? Po pacientė nga jashtė Greqisė?

- Shumė raste me artistė, sportistė, politikanė... Ja njė shembull: Ish kryeministri shqiptar zoti Fatos Nano, kėtu i “zgjati” gishta e prerė aksidentalisht tek makina ... Sa pėr “gjeografinė” e pacientėve: kam operuar nga Kanadaja, nga SHBA, nga vende tė Europės dhe shumė nga Shqipėria. Veē njė gjė, pacienti tek unė nuk ka dallim, ėshtė pacient dhe e trajtoj njėlloj si qytetarin e thjeshtė ashtu dhe artistin, sportistin apo politikanin... Respekti ndaj pacientit ėshtė pjesė e operacionit dhe e shėrimit tė tij. Po nuk e respektove pacientin, sado i zoti tė jesh si mjek nuk do e bėsh mirė punėn. Ēdo tė thotė ta respektosh: Mos ta fusėsh kot nė operacion, mos t’i bėsh operacion me kosto tė madhe biologjike. Nė qoftė se bėhet pa operacion ėshtė mė mirė, se tė gjithė operacionet kanė njė kosto biologjike mbi organizmin. Operacioni ėshtė dhunė ndaj trupit tė njeriut dhe duhet bėrė vetėm kur ėshtė i domosdoshėm. Domozdoshmėrinė e operacionit e vendos mjeku dhe e vendos drejt kur respekton pacientin.



- Ligji i mjekut, ku mbrohet jeta e pacientit, si zbatohet? Se me ē’dimė nė Shqipėri dhe jo vetėm nė Shqipėri, shumė pacientė ikin nga jeta pėr faj tė mjekut.

- Edhe kėtu ėshtė ai ligj, si nė gjithė Europėn, por aty ku mbrohet mė shumė pacienti dhe nuk i falet mjekut gabimi ėshtė Amerika. Nė Europė nuk janė kaq tė “egra” ligjet nė mbrojtje tė pacientit. Mendoj se tė vdesė njė njeri duhet tė shkojnė shumė gjėra shtrembėr.



- Nė qoftė se kėputet gishti apo dora, ju i bėni ngjitjen, ku qeliza shkon tek qeliza dhe dora apo kėmba behet pjesė aktive e trupit. Sa mjekė e bėjnė kėtė punė kėtu nė Greqi?

- Kėtė lloj operacioni e bėjnė dhjetė mjekė. Veē duhet qė dora, kėmba apo gishti tė mos jetė me kockė tė thėrrmuar edhe tė vijė brenda gjashtė orėve qė nga prerja.

E Premte, 20 Qershor 2008


Komentet e juaja

E Diele, 09 Shkurt 2014  Lazer gjeloshja
kame nje njeri qe make operue juve ne vitin 1990 kam deshire tema kontrodhosh edhe nje here
E Enjte, 08 Mars 2012  ramiz koci
pershendetje doktor mirjani dhe sa euro kushton kerkojme te na jepni nje informacion lidhur me transplantet e kraheve na intereson qe te dime nese realizohet ne spitalin tuaj apo ne greqi nje operacion i tille dhe sa euro kushton pacienti eshte aksidentuar ne vitin 2008 mosha 50 vjec

Komento

Mesfushori i Olympiakosit, shqiptari nga Struga me nënshtetësi zviceriane, Pajtim Kasami, është shpallur lojtari...
Ish traineri i Greqisë, portugezi Fernando Santos do të jetë traineri i ri i përfaqësueses së...
Qëndrimi i Frank Lampard-it tek Manchester Cuty ka gjasë të shtyhet deri në shkurt të 2015-s, sipas Sky...
Manchester United vazhdon tatëpjetën, teksa të dielën u mund 5-3 nga Leicester City. Për një nga legjendat...
Daniele de Rossi do të mungojë nga ndeshjet vendimtare me Manchester Sity dhe Juventus, pasi siç bëri të ditur...
Avantazh të SYRIZA-s kundrejt Demokracisë së Re konstatojnë dy sondazhet e fundit. Në sondazhin e publikuar...
Që nga e premtja 19 shtator ka hyrë në fuqi amendamenti për makinat e pasiguruara, sipas të cilit u rikthehen...
Për tremujorin e tretë të këtij viti do të kemi për herë të parë ritme pozitive zhvillimi,...
Drekë pune do të kenë në Berlin, kryeministri grek Antonis Samaras dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, të...
Që nga e hëna, 15 shtator rikthehen masat kufizuese për qarkullimin e mjeteve në qendër të Athinës...


© Copyright 2003 - 2014  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP