E Premte, 27 Janar 2012
Vetėm me FROG
fiton x2!



Protagonistėt

Njerėz dhe ngjarje gjatė javės

Niko Ago

@ Radovan Karaxhiē: Masakruesi mė i famshėm i Evropės, pas Luftės sė Dytė Botėrore. I veshur me petkun e ...mjekut psiqiatėr, jetonte i qetė nė qendėr tė Beogradit. I shėndėrruar nė pamje tė parė, nė njė figurė fetare tė respektueshme; edhe vetė i plotfuqishmi zot, kam frikė se, hera- herės ėshtė ndjerė ngushtė pėr tė dėrguarit e tij nė tokė. Kujt prifti t’i besosh e kujt t’i kėrkosh tė rruhet qė ta njohėsh. Kėshtu siē erdhėn punėt, dėmin mė tė madh, kasapi i mijra shpirtrave tė Srebrenicės, ia ka shkaktuar kishės ortodokse. Por dhe psiqiatrisė. Kėtej e tutje, miku im, kur shkon nė kishė tė falesh, bindu njėherė se prifti ėshtė prift e nuk ėshtė ...hoxhė. Pėr tek psiqiatri, nuk tė kėshilloj. Po arrite deri atje...

@ Sali Berisha: E vetmja ngjashmėri qė mund ti gjesh me Karaxhiēin, nuk ėshtė ajo e diplomės. Mjek Kryeministri i shqiptarėve (tė Shqipėrisė), mjek dhe kasapi i myslimanėve tė Bosnjės. Kėtu ndokush do pėrfundonte dhe sė kėrkuari ngjashmėritė. Ėshtė dhe pamja fizike, ajo qė i bėn tė afrojnė kaq shumė mes tyre. Mirėpo, miku im, tani qė po mendohem disi mė thellė, gjeta dhe diēka tė pėrbashkėt mes tyre. Psiqiatrinė! Njėri, i akuzuari pėr krime lufte, ushtronte psiqiatrinė pėr tė jetuar dhe pėr tė mbijetuar nga kėrkimet (?) e gjithė kėtyre viteve. Tjetri, edhe pse nuk e ushtron si profesion, me politikėn qė ndjek kėtyre viteve qė ėshtė nė pushtet, me siguri ka bėrė mijra shqiptarė t’i drejtohen mjekėve psiqiatėr. Madje, pa iu dashur tė fshihet nga askush.

@ Sabri Godo: Politikani veteran i Partisė Republikane, ka forcėn, edhe pse nė moshė mjaft tė kaluar, tė ndikojė mbi politikėn e Shqipėrisė. As mė shumė e as mė pak, i kėrkoi kryeminsitrit, ose tė rehabilitojė nė qeveri kreun e partisė qė ai themeloi, ose nė tė kundėrt, edhe pse pensionist e tashmė, kryetar nderi i republikanėve, do tė tėrhiqej nga koalicioni shumėngjyrėsh i sė djathtės nė pushtet. Dhelpėr e vjetėr nė politikė Godo, hodhi grepin bosh, tė shihte peshkun e madh tė ... godiste. Dhe peshku, sikurse e priste plaku i mėnēur i republikanėve, goditi. Dhe ēfarė tė godituri. Njė peshk po, pėr kokė tė peshkut. Pa hezituar, kreu i qeverisė, emėroi nė post ministror, vetė tė bijėn e Godos. Me njė gur, dy ... peshq, Sabriu!

@ Socialistėt e Vlorės: a la carte socialistė. Nuk na i bėn qejfin Edi?! Punė e madhe. Ka dhe tjetėrkund bahēe me portokalle. Madje, portokalle nga Skrapari. Qė nuk presin dimrin tė piqen e tė shkosh t’i vjelėsh. Piqen nė tė gjitha stinėt. Portokalle tė kuqe, madje. As njė e as dy por, tė gjithė (?) socialistėt e Vlorės, dolėn me deklaratė nė shtyp. Dhe jo vetėm dolėn me deklaratė por, ia bėnė edhe fora, siē e ka zakon Vlora heroike. Tė gjithė, rreth flamurit tė pėrbashkuar, me njė dėshirė dhe me ... njė qėllim, kaluan ylberin politik e shkuan nė partinė e Metės! Por mos u frikėso ti miku im se, kush ėshtė burrė nuk frigohet! Thjesht, socialistėt vlonjatė, i kthyen shpinėn selisė rozė dhe ballin selisė sė kuqe. Uniteti mbi tė gjitha.

@ Parlamenti i Shqipėrisė: As mė shumė e as mė pak, fjalori qė pėdoret nė tė, do bėnte tė skuqej akoma dhe rrugaēi mė ... profesionist i Laprakės (tė mė falin banorėt e nderuar tė Laprakės). Fjalėt qė nxori nga goja ndaj deputetit Balla, vetė kryeministri i Shqipėrisė, pėrbėjnė pa asnjė dyshim, njė goditje tė madhe pėr fjalėn turp! Vetė turpi, i trupėzuar nė qenie njerėzore, nėse nė orėt e vona tė mesnatės, ka kaluar pranė godinės parlamentare, ėshtė fare e sigurtė se, fill pas debatit dhe monologut tė kryeministrit, ka shkuar dhe ėshtė mbytur nė ujrat e zeza tė Lanės. Edhe turpi vetė, do tė turpėrohej nga llumi qė vėrshoi nga goja e kreut tė ekzekutivit. Pėrveē Kryeparlamentares shqiptare. Ajo ka fituar imunitet.

@ Opozita shqiptare: Nė pėrgjithėsi opozita. Edhe pse bėhet dėshmitare okulare e “zemėrimit” tė pa fre tė kreut tė qeverisė, ku me lehtėsinė mė tė madhe, pa e bėrė qejfin qeder se ato qė nxjerr nga goja, ngjajnė mė shumė me ujra tė zeza se me fjalėt e dikujt qė ėshtė votuar tė drejtojė shtetin, prapėseprapė, ul kokėn dhe shkon sėrish nė Parlament. Edhe pse fyhen me fjalėt mė tė ulėta tė rrugaēėrisė ordinere pėr motrat, nėnat dhe gratė e tyre deputetėt e saj prej ... kreut tė ekzekutivit(!), nuk gjejnė kurajėn qytetare dhe politike tė mbrojnė etikėn mė elementare tė njė vendi tė shenjtė, sikurse ėshtė Parlamenti pėr tė gjitha vendet demokratike tė rruzullit. Njė opozitė e frikėsuar dhe memece, qė i nėnėshtrohet nė heshtje “kamzhikimit” tė verbėr tė harbutėrisė zyrtare.

@ Mediat: Qė mjaftohen vetėm nė paraqitjen nė formė thashethemesh tė dialogėve tė turpshėm qė shkėmbehen nė Parlament. Nė vend tė kėmbėnguljes pėr tė sjellė tek lexuesi tė gjithė atmosferėn e turpshme qė mbizotėron atje dhe vėnien pėrpara pėrgjegjėsisė publike gojėt e ndotura qė shėtisin pa tė keq podiumeve ku merren vendimet mė tė rėndėsishme pėr kombin. Akoma dhe nė gėrthitjet e drejtuesve tė seancave pėr tė thirrur policinė tė nxjerrė jashtė prej ... zhelesh (!), deputetin e zgjedhur me votėn e lirė tė qytetarėve tė Shqipėrisė, qėndrimi i mediave ėshtė indiferent dhe krejt vėzhgues. Kur, tė paktėn duhet t’u bėjė me dije qytetarėt shqiptarė se, atje ku supozohet se prodhohet politikė, ka bėrė vend tashmė, prodhimi i terrorit politik tė kundėrshtarit, akoma dhe me kėrcėnim tė jetės sė tij.

Thanė:

Kombe qė mund tė quhen historike, janė ato qė njohin vlerat e larta tė ligjeve themelore.

Leon Tolstoi





E Premte, 25 Korrik 2008



Komento

Aktori i skenės dhe filmit shqiptar, Robert Ndrenika, feston tė marten 70-vjetorin e tij tė lindjes, i cili kėtė vit e gjen nė Gjermani. Ka...
Njė vepėr e piktorit tė madh spanjoll, Pablo Picasso ėshtė vjedhur sot nė Athinė, nga mjediset e galerisė kombėtare ku ndodhej e ekspozuar qė...
Drejtoresha e pėrgjithshme e Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN), Christine Lagarde, shprehu sigurinė se Greqia do tė qėndrojė nė Eurozonė...
Kryeministri Lukas Papadimos fillon tė hėnėn njė cikėl takimesh me liderėt e partive qė mbėshtesin qeverinė. I pari qė do tė kalojė pragun e...
Gjatė 24 orėve tė fundit ėshtė shėnuar dhe fluksi mė i lartė i daljeve nga territori shqiptar nėpėrmjet pikės doganore tė Kapshticės. Kanė...
Reshjet e dėborės qė kanė nisur prej mėngjesit tė sotėm nė Qafėn e Llogorassė, 50 km nė jug tė Vlorės, kanė krijuar njė situatė tė vėshtirė nė...
Produktet ushqimore kanė pėsuar rritje tė lehtė gjatė fillim muajit dhjetor kundrejt fundit tė muajit nėntor . Sipas tė dhėnave zyrtare nga...
Kuvendi i Kosovės festoi sot me njė seancė solemne nė 10 vjetorin e konstituimit tė punės nė liri, arritjet dhe sukseset e kėtij institucioni,...
Njė sasi lėnde plasėse shpėrthehu nė tė gdhirė tė ditės sė enjte nė banesėn e zv/drejtorit tė policisė sė Tiranės, Dorian Muēa. Shpėrthimi...
Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader do tė lirohet nga paraburgimi, pas vendimit tė gjykatėsit Kreshimir Devēiē dhe pas pagimit tė garancisė...


© Copyright 2003 - 2012  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP