
a Vendimin pėrfundimtar pėr tė sulmuar palestinezėt, e mora pas deklaratės pėr shtyp tė presidentit Bush. Madje, nė njė telefonatė qė pata me tė, mė theksoi: duhet tė bėni diēka me Hamasin. Dhe duhet tė bėni diēka pėr ta zhdukur pėrfundimisht. Kėto tha si justifikim kryeministri izraelit pėr ata qė ende nuk ishin bindur pėrfundimisht pėr prirjet paqedashėse tė presidentit nė ikje tė amerikanėve (dhe miqve tė tyre). Akoma dhe nė ēastet e fundit, pėrpara se tė dorėzojė ēelėsat e zyrės ovale, kaubojsi i Teksasit, lė shenajt e tij karakteristike nė shpinėn e lodhur tė rruzullit. Shenja gishtrinjsh tė mbuluar me ca njolla tė kuqe qė pikojnė pėrdhe. Thua tė jetė gjak?! Assesi! Kur shkaktoi luftė ai qė ta bėj kėsaj here?! Jeni tė pėrēartur?
a Mos mė thoni qė u pėrēartėt nga idetė e NPM-sė. ProtAGOnistėt janė gati tė ngrenė edhe ata njė obelisk pėr tė pėrkujtuar njėherė e pėrgjithmonė fantazinė kryeministrore tė atdheut. Askush dhe asnjėherė, nuk polli kaq shumė ide pėr tė qenė gjithė vitin me gėrshėrė nė dorė. Berber tė qe kreu i ekzekutivit tonė, do ti qe zbehur dashuria pėr gėrshėrėt. Me tė parė qė po rreshtin mundėsit e ripėrurimit tė veprave gjigande e madhėshtore tė demokracisė, qė e kanė shėndėrruar vendin nė njė kantier tė vėrtetė ndėrtimi, qė po hedh valle nė gojėn e ujkut, hodhi idenė e ndritur tė obeliskut pėr viktimat e komunizmit. Dhe ku beson ti miku im, vendosi tė vėrė nė jetė idenė e madhe i madhi i tė mėdhenjve?!
a Qė nuk qe viktimė e komunizmit pasi, askush deri mė sot, nuk ishte viktimė e vetvetes komuniste. Pėrpara piramidės sė ngritur nga komunistėt nė momentet e fundit qė jepte shpirt realizmi socialist. Mirėpo kjo nė vetvete, nuk do tė qe pėrmbushje e planit atdhedashės tė NPM-sė tonė. Obelisku do tė ngrihet atje dhe do tė pėrkujtohet me kėtė rėnia e busteve tė gjalla dhe tė vdekura, sikurse tha ai vetė. Data e pėrkujtimit tė busteve, ishte e fundit qė e proekupoi. Natyrisht qė do tė jetė 20 shkurti. Ajo ėshtė data e vėrtetė e themelimit tė PD-sė! Pse, ku tė shkoi mendja ty o njeri i djallėzuar? Mos vallė mendon se, me kėtė ai thjesht do qė tė ngrejė njė obelisk pėr ti thurur lavdi atij dhe partisė sė tij?
a Po si mund tė besosh diēka tė tillė kur, e di edhe dheu se, ai kurrė nuk mendon pėr vete?! Vetėm pėr premtimet nuk e zė gjumi natėn. Ditėn, edhe ndoshta e merr njė sy. Se helbete, ėshtė sakrificė tė qeverisėsh. Sidomos njė qeveri si kjo jona. Nuk arrihen duke fjetur natėn tė gjitha kėto madhėshti. Madje, tani qė po e mendoj mė mirė, njė ide brilante do tė qe, nė vend tė obeliskut qė ka pėr tė pėrkujtuar themelimin e PD-sė (zyrtarisht rėnien e busteve tė gjalla e tė vdekura po, e themi pėr shkurtim kėtė), tė ngrihej njė obelisk pėr vetė kreun e ekzekutivit. Sakrifica me tė cilin u mbyll viti qė shkoi, duke shkuar fshat mė fshat (ti qė thua se u bė xheloz pėr udhėheqėsin e madh qė pati shkuar gju mė gju me popullin, me siguri nuk ke ide nga demokracia dhe nga NATO), e pėrligj njė obelisk!
a Ēvlerė ka njė obelisk prej bronxi apo mermeri (padyshim me ngjyrė blu) pėrpara njė fushate e cila e ngazėlleu popullin, i ngriti hov dėshirėn dhe krenarinė, e bėri tė ndihet edhe ai i NATO-rizuar, edhe pse nė tė shumtėn e rasteve, nuk e kupton dot kontributin e NATO-s pėr atdheun. Mirėpo atdheu miku im, nuk je ti, nuk jam unė, nuk ėshtė as vetė populli. Atdheu ėshtė bindja ndaj tė madhit. Ėshtė korrektėsia ndaj demokracisė, sikurse atė e kupton ai qė ka dhe pėrgjegjėsinė e demokracisė tonė. Bindja ndaj nevojave NATOmėdha pėr tė ēuar ushtarė nė Irak, nė Afganistan e nė Ēad. Ēfarė, nuk di se ku ėshtė Ēad-i?! Po ēa di ti kur nuk di as pėr ĒAD-in?!
a Ti ndoshta nuk di as pėr reformėn qeveritare qė ndėrmori NPM-ja i Greqisė. Meqė ra rasti, mė lejo tė lutem miku im tė tė vė nė dijeni (nėse akoma nuk e di, natyrisht), se pėrveē Shqipėrisė, Njeri tė Premtimeve tė Mbajtura ka edhe fqinji ynė jugor. Veēse ky i nuk ngre obelisqe. Madje as qė pėruron me gėrshėrė ēdo rrugicė apo segment rrugor. Kėto nė Greqi ndodhnin aty nga vitet 60-70. Ku midis tė tjerash, dikur pati ndodhur dhe mrekullia e paparė qė bėri akoma dhe pemėt tė votojnė. Nuk besoj se kjo ndodh nė Shqipėri. Atje nuk ka qenė e nevojshme. Kur duhen votat pėr tė pėrmbushur numrin e duhur, ka njerėz qė i hedhin nė kutinė e duhur. E kisha fjalėn tek NPM-ja i fqinjėve. Reformoi qeverinė, sikurse (nuk)e mėsove. Kjo e reja (qeveri) merr pėrsipėr tė ēojė deri nė fund ato qė la nė mes e vjetra (qeveri).
a Thėnė ndryshe: asnjė hap mė tutje. Pėr emigrantėt, ministri qė merrte vendimet do tė vazhdojė ti marrė. Asgjė e re nga fronti i jugut! Pėrveē frontit tė ... Zogut tė Zi. Atje, policia rrugore shqiptare (kemi edhe tė tillė, mos u habit), qysh nga e mėrkura nė mesditė ka krijuar, thotė, njė kordon!!! Di tė krijojė edhe kordoe policia rrugore shqiptare, jo vetėm tė mbledhė taksa. Nė fakt, pėr takat ka dalė. Shteti , nuk ėshtė nė gjendje tė bindė qytetarėt tė ndėrgjegjėsohen e tė shkojnė tė paguajnė detyrimet dhe del vetė nė rrugė ti mbledhė. Tė drejtė ka. Qytetari e kam fjalėn, jo shteti. Ku ėshtė shteti qė ta besojmė?
E Premte, 09 Janar 2009