E Marte, 09 Shkurt 2010



ProtAGOnistėt

Njerėz dhe ngjarje gjatė javės

Niko Ago



- Lumturia e njė gazetari, padyshim ėshtė tė ndodhet nė substancėn e ngarjeve. Atėherė ai mbledh me lehtėsi ato ē’ka i duhen, i rendit ato me kujdes dhe i sjell pėr lexuesin tė gatshme pėr ti shijuar. Ose edhe pėr tu irrituar, nė shumė raste. Kohėt e fundit nė Greqi, po ndodhin kaq ngjarje tė larmishme saqė puna jonė si njerėz tė shtypit ėshtė lehtėsuar sė tepėrmi. Madje kaq shumė ėshtė lehtėsuar saqė, drejtorėt dhe kryeredaktorėt e gazetave, mendojnė tė bėjnė shkurtime tė readaktorėve. Ajo qė dėgjohet gjerėsisht ėshtė se, nė vendin e tyre (qė meqė ra fjala janė dhe zevzekė, nuk janė dhe kaq djem tė zgjedhur) do tė punėsojnė fermerė. Ėshtė pėr tu habitur?! Aspak! Ata qė ndjekin lajmet me kujdes kohėt e fundit, lehtė kanė pėr tė na dhėnė tė drejtė.



- Kush e bėn gazetarinė kėto ditė nė mediat greke, thua ti, miku im qė lexon kėto pak rreshta? Gazetarėt, mendoj se mendon ti dhe, do kesh plotėsisht tė drejtė po qe se kėshtu mendon. Nė fakt nuk ke tė drejtė. Fermerėt e bėjnė gazetarinė. Ata vendosin axhendėn e bisedės nė ekranet televizive mbrėmjeve, ata mbushin faqet e para tė gazetave, ata pėrshkojnė gjithandej frekuencat radiofonike. Ajo qė tė bėn pėrshtypje tek fermertėt grekė, nuk ėshtė mėnyra se si dhe kur zgjedhin pėr tė bėrė grevė. Tek e fundit, fermerė janė, nuk janė me tė meta mendore. Pėrherė nė dimėr. Atėherė kur nuk kanė as pėr tė mbjellė e as pėr tė korrur. Nė vend qė tė vrasin kohėn kafeneve duke dredhur tespiqet e luajtur domino, rreshtojnė traktorėt dhe ...kombajnat rrugėve.



- E fundit qė u intereson atyre ėshtė nėse krijojnė probleme pėr qytetarėt e tjerė. Pastaj ata nuk janė qytetarė. Nga fshati janė, po qe se ka ndokush ndonjė dyshim. Madje, edhe fermerė qė i quajmė sot, pėr kėtė i falemi demokracisė. Pa ardhur demokracia, ndryshe i quanim. Shqeto kooperativistė i quanim dhe madje, as traktorė kishin tė tyre e as kombajna. Madje nuk kishin as tė drejtėn tė dilnin nė grevė. Pėr ēfarė tė bėnin grevė tek e fundit? Po le tė rikthehemi pak tek ajo qė bėn mė shumė pėrshtypje kur sheh fermerėt (ish-kooperativistė) tė rreshtuar me traktorėt me goma buzė segmenteve rrugore tė greqisė. Tė gjithė pa pėrjashtim, janė tė trashė! Tė trashė, domethėnė nga trupi. Thua se nuk bėjnė grevė fermerėt po qytetarėt (ish-kooperativistė) me kile tė tepėrta.



- Mirėpo edhe qeveria greke, di dhe sillet me fermerėt (ish-kooperativistė). Miratoi njė paketė ekonomike qė zė shumėn e pesėqind milion evrove dhe do t’ju a shpėrndajė kokė mė kokė. Sipas dynymėve, hektarėve, rrėnjėve tė pemėve dhe numrit tė bagėtive. Se kėtu nė Greqi ka dhe njė tjetėr veēanti tė jesh fermer (ish-kooperativistė). Edhe kur ke grur pėr tė korrur, edhe kur merrresh me rritjen e dhive, fermer tė thonė. Blegtorėt janė zhdukur nga fjalori modern grek. Pėr fermerėt (ish-kooperativistė) tė atdheut, as qė bėhet fjalė. Nuk ekzistojnė mė. Tė mėsuar ndėn udhėheqjen revolucionare tė mėsimeve marksiste-lenisniste tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, dhe nga udhėzimet e pleniumeve tė Komitetit Qendror,ata nuk marrin dot asnjė iniciativė grevore. Por edhe iniciativė tė marrin, askush nuk ka pėr t’i dėgjuar.

a Sikurse nuk dėgjohet nė atdhe zėri i askujt tė demonstrojė. Por kėtė e kemi rithėnė. Problemet e bashkatdhetarėve tanė janė tė zgjidhura nga qeveria. Pėr ēfarė vallė mund tė irritohen shqiptarėt dhe tė dalin nė grevė?! Pėr asgjė, ėshtė pėrgjigjia spontane. Tė gjithė e dimė se grevat dhe demonstratat, nė tė shumtėn e rasteve janė tė nxitura nga forcat politike tė majta nga studentėt dhe nga sindikatat. Ka nė Shqipėri sindikata? Apo ka forca tė majta politike? Teorikisht ka edhe sindikata edhe parti politike tė majta. Por vetėm teoriksisht. Nė praktikė, e majta shqiptare u shndėrrua njėherė e pėrgjithmonė nė njė forcė neutrale politike me synim tė vetėm marrjen e pushteti dhe shijimin e tij. Sindikatat, edhe ato janė vula nėpėr sirtaret e zyrave tė iniciatorėve apo tė militantėve tė partive politike. Nuk ngrihen kėmbėt t’i bien kokės.



- Nuk mund tė kthehet kaq lehtė njė klasė politike e fjetur dhe e rehatua, vetėtimthi nė njė tjetėr klasė tė interesuar pėr ndryshime dhe e gatshme tė pėrplaset me pushtetin. Natyrisht nuk bėhet fjalė pėr klasėn e ashtuquajtur intelektuale. Ajo prej kohėsh nuk ekziston. Ajo ka humbur zėrin qysh nė lindje. Po qe se ka lindur ndoherė. Ajo merret me probleme mė serioze. Sikurse ėshtė rehabilitimi i emrit tė ... Skėnderbeut nga armiqtė. Edhe po qe se nuk ka armiq, nuk ėshtė aspak e vėshtirė t’i gjesh ata. Tradita shqiptare nė krijimin e armiqve, ėshtė e njohur dhe e shumėkėnduar. Vetėm njė vėshtrim nė historinė e pesėdhjetė viteve tė fundit tė shekullit tė kaluar, bind akoma dhe mė tė pabindurin.



- Dhe po qe se nuk bindet se ne jemi kombi me aftėsinė mė tė zhvilluar nė krijimin e armiqve, le tė hedh njė sy tek bunkerėt. Pavarėsisht se krenarėt e djeshėm me beton arme qė do pėrballonin ēdo sulm tė pėrbindshave qė na rrethonin, janė kthyer sot nė suvenire tė ngrira qė pėrqeshin si plakat qė u mungojnė dhėmbėt, kalimtarėt e sotėm qė rendin. Gjithsesi, miku im, shpresa nuk ka humbur. Kurrė nuk humbet shpresa. Kurrė dhe askund. Akoma dhe kur ke besuar se pas tetė vjetėsh mėnxyrė politike globale tė Xhorxh Bushit, mikut tė dhimbsur tė shqiptarėve (!), asgjė nuk ėshtė nė gjendje tė ndryshojė rrjedhėn e gjėrave, diē ndodh dhe gjėrat ndryshojnė. Asnjėherė nuk mban pėrgjithnjė e mira, por edhe e keqja nuk mban pėrjetė. Shesh i lenė vendin njėra-tjetrės...



http://protagonistet.blogspot.com

E Shtune, 07 Shkurt 2009













© Copyright 2003 - 2010  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP