Nėnshtetėsia. Vazhdon lufta mes opozitės dhe qeverisė

Ndėrsa e ardhmja ekonomike e Greqisė mbetet nė pikėpyetje, njė tjetėr ēėshtje vazhdon tė dominojė me tė njėjtin intensitet, axhendėn politike greke. Dhėnia e nėnshtetėsisė fėmijve tė emigrantėve, njė muaj pas shpalljes sė projektligjit pėrkatės, ėshtė vėnė nė shenjestėr nga ana e opozitės sė djathtė, pėrfaqėsuesit e tė cilės duket se janė vėnė nė garė se cili do tė shprehė qėndrime mė tė ashpra.
Lideri i partisė mė tė madhe opozitare, Antonis Samaras, shpalli vendimin e partisė sė vet qė jo vetėm tė mos e votojė projektligjin, por edhe u angazhua qė, nėse partia e tij vjen nė pushtet, ta shfuqizojė atė. Sipas liderit tė opozitės, projektligji ėshtė jashtė ēdo logjike dhe zbatimi i tij do tė inkurajojė valė mė tė mėdha emigrantėsh klandestinė drejt Greqisė. Projektligji lehtėson hyrjen e emigranėve tė paligjshėm, kėshtu qė tė lindin fėmijė nė Greqi, nė vazhdim ata fėmijė tė marrin automatikisht nėnshtetėsinė greke dhe kėshtu tė legalizohen detyrimisht edhe prindėrit e tyre, thekson lideri i opozitės.
Nė tė vėrtetė, shqetėsimi i zotit Samars ėshtė i pabazė, ngase dispozitat e projektligjit pėrcaktojnė qatė se njeri pej dy prindėrve duhet tė ketė tė paktėn pesė vjet qėndrim tė ligjshėm nė Greqi, qė fėmija tė marrė qė nė lindje nėnshtetėsinė greke.
Pasi e njoftoi ministrin e brendshėm mbi vendimin pėr mos ta votuar projektligjin, lideri i opozitės iu kthye pėrsėri kėsaj ēėshtjeje. Duke pėrshėndetur mbledhjen e forumit rinor tė partisė, zoti Samaras kėrkoi qė legjislacioni pėr nėnshtetėsinė tė adoptojė modele vendesh europiane, qė sipas tij kanė sanksionuar kritere shumė mė tė rrepta.
I sugjerojmė qeverisė qė tė adoptojė modelin gjerman tė politikės sė emigracionit, qė u reformua nga qeveria socialidemokate e Gerhard Shrėderit, tha lideri i opozitės, duke shtuar se qeveria aktuale greke po legalizion tashmė tė githė emigrantėt dhe po inkurajon tė vijnė nė Greqi mė shumė klandestinė.
Por ministri i brendshėm grek, Janis Ragusis ka reaguar me anė tė njė deklarate pėr shtyp, duke e akuzuar liderin e opozitės se po rrėshqet nė qėndrime ekstreme, tė papranueshme.
Mė tej nė deklaratė nėnvizohet se deri mė tani Demokracia e Re kėrkonte qė fėmijtė e emigrantėve ta merrnin nėnshtetėsinė kur tė arrinin moshėn e maturimit, ndėrsa nė Gjermani e marrin me lindjen e tyre, ashtu siē parashikon edhe projektligji i qeverisė greke.
Sa i pėrket kohės sė qėndrimit tė ligjshėm, para aplikimit pėr nėnshttėsi, demokracia e re sugjeron tė jetė dhjetė vjet, ndėrsa Gjermania e pėrcakton tetė vjet, nga 15 qė e kishte mė parė. Projektligji grek tashmė e zbret nė pesė vjet, periudhėn e qėndrimit tė ligjshėm.
Ministri i brendshėm e fton liderin e opozitės qė tė sqarojė, nėse propozimi i ri pėrbėn njė ndryshim tė qėndrimit tė demokracisė sė re pėr kėtė ēėshtje, gjė qė siē thekson, do tė ishte e mirėpritur, apo edhe kjo pėrfshihet nė taktikėn e dezinformimit dhe tė shtrembėrimit tė iniciativės sė qeverisė.
Analistėt e shpjegojnė qėndrimin e ashpėr tė Demokracisė sė Re mė sė shumti me konkurencėn qė i bėhet kėsaj force nga partia e vogėl e djathtė, LAOS, e cila i merr votat e veta nga elektorati i partisė mė tė madhe tė opozitės. LAOS ka kėrkuar qė tė bėhet njė interpelancė nė parlament, me argumentin se projektligji pėr dhėnien e nėnshtetėsisė emigranėve krijon shumė shqetėsime serioze, kombėtare, politike dhe shoqėrore. Po kjo parti ka filluar qė prej njė muaji njė fushatė grumbullimi nėnshkrimesh me qėllim qė tė vendoset nėpėrmjet njė referendumi nėse emigrantėt duhet tė marrin nėnshtetėsi dhe tė drejtė vote nė zgjedhjet lokale.
Por kryeministri Papandreu ka deklaruar se dhėnia tė drejtave politike emigrantėve ėshtė njė obligim i qeverisė greke dhe se nuk shtrohet nė referendum.
Kjo qė po bėjmė tani ėshtė njė obligimi yni dhe njė obligim ndaj tė drejtave njerėzore tė atyre njerėzve qė tashmė kanė zgjedhur Greqinė pėr atdhe tė tyre. Dhe tė drejtat njerėzore nuk shtrohen nė referendum. Tė drejtat njerėzore janė tė panegociueshme, tha javėn e kaluar kryeministri qė i ėshtė referuar shumė herė gjatė muajve tė fundit ēėshtjes sė nėnshtetėsisė pėr fėmijtė e emigrantėve.
Vendosmėria e shprehur nga kyeministri konsiderohet si njė barrierė fuqishme ndaj reagimeve tė shumta negative qė ka ngjallur nė opinionin vendas ky vendim i qeverisė. Dhe njė garanci se qeveria nuk do tė jepet ndaj presioneve negative e pėrfundimisht do ta kalojė projektligjin nė parlament, brenda ditėve tė ardhshme.
E Premte, 22 Janar 2010