E Merkure, 08 Shtator 2010



Poligoni i JAVES

Siē do tė lexoni nė faqet nė vazhdim, projektligji pėr nėnshtetėsinė dhe tė drejtėn e votės emigrantėve ndodhet nė parlament, madje dhe ėshtė miratuar nė mbledhjen e komisionit pėrkatės parlamentar, nga deputetėt e PASOK-ut dhe tė SYRIZA-s. Ashtu si pritej, kundėr ka votuar Demokracia e Re e Samarasit, dhe LAOS-i i Karaxhaferit. Edhe komunistėt e kundėrshtojnė projektligjin, por ata pėr arsye krejt tė ndryshme nga tė djathtėt; komunistėt kėrkojnė qė tė drejtat t’i kenė gjithė emigrantėt, pa kufizime.

Gjithsesi, mė pozicionimet e oponentit tė Demokracisė sė re, Athanasios Nakos, bėn pėrshtypje se deputeti e akuzon qeverinė se kėrkon tė pėrfitojė elektorat nė zgjedhjet pėr pushtetin lokal, qė do tė zhvillohen nė nėntor 2010. Deputeti nė fjalė, deri mė 5 tetor 2009, ishte zėvendėsministėr i brendshėm, me kompetencė emigracionin. Dhe si i tillė, patjetėr qė kishte kontributin e tij nė vendimin e qeverisė Karamanlis, pėr t’u dhėnė emigrantėve tė drejtėn e votės pėr pushtetin lokal, brenda vitit 2010. Vendim qė disa herė e kishte bėrė tė ditur eprori i zotit Nakos, ministri i brendshėm, Prokopis Pavlopulos. Qė edhe ky nga ana e vet, tashmė shprehet kundėr projektligjit...

Sigurisht, nė kėto momente krize ekonomike, por edhe politiko-institucionale qė po kalon Greqia, askujt nuk i shkon mendja ta pyesė zotin Pavlopulos se kur ishte i sinqertė e konsekuent me parimet e tij: atėherė qė thoshte se emigrantėve do t’u jepet e drejta e votės, apo tani qė thotė se emigrantėve nuk duhet t’u jepet e drejta e votės?...





Vazhdojmė me projektligjin pėr tė informuar lexuesin se nė raport me variantin e mėparshėm, janė bėrė disa ndryshime esenciale.

Kėshtu, nė rastin e marrjes sė nėnshtetėsisė nga fėmijtė e emigrantėve, tashmė duhet qė tė dy prindėrit tė kenė qėndrim tė ligjshėm nė Greqi, pėr tė paktėn pesė vjet, ndėrsa varianti i mėparshėm kėtė e kėrkonte nga njeri prej prindėrve.

Fėmijtė, duhet tė kenė kryer tė paktėn gjashtė klasė nė sistemin arsimor grek, nga tri klasė qė kėrkonte varianti i parė i projektligjit.

Si masė pozitive na duket ajo qė thotė se fėmija mund ta marrė nėnshtetėsinė sapo tė kryejė gjashtė klasėt e sistemit arsimor grek, ndėrsa nė variantin e mėparshėm, nėnshtetėsinė e merrte vetėm kur tė mbushte moshėn 18 vjeē.



Kryeministri grek, Jorgos papandreu, ka pėrdorur shprehje tė ndryshme pėr tė pėrshktuara gjendjen aktuale tė vendit qė mori pėrsipėr ta drejtojė mė 4 tetor 2009. p.sh., ka thėnė se “vendi ndodhet nė reanimacion”, se “ėshtė nė gjendje lėngate”, se ndodhet nė luftė”, etj., etj.

Pėrpjekjet e kryeministrit dhe stafit tė tij tė ngushtė pėr ta kapėrcyer krizėn, janė me tė vėrtetė titanike dhe tė admirueshme. Por druaj se mos e pėsojė si te ajo barcaleta qė polici i raportoi eprorit se “i vrari u kap, vrasėsi u zhduk pa lėnė gjurmė”. Dhe, meqė pėrmenda gjurmėt, mė vjen ndėrmend njė tjerė shprehje popullore: “le ujkun dhe ndjek gjurmėt”. Pse kėshtu na duket se po veprohet me kėto masat shtrėnguese, qė nė tė vėrtetė u marrin frymėn njerėzve tė thjeshtė.



Edhe vetė kryeministri e pranon se dy janė problemet mė tė mėdha: administrat e fryrė publike, qė “gllabėron” pėr fondin e pagave 80% tė buxhetit tė shtetit, dhe korrupsioni. Tė martėn e u bė e ditur se qytetarėt grekė, pėrfshirė edhe emigrantėt sigurisht, kanė paguar si rryshfete gjatė vitit 2009, plot 900 milionė euro, rreth 40 milionė mė shumė se nė 2008-n. Dihet se rryshfetet pėrfundojnė nė xhepin e dallkaukut qė shfrytėzon postin shtetėror pėr tė bėrė njė “nder”, nė kohėn qė e siguron bukėn (apo pandespanin, siē thuhet nė Greqi pėr tė ardhurat e majme) nga paratė e taksapaguesve, tė cilėve supozohet se duhet t’u shėrbejė shpejt, saktė dhe sigurisht, pa u marrė asnjė kacidhe. Nė gjithė kėta vite qė ndodhemi nė Greqi, mund tė kemi dėgjuar pėr nja pesė raste kapjeje nė flagrancė “peshqish tė vegjėl”, nė momentin qė merrnin bakshishin nga nevojtari. Shumė shumė, kanė humbur vendin e punės, pėr tė kaluar nė njė vend tjetėr, pėrsėri nė shtet. Askush nuk u ka prekur Mercedesat apo vilat qė kanė ndėrtuar, jo me paratė e rrogės, natyrisht..

Dhe, edhe tani qė po flitet kaq shumė pėr korrupsionin dhe se krizėn nuk do ta paguajnė tė verfėrit, nuk po shohim tė bėhet gjė. Madje kėta njerėz kanė paturpėsinė tė kėrcėnojnė se masat shtesė janė casus belli, shkak pėr luftė dhe paralajmėrojnė greva tė mėdha. Pėr tė cilat pėrsėri do tė paguhen...



E dimė se grekėt e konsiderojnė si shkallėn mė tė lartė tė afirmimit shoqėror faktin e tė qenit punonjės i shtetit. Komshija ime e dikurshme greke, pėr tė treguar se nuk ishte nga familje “dosido”, pėrsėriste vazhdimisht, vend e pa vend, se “im atė ka punuar nė shtet”. Dikur, u njoha me tė jatin e komshies, dhe mora vesh se puna nė shtet e tė shkretit ishte tė ngrysej e tė gdhihej majė shtylleve tė telefonit, si fillrojtės, diku andej nga Larisa...



Duket se Papandreu, qė “mban vesh pulsin e popullit”, sipas njė shpreheje tė stėrthėnė, prandaj nuk po ndėrmerr asnjė shkurtim nė administratė, pse do tė cėnonte “rrėnjėt aristokratike” tė qytetarėve tė vet...



E Premte, 05 Mars 2010










© Copyright 2003 - 2010  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP