E Merkure, 08 Shtator 2010



Projektligji pėr emigrantėt miratohet nė komisionin parlamentar

Tribuna

Komisioni pėrkatės parlamentar ka miratuar tė martėn me shumicė votash projektligjin me titull “Pjesėmarrja politike e homogjenėve dhe e shtetasve tė vendeve tė treta qė banojnė ligjėrisht dhe pėr njė kohė tė gjatė nė Greqi”, thėnė shkurtimisht projektligji pėr nėnshtetėsinė dhe tė drejtėn e votės.

Pėr projektligjin votuan pro deputetėt e PASOK-ut e tė SYRIZA-s, kundėr Demokracia e Re dhe LAOS, kurse partia Komuniste u rezervua ta shprehė votimin e saj gjatė senacės plenare, gjatė ditėve tė ardhshme.

Raportuesi i PASOK-ut, deputeti Janis Diamantidis, theksoi se objektiv i qeverisė ėshtė tė garantojė paqen, sigurinė dhe tolerancėn sociale nė vend, tė mbrojė tė drejtat njerėzore tė emigrantėve, si dhe tė vendosen rregulla transparence nė legjislacionin aktual pėr emigracionin.

Ai nėnvizoi se Greqia do tė pushojė sė qeni ‘vresht pa zot’, ndėrse kritikoi ata qė reagojnė ndaj integrimit social tė gjithė emigrantėve qė jetojnė e punojnė ligjėrisht nė Greqi dhe shtoi se “duhet ta trajtojmė kėtė problem tė madh e ekzisten, pa paragjykime dhe populizma”.

Deputeti socialist stigmatizoi akuzat e Demokracisė sė Re dhe LAOS-t qė bėjnė fjalė “pėr pėrpjekje tė PASOK-ut qė tė tjetėrsojė rezultatin e zgjedhjeve pėr pushtetin lokal”, duke theksuar se e drejta pėr tė zgjedhur e pėr t’u zgjedhur, ka tė bėjė vetėm me 65 mijė emigrantė, tė shpėrndarė nė gjithė territorin grek.

Oponenti i demokracisė sė re, ish zėvendėsministri i brendshėm Athanasios Nakos, kėrkoi tėrheqjen e projektligjit, duke e cilėsuar si “falcitet” dhe shtoi se zbatimi eventual i dispozitave do tė transformojė pėrfaqėsimin etnologjik e demografik tė vendit nėpėrmjet legalizimeve tė tjera, do tė rrisė nė mėnyrė kolosale vėrshimet e emigrantėve klandestinė drejt Greqisė dhe se pasojat ekonomike do tė jenė shkatėrruese.

Sipas deputetit konservator, “predispozicioni i qeverisė ėshtė qė me dispozita flu dhe me njė velaturė humanitare, tė garantojė njė rezultat pozitiv pėr qeverinė nė zgjedhjet lokale”.

Oponenti i partisė Komuniste, Jorgos Mavrikos, tha se zgjidhjet qė ofron projektligji janė fragmentare. Ai shtoi se projektligji i ruan kriteret penale, ndėrsa i evidenton, por nuk i zgjidh problemet. Ai vėrejti se projektligji i ri e imponon marrjen e nėshtetėsisė greke, nė kohėn qė kjo e drejtė nė ēdo rast do tė duhej tė ishte fakultative dhe nė varėsi tė dėshirės sė tė interesuarit.

Kritikė tė ashpėr ndaj projektligjit shpalosi, ashtu siē pritej, oponenti i LAOS-it, Adonis Georgiadis, i cili ftoi qeverinė to avancojė nė zhvillimin e njė referendumi, duke e argumentuar kėrkesėn e vet me 400 mijė firmat qė siē tha, ka mbledhur partia e tij. Ai ftoi edhe SYRIZA-n qė t’i bashkohet kėrkesės sė partisė sė Karaxhaferit, pėrderisa, siē tha, Koalicioni i majtė ka deklaruar qėndrimin e tij se ėshtė nė favor tė referendumeve, kur kjo kėrkesė pėrkrahet nga 100 mijė firmėtarė.

“Ne votojmė kundėr projektligjit me tė dy duart, me tė dy kėmbėt e ē’gjė tjetėr kemi”, tha deputeti i djathtė, qė gjithashtu kundėrshtoi argumentin e qeverisė se objektivi ėshtė integrimi social i emigrantėve qė ndodhen ligjėrisht nė Greqi.

Pėrgjigjja e SYRIZA-s ndaj ftesės sė LAOS-it ishte se “nė ēėshtjen e tė drejtave njerėzore” nuk kanė vend referendumet, siē kishte deklaruar dy muaj mė parė edhe kryeministri Papandreu. Oponenti i Koalicionit, Nikos Tsukalis, tha se partia e tij ėshtė nė mėnyrė konstante nė favor tė referendumeve, por nė rastin konkret “kemi tė bėjmė me njė ēėshtje politike, e cila evoluon nė ēėshtje tė drejtash individuale”. Pėrfaqėsuesi i tė majtės theksoi se “cilado shoqėri, nė ēfarėdo moment kohor qė iu nėnshtrua logjikės sė kėshtjellės sė mbyllur dhe tė izolimit, u shkatėrrua”, dhe shtoi se “pėrkundrazi, shoqėritė e hapura e ruajtėn nėpėr shekuj identitetin e tyre”.

Nė ditėt e ardhshme pritet qė projektligji qė kalojė nė seancėn plenare e tė hidhet nė votim. Pavarėsisht votave tė opozitės, PASOK-u i disponon numrat e mjeftueshėm pėr ta mirtuar, ndėrkohė qė votė pozitive pritet t’i jepė edhe SYRIZA.



E Premte, 05 Mars 2010










© Copyright 2003 - 2010  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP