E Merkure, 08 Shtator 2010



“Gjendja e luftės” zbraz xhepat e tė varfėrve

FPA rritet dhe shkon 21%, ēmimi i benzinės shkon mesatarisht nė 1,34 – 1, 50 euro!

Robert Goro

Me shpresėn se do tė arrijė tė bindė partnerėt e vet dhe tregjet ndėrkombėtare, qeveria greke shpalli tė mėrkurėn masat shtesė tė planit pėr stabilitetin ekonomik.

Duke dalė nga takimi me presidentin e Republikės, tė cilin e informoi mbi masat, kryeministri Papandreu e cilėsoi paketėn e tanishme si “njė emergjencė e jo pėrzgjedhje”. Ai ka lėnė tė hapur mundėsinė qė vendi t’i drejtohet Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN). Sipas burimeve qė citohen nga shtypi grek, nė mbledhjen e kėshillit tė ministrave, tė mėrkurėn, zoti Papandreu ka thėnė se “Tani ėshtė ora e Europės dhe nėse nuk na mbėshtet, do t’i drejtohemi FMN-sė”...

Reduktime tė mėtejshme nė pagat dhe kompensimet e sektorit publik, rritje e tatimit tė vlerės sė shtuar (FPA), taksa tė reja pėr karburantet, cigaret dhe pijet alkoolike, janė disa nga masat, me zbatimin e tė cilave qeveria synon tė inkasojė rreth 5 miliardė euro, dhe tė realizojė kėshtu objektivin pėr uljen me 4% tė deficitit buxhetor brenda vitit 2010.

Nė fillim tė javės, masat u diskutuan me komisionerin pėr financat tė BE-sė, Olli Rehn, qė kishte ardhur pėr kėtė qėllim nė Athinė

Komisioni Europian:

Paēi kurajė!...

Nė pėrfundim tė konferencės pėr shtyp nė Athinė, komisionieri pėr financat Olli Rehn ka folur greqisht, duke shprehur urimin qė grekėt i bėjnė njeri tjetrit mė momente vėshtirėsisht tė mėdha: “Kalo kurajo!” - Paēi kurajė, tha fjalė pėr fjalė zoti Rehn, duke dashur sė pari tė inkurajojė qeverinė nė marrjen e masave tė reja, qė ai i kėrkoi gjatė takimeve me gjithė zyrtarėt vendas.

Por urimi i zotit Rahn synonte edhe vetė qytetarėt grekė, mbi supet e tė cilėve do tė bjerė pesha e zbatimit tė masave tė reja.

Zoti Rehn tha se Komisioni dhe Bashkimi Europian, do ta mbėshtesė Greqinė, me qėllim qė siē tha, ekonomia greke tė rikthehet nė njė kurs jetėsor, ēka do tė jetė nė dobi tė tė gjithė qytetarėve. Por ai theksoi se kjo mund tė bėhet vetėm nėpėrmjet reformave strukturore nė ekonomi dhe kontrollit tė shpenzimeve. Ose do ta kontrolloni borxhin, ose borxhi do t’ju kontrollojė juve, tha shprehimisht komisioneri europian. Ai shtoi se pavarėsisht masave tė reja, Greqia do tė vazhdojė tė jetė nėn mbikyrje, e cila do tė bėhet mė e rreptė.

Pas takimit me zotin Rehn, ministri i financave, Jorgos Papakonstandinu, theksoi edhe njėherė gatishmėrinė e qeverisė pėr tė avancuar edhe nė masa tė tjera, po qe se do tė jetė e nevojshme. “Qeveria do tė bėjė gjithēka qė duhet, pėrfshirė edhe marrjen e masave tė reja, kėshtu qė tė realizohet pa devijime objektivi pėr uljen e deficiti me 4 % brenda vitit 2010”, tha ministri grek.

Kryeministri: Jemi

nė gjendje lufte

Pas largimit tė komisionerit Rehn, Kryeministri Jorgos Papandreu ka mbajtur njė fjalim me tone dramatike pėr tė shpjeguar nevojėn e masave tė reja, mė shtrėnguese. Duke folur para grupit tė vet parlamentare, zoti Papandreu tha se vendi ndodhej nė gjendje lufte dhe theksoi vendosmėrinė pėr tė mos dezertuar, siē tha shprehimisht.

Pėr tė shpjeguar domosdoshmėrinė e marrjes sė masave shtesė, kryeministri grek tha se po tė mos merren masat, buxheti i shtetit nuk do tė jetė nė gjendje tė paguajė madje dhe pagat e muajit tė ardhshėm: “Po tė mos bėjmė atė qė duhet, pėr tė shpėtuar ekonominė dhe dinjitetin tonė, nesėr rrezikojmė tė mos kemi tė paguajmė jo vetėm pagėn e 14-tė, por as tė 6-n, as tė 5-ėn, madje as tė 4-tėn, apo edhe pensionet”.

Shefi i qeverisė greke tha se do tė ishte diēka mė shumė se katastrofė, nėse vendi nuk mund tė marrė kredi me kushte tė njėjta qė marrin hua edhe vendet e tjera tė BE-sė. Nė pėrgjigje tė opinioneve se masat e reja do ta zhytin vendin nė recesion mė tė thellė, zoti Papandreu se vendi nuk kėrcėnohet prej recensionit, por nga pamundėsia e huamarrjes dhe asfiksia e pagesave. “I ftoj tė gjithė tė mendojnė se ē’do tė ndodhė nėse nė tė ardhmen e afėrt vendi nuk do tė mjundet tė paguajė rrogat dhe pensionet, nėse sistemi bankar shtrydhet, nėse shteti nuk mundet tė marrė hua. Kush e konsideron kėtė njė skenar tė largėt, nuk e ka kuptuar se nė ē’gjendje ndodhet sot Greqia”

“Vendi paguan mungesėn e kredibilitetit, qė u shkaktua prej veprimeve tė qeverisė sė mėparshme, tha mė tej kryeministri grek, dhe shtoi se Greqia tani ka nevojė pėr mbėshtetjen e partnerėve tė saj, tė cilėt, pėr ta ofruar kėtė mbėshtetje, duhet tė bindin qytetarėt e tyre, prej tė cilėve kėrkojnė sakrifica, se grekėt bėjnė atė qė duhet”.

Papandreu: “Mora rrugėn...”

Projektligji me masat e reja ekonomike do tė shtrohet pėr votim tė premten, me procedurėn e emergjencės. Por zoti Papandreu nuk do tė jetė i pranishėm, pasi nėa to momente do tė ndodhet nė Berlin, pėr t’u takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Tė dielėn do tė takohet nė Paris me presidentin francez Nikolas Sarkozy, dhe tė hėnėn fluturon drejt Uashintonit, ku do tė pritet nga presidenti amerikan Barack Obama.

Ministria gjermane e financave shprehu tė mėrkurėn “respekt” pėr masat e reja qė komunikoi qeveria greke, tė cilat, sipas Berlinit, “tregojnė se Greqia po bėn me tė vėrtetė pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar financat e veta publike”. Gjithsesi, zonja Merkel ka lėnė tė kuptohet se nuk do tė ofrojė ndihmė ekonomike pėr Greqinė, tė paktėn gjatė takimit tė fundjavės.

Zėdhėnėsi i qeverisė gjermane tha se “vizita e kryeministrit grek do tė shėrbejė pėr t’u diskutuar situata, si shprehje e nivelit tė mirė tė marrėdhėnieve gjermano-greke”. Zėdhėnėsi shtoi se Gjermania i mirėpret masat e reja dhe ftoi Greqinė qė tė garantojė zbatimin e tyre.

Barroso:

Mbėshtesim Greqinė

Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso u shpreh se Bashkimi Europian duhet tė ketė solidaritet ndėrmjet veti dhe shtoi se janė duke u zhvilluar konsultime intensive pėr mėnyrėn se si do tė mund tė ndihmohet mė mirė Greqia.

Zoti Barroso nuk dha hollėsi, ndėrkohė qė burime nga Brukseli bėjnė tė ditur se po pėrgatitet njė plan emergjence, qė do tė vihet nė zbatim nėse Greqia pėrfundimisht nuk do tė arrijė tė paguajė borxhin e vet.

Duke iu referuar masave tė qeverisė greke, zoti Barroso shprehu kėnaqėsinė nė emėr tė BE-sė dhe tha se masat e tanishme konfirmojnė angazhimin e qeverisė greke pėr reduktimin e deficitit buxhetor nė masėn 4% brenda vitit 2010 dhe pėr zbatimin e programit tė saj ambicioz pėr pėrmirėsimin e financave publike tė vendit. Zoti Barroso i cilėsoi si shumė tė rėndėsishme masat dhe vlerėsoi se ato do tė rigjallėrojnė ekonominė greke, “nė dobi tė popullit grek dhe tė eurozonės”.

Komisioni Europian e mbėshtet Greqinė dhe konsideron se masat e reja janė njė “dėshmi e fuqishme” e vendosmėrisė sė qeverisė greke pėr realizimin e angazhimeve, pėrfundoi presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso.



Masat:

Ndėr masat, qė komunikoi tė mėrkurėn zėdhėnėsi i qeverisė greke, Jorgos Petalotis dhe qė synojnė tė konvertohen nė 4,8 miliardė euro, mė kryesoret janė:

- Reduktim nė masėn 30% tė dhuratės sė Krishtlindjeve, Pashkėve dhe lejes sė zakonshme, pėr punonjėsit e sektorit publik.

- Reduktim i kompensimeve tė punonjėsve tė administratės nė masėn 12%.

- Reduktim nė masėn 5% (500 milionė euro) i programit tė investimeve publike, 100 milionė euro nė tė njėjtin program tė ministrisė sė arsimit, dhe 100 milionė euro pėr programet e tjera tė ministrisė sė arsimit.

- Ulje 20% e ēmimit tė barnave.

- Rritje e tatimit tė vlerės sė shtuar (FPA), nga 4,5% nė 5%, pėr nivelin shumė tė ulėt, nga 9% nė 10% pėr nivelin e ulėt dhe nga 19% nė 21% pėr nivelin e lartė. Koeficentėt e FPA nuk ndryshojnė pėr ishujt.

- Rritje e taksės sė posaēme nė karburantet, me rezultat rritjen e ēmimit tė benzinės 8 cent pėr litėr dhe tė naftės 3 cent pėr litėr.

- Rritje me 20% e taksave tė posaēme nė cigare dhe pije alkoolike.

- Taksė e posaēme konsumi pėr energjinė elektrike.

E Premte, 05 Mars 2010










© Copyright 2003 - 2010  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP