|
 |
Emigrantėt, tė ekspozuar ndaj masave tė reja ekonomike Tribuna Duke thėnė se vendi ndodhet nė gjendje lufte, kryeministri Jorgos Papandreu ka dashur tė theksojė dramacitetin e situatės aktuale nė tė cilėn ndodhen financat publike vendase. Vetė pėrdorimi i fjalės luftė mbart me vete edhe fjalėn tjetėr, mobilizim, qė kėto nuk pėrdoret nė kuptimin qė e pėrdornim nė Shqipėrinė komuniste, mobilizim nė kushtet e krizės mė tė rėndė qė ka kapluar Greqinė do tė thotė se masat shtesė qė u komunikuan tė mėrkurėn, jo thjesht do tė zbatohen, por nė rast nevoje ato do tė zbatohen edhe dhunshėm. Po tė mos zbatohen, do tė ndodhė ajo qė kryeministri e paraqiti si njė ėndėrr tė makthshme: I ftoj tė gjithė tė mendojnė se ēdo tė ndodhė nėse nė tė ardhmen e afėrt vendi nuk do tė mundet tė paguajė rrogat dhe pensionet, nėse sistemi bankar shtrydhet, nėse shteti nuk mundet tė marrė hua. Kush e konsideron kėtė njė skenar tė largėt, nuk e ka kuptuar se nė ēgjendje ndodhet sot Greqia.
Kryeministri tha vėrtet se krizėn nuk do ta paguajnė shtresat e varfra dhe pensionistėt, por nė tė vėrtetė ata janė qė do tė paguajnė haraēin mė tė shtrenjtė. Me mes tyre, damlla do tė bjerė mė e fuqishme mbi emigrantėt, tė cilėt deri mė tani kanė qenė taksapaguesit dhe konsumatorėt mė tė devotshėm, ngase nuk kanė luksin dhe mundėsinė qė ti bishtėnojnė ligjit ashtu siē bėjnė nė masė tė madhe vendasit.
Tash e tutje, emigrantėt do tė detyrohen tė paguajnė mė shumė pėr ushqimet qė do tė blejnė, pėr karburantin, pėr energjinė elektrike, etj. Sigurisht, se masat nuk zbatohen vetėm pėr emigrantėt dhe ato do tė prekin njėlloj gjithė shtresat e mesme e tė varfėra. Por emigrantėt janė mė tė ekspozuar, pasi ata nuk kanė asnjė mundėsi tjetėr, nė tė kundėrt me vendasit, qė kanė edhe alternativa e asete tė tjera dhe, edhe kėsaj radhe (dhe pavarėsisht se kanė vėnė edhe ata dorėn qė tė katandisen financat e vendit nė kėtė farė feje), do ta hedhin, me hir a me pahir lumin...
Ndėrsa emigrantėt, pėrveē vėshtirėsive ekonomike tė buxhetit familjar, do tė rrisin ata tė parėt edhe radhėt e tė papunėve...
E Premte, 05 Mars 2010
|
 |
|