
Fatkeqėsia vjen gjithmonė fluturim dhe ikėn ēalė-ēalė. Kjo thėnie e Volterit ka gjetur tė vėrtetėn e vetė, kudo ku kanė ndodhur fatkeqėsitė masive tė pėrmbytjeve, zjarreve, tėrmeteve... Ashtu siē ndodhi edhe me bashkatdhetarėt tanė tė Shkodrės dhe rrethinave tė saj. Pėrmbytjet e kėtij fillim-viti, erdhėn rrėmbyeshėm, duke e bėrė ndryshe fushėn, bahēen, rrugėt, oborret, shtėpitė, ... duke ndryshuar jetėn e njerėzve. Nė kėto raste-fatkeqėsish, fjala Ndihmė merr kuptimin dhe vlerat e vėrteta.
Pėrmbytjet e zonės sė Shkodrės treguan se solidariteti njerėzor ekziston akoma si pjesė e moralit dhe virtytit tė shqiptarėve. Dhe ky solidaritet ndodh nė kushte tė reja, kur kriza ekonomike gjendet brenda xhepave tė emigrantėve, tė cilėt, dita -ditės po humbasin vendet e punės.
Ambasadori i Shqipėrisė nė Greqi, Dr. Vili Minarolli e njeh situatėn, me interesim tė vazhdueshėm ...
Qytetarėt shqiptarė qė jetojnė nė Greqi dhe shumė institucione greke, kryesisht bashki dhe prefektura, u solidarizuan plotėsisht me thirrjen qė u bėrė ambasadori, pėr tė ndihmuar tė dėmtuarit nga pėrmbytjet.
Dhe zoti Minarolli na tregon:
Pėrjetuam ēaste emocionuese nė kėtė fushatė solidarizimi, tė shqiptarėve emigrantė si dhe tė miqve tanė grekė. Njerėz tė ndryshėm, tė panjohur, qė edhe nuk donin tė deklaroheshin, jepnin ndihmat e tyre. Mė ka mbetur nė mend njė emigrant, i cili, kur rastėsisht, u gjend aty ku po ngarkohej makina me ndihma, tha: Prisni, ju lutem, sa tė blej dhe unė diēka pėr bashkatdhetarėt!- hyri nė supermarket dhe solli njė kuti tė madhe me ushqime.
Por, veēanėrisht, dua tė pėrmend shoqatat e shqiptarėve, kėto shoqata qė mbajnė ndezur atdhetarinė, forcojnė miqėsinė dhe organizohen edhe pėr situata tė vėshtira tė shqiptarėve nė atdhe. Vlen tė pėrmendim, duke falėnderuar, shoqatėn e Egjios me kryetar Ardian Gjini. Shoqatėn nė Trikalla me kryetar Ilir Dibrėn, Shoqatėn e Kallamatės me kryetar Yzeir Mirakėn, dy shoqatat e Volosit me kryetarė Eduart Tafaj dhe Dr. Leonidha Rushitin; Shoqatėn e Korinthit me kryetar Irfan Abazaj, Shoqatėn e Megaros me kryetar Ardian Daullen, shoqata me kryetar Kastriot Lekdushi etj.
Pati edhe persona tė veēantė qė kontribuan me mjete transporti, ku mund tė pėrmend biznesmenin Roland Qiricin me veprimtari nė Selanik, pronari i agjencisė tė transportit Ballkan Trans, Kuēovė, dėrgoi njė maune me rimorkio nga Berati dhe mblodhi ndihmat e grumbulluara nga shoqatat e shqiptarėve nė Volos, Trikalla dhe Kalambaka si dhe ato qė ishin grumbulluar nė Ambasadė nga Antena dhe bashkia Anavisos. Po kėshtu ndihmoi edhe Florian Merolli me veprimtari transporti nė Korēė-Athinė.
Ndihma e parė, nga institucionet greke, ishte nga Bashkia e Marusit, qė, me mjetet e tyre dėrguan 20 ton ushqime dhe pajisje shtėpiake. Vetė kryetari i bashkisė ishte nė krye tė kėtij organizimi.
Gatishmėria e biznesmenit, Pavllo Apostolit, bashkėpronar i njė kompanie farmaceutike, qė ka veprimtari edhe nė Shqipėri, i cili mundėsoi tė siguronte 21.4 ton klor, nėpėrmjet drejtorit tė ujėsjellėsit tė Athinės, aq i domosdoshėm pėr klorimin e mjediseve tė pas pėrmbytjeve. Njė ndihmė e konsiderueshme kjo, kur dihet se njė ton klor ka vlerėn e 900 , pra rreth 20 mijė , veē transportit dhe mjeteve tė tjera ndihmėse.
Nga prefektura e Trikallas u ēuan 20 ton ushqime pėr banorėt dhe 18 ton ushqime pėr kafshėt. Po kjo prefekturė, mė 4 mars do tė ēojė edhe 10 ton ushqime pėr qytetarėt e prefekturėn e Shkodrės. Ndihma tė konsiderueshme tė bashkisė dhe prefekturės sė Korinthit u shoqėruan nga zėvendės prefekti dhe nga kryetari i shoqatės Irfan Abazaj, direkt pėr nė prefekturėn e Shkodrės.
Si dhe mbi 30 ton ushqime dhe veshje te reja dhuruar nga shqiptarėt, stacioni televiziv ANTENA dhe Bashkia Anavisos.
I veēantė ishte takimi i Ambasadorit Minarolli me zotin Minos Kyriakou, me orgjinė nga Poliēani i Gjirokastrės, drejtues i stacionit televiziv ANTENA, i cili u solidarizua dhe shprehu gatishmėrinė pėr ndihma nė vazhdim.
Duart qė japin janė mė tė shenjta se buzėt qė luten... Ėshtė njė shprehje kjo e ardhur nga pėrvoja e jetės njerėzore, nė shekuj, por qė zė vend nė mirėnjohjen e banorėve tė zonave tė pėrmbytura.
Duart e ndihmės u zgjatėn nga bashkėkombėsit tanė, tė cilėt nuk dalin dot nga hallet e shqiptarėve qė jetojnė nė vendin e tyre. Makinat me ndihma nuk kalonin vetėm nga vendi fqinj, nė doganat greke e shqiptare, pėr nė udhėt, qė tė shpinin nė Shkodėr, por kalonin edhe nėpėr udhėt shpirtėrore tė fėmijėve pėr prindėrit, pėr fqinjin, bashkėqytetarin e bashkėkombasin, si dhe nė udhėt e miqėsisė tė dy popujve. Mikpritja ishte ashtu siē dinė shkodranėt.
Kryetari i bashkisė Lorenc Luka, prefekti Maxhid Cungu ishin mikpritėsit e miqve grekė, tė ardhur sė bashku me ndihmat, -na thotė Ambasadori Minarolli dhe veēon nėndrejtorin e pėrgjithshėm tė Policisė Rrugore, qė garantoi udhėtimet pa asnjė problem tė autokolonave qė shkonin nė drejtim tė Shkodrės. Nė bazė tė planit tė komisionit ndėrqeveritar ishin marrė tė gjitha masat e pritjes sė autokolonave, qė nga doganat e deri nė depot e pritjes nė Shkodėr.
Le ta mbarojmė shkrimin tonė me fjalėt e Kryetarit tė Bashkisė sė Marusit, zoti G. Patuli, qysh nė datėn 11 janar deklaroi: Bashkia e Marusit ndodhet pranė vendit tonė fqinj, me tė cilin na afrojnė lidhje vėllazėrore dhe miqėsore, tė cilat forcohen edhe mė shumė nga mijėra emigrantė ekonomikė shqiptarė, qė punojnė nė vendin tonė. Do tė ndodhemi pranė tyre me ēdo lloj ndihme, ashtu siē jemi pranė ēdo njeriu qė ndodhet nė nevojė!...
E Premte, 05 Mars 2010