E Merkure, 08 Shtator 2010



Tri qasje pėr Veriun

Faton Raēi

Vėmendja e Prishtinės, e Beogradit dhe e Bashkimit Evropian ėshtė kthyer kah Veriu problematik i Kosovės. Natyrisht, platformat dhe strategjitė e veprimit janė ndryshme. I pėrbashkėt duket se ėshtė vetėm problemi.



Deklarata qė i dha tė mėrkurėn portalit EurActiv, ambasadori i Serbisė nė Berlin Ivo Viskovic, se zgjidhja definitive e “problemit tė Kosovės mund tė gjendet atėherė kur Serbia tė anėtarėsohet nė BE”; por, edhe ajo e shefit tė tij, Vuk Jeremic, i cili po tė mėrkurėn nė Budapest theksoi se, nėse Serbisė do t’i duhet tė zgjedhė mes Kosovės dhe BE, ajo do tė zgjedhė Kosovėn, tregojnė se ekziston njė presion ndaj Beogradit pėr ndėrrimin e kursit politik ndaj Kosovės.

Paralelisht, zėdhėnėsi i Qeverisė sė Kosovės, Memli Krasniqi, po tė njėjtėn ditė deklaroi se idetė e tilla tė Beogradit ose tė dikujt tjetėr nuk duhet tė merren seriozisht, ngase bisedime pėr statusin s’mund tė ketė mė kurrė.

“Ėshtė qesharake qė dikush tė bjerė nė grackėn e mendimeve se pėrsėri mund tė ketė negociata pėr statusin e Kosovės. Tė gjithė atyre qė kanė hezitime apo huti tė tilla iu themi qė t’i heqin, sepse pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme, e patjetėrsueshme dhe e pėrhershme. Idetė pėr negociata tė tilla, qė mund tė gjenerojnė nė Beograd apo diku tjetėr, janė absolutisht tė parėndėsishme dhe s’duhet t’i marrim seriozisht”, theksoi Krasniqi para gazetarėve. Megjithatė, Krasniqi nuk ia mbylli dyert Serbisė pėr bisedime qė ndėrlidhen me bashkėpunimin rajonal dhe qė janė nė funksion tė pėrmirėsimit tė jetės sė qytetarėve tė dy shteteve.

Ngjashėm me zėdhėnėsin e Qeverisė sė Kosovės mendon edhe ambasadori britanik nė Beograd, Stephen Wordsworth. Gjatė njė interviste pėr gazetėn beogradase ‘Vecernje Novosti’, Wordsworth theksoi tė mėrkurėn se statusi i Kosovės ėshtė ēėshtje e mbyllur.

“Bisedimet ndėrmjet Beogradit e Prishtinės janė tė nevojshme, por jo pėr statusin dhe njohjen e pavarėsisė, por rreth asaj se si tė zgjidhen problemet e shumta, ashtu qė njerėzve qė jetojnė nė Kosovė t’iu sigurohet njė jetė mė e mirė. Kjo gjė domosdoshmėrisht nėnkupton edhe njohjen formale tė pavarėsisė”, deklaroi ambasadori Wordsworth.



Tri versione tė ndryshme

Ajo qė bie nė sy ėshtė se kemi tė bėjmė me tri qasje tė ndryshme rreth problemit tė Kosovės, gjegjėsisht veriut tė saj. E para ėshtė njė qasje e padefinuar e BE-sė, sipas sė cilės integrimi i Serbisė dhe raportet e saj ndaj Kosovės janė dy ēėshtje tė ndara; e dyta, njė qasje shantazhuese e Serbisė ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, ngase ajo ēėshtjen e integrimit tė Veriut nė Kosovė e konsideron problem tė brendshėm, ose e lidh me referendumin pėr ndarje tė Republika Srpska-s; dhe e treta, njė qasje e qartė dhe praktike e grupit tė vendeve tė Kuintit (SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania) dhe e Qeverisė sė Kosovės, sipas sė cilės statusi ėshtė punė e pėrfunduar, por jo edhe raportet ndėrfqinjėsore mes Serbisė dhe Kosovės.

Nė fakt, qė nga publikimi i strategjisė pėr integrimin e veriut problematik tė Kosovės, ndonėse jo publikisht, Serbia po pėrballet me presione diplomatike pėr ndėrrimin e kursit politik ndaj Kosovės. Edhe pse askush zyrtarisht nuk e konfirmon se nga ministri i Jashtėm Jeremic ėshtė kėrkuar “zbutja e retorikės rreth Kosovės”, e as ajo qė Serbia duhet ta pranojė Kosovėn para hyrjes nė BE, deklaratat e fundit tė komisares britanike pėr Politikė tė Jashtme tė BE, Catherine Ashton, dhe tė ambasadorėve tė Gjermanisė dhe Francės nė Beograd, Wolfram Mass dhe Juan Fransoa Teral, treguan haptas se Kosova pėr ta ėshtė njė partner rajonal dhe se, si pasojė, Serbia “duhet t’i zgjidhė problemet e saj me kėtė fqinj”.

Pra, vendet e Kuintit konsiderojnė qė kėto dy ēėshtje s’mund tė ndahen nga njėra-tjetra, njėsoj siē rezulton se brenda BE nuk ka harmonizim qėndrimesh rreth qasjes ndaj Kosovės. Pėrndryshe, si mund tė kuptohet zgjatja e mandatit tė pėrfaqėsuesit tė lartė civil nė Kosovė, Pieter Feith, nga ana e BE, menjėherė pas publikimit tė strategjisė sė tij pėr integrimin e Veriut?

“Edhe pse Strategjia s’e gėzon pėrkrahjen e BE, kjo s’do tė thotė qė BE e mbėshtet mosbashkėpunimin nė elementet e kėtij dokument qė lidhen me qasjen e pėrbashkėt tė BE ndaj veriut”, deklaroi ditė mė parė i dėrguari i BE nė veri tė Kosovės, Michele Guiffoni, por pa sqaruar se pėr cilėn qasje tė pėrbashkėt po fliste.

Si pasojė e kėsaj paqartėsie nė BE – hiq vendet e Kuintit - vjen edhe perceptimi i ndryshėm nė Beograd dhe Prishtinė rreth asaj se ē’lloj bisedimesh mund tė ketė mes tyre. Beogradi ende konsideron se nuk e ka humbur Kosovėn dhe se ka vend pėr kthim tė ēėshtjes prapa, ndėrkaq sipas Prishtinės dhe vendeve tė kuintit ky tregim ka pėrfunduar, por fokusi vihet nė ēėshtjet teknike nga tė cilat do tė pėrfitonin qytetarėt e tė dy vendeve.

Sado e dhimbshme qė mund tė tingėllojė, praktika e deritanishme nė Ballkan ka treguar se sa herė qė iniciativat pėr stabilizimin rajonal i janė lėnė nė duar tekave tė liderėve rajonalė, bashkėsia ndėrkombėtare ka paguar njė faturė tė dyfishuar.

10 vjet kanė qenė tė mjaftueshme qė Beogradi ta ridefinojė politikėn ndaj vendeve fqinje. Kėshtu qė, ofrimi i rasteve tė pafundme pėr Serbinė me kalimin e kohės u tregua njė qasje kontraproduktive. Dhuratat e pamerituara tė para vitit tė ri, nė formėn e heqjes sė vizave dhe pranimit tė kandidaturės pėr anėtarėsim, tek Serbia nxitėn bindjen se ėshtė shteti mė i rėndėsishėm rajonal. Njė mendim i tillė sikur po e nxit Beogradin qė tė mos pėrfillė asnjė rekomandim tė diplomacisė ndėrkombėtare, por qė tė dalė me ide dhe kalkulime irracionale. Kėto kalkulime, kryesisht tė shprehura pėrmes gojės sė kryediplomatit Jeremic dhe me njė mosakordim total tė BE-sė rreth ēėshtjes sė Kosovės, e rrjedhimisht edhe Veriut, po e mbajnė tė konservuar kėtė pjesė tė Kosovės ashtu siē ėshtė – si njė rezervat krimi tė organizuar.

Nėse iniciativat e shteteve tė kuintit nuk pasohen me njė mospėrfshirje aktive tė BE-sė pėr integrimin e Veriut, dhe me ndėrprerjen e njė politike shantazhuese tė Beogradit, sigurisht qė problemi i Veriut s‘do tė zgjidhet. Dhjetė vjetėt e kaluara e dėshmuan qartė kėtė gjė...



E Premte, 05 Mars 2010










© Copyright 2003 - 2010  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP