|
 |
Njerėz tė mirė dhe profesionistė Bardh Taēi Para do kohe, iku nga jeta, nga njė sėmundje e pashėrueshme, kunati im, njė punėtor qė gjithė jetėn e tij punoi e sakrifikoi pėr tė mbajtur e ushqyer familjen e katėr fėmijė tė vegjėl tė cilėt i la jetimė.
Nė kėto kushte, mua dhe familjes time na u desh tė ndihmonim me gjithēka tė mundshme e tė vogėl. Duke u shtyrė nga shumė arsye tė ndryshme, udhėtonim me autobuzat e linjės Athinė - Lushnje - Tiranė.
Mė kujtohet si sot ajo ditė, kur ne dėrguam njė pako nėpėrmjet agjensisė sė kėsaj linje. Aty u njohėm me dy shoferat e itinerarit, dy vllezėrit Shkurti. Me pak fjalė u tregova historinė e mė sipėrme, mė shikuan me dashuri dhe respekt duke na u gjendur tė gatshėm qė tė na ndihmonin jo vetėm sot, por sa herė tė kishim nevojė pėr tė dėrguar ilaēe apo ēdo ndihmė tjetėr.
Kureshtja e mirėnjohja mė shtyu qė tė mėsoj mė shumė pėr kėta njerėz tė shkėlqyer, tė cilėt janė Ilir e Bledar Shkurti, dy shofera jo vetėm tė zotė, por edhe njerėz tė respektueshėm, pėr tė cilėt kudo qė u interesova vetėm fjalė tė mira mėsova.
Gjatė gjithė kohės qė kanė punuar dhe punojnė nė kėtė linjė nuk kanė pasur as mė tė voglin problem, pėr sa u pėrket ankesave tė klientėve dhe respektimit tė rregullave tė qarkullimit rrugor.
Nuk mjafton vetėm tė qenurit profesionist, por mbi tė gjitha duhet tė jesh njeri dhe human. Ėshtė pikėrisht humanizmi qė i karakterizon dy vėllezrit Shkurti.
Athinė
E Premte, 05 Mars 2010
|
 |
|