E Premte, 31 Tetor 2014



Emra vendesh në krahinën e Lunxhërisë

Foto V. Malo

Përgjatë luginës së lumit Drino, me drejtim veri-jugë, shtrihet vargmali Shendelli-Lunxheri-Bureto. Krahina e Lunxhërisë shtrihet në rrëzë të malit të Lunxhërisë dhe kodrave në perëndim të tij.

Lunxhëria përbëhet nga një varg fshatrash: Labova e Zhapës, Dhoksati, Qesorati, Erindi, Kakosi, Karjani, Tavani, Minguli, Nokova, Këllëzi, Gjati, Hundëkuqi, Tërbuqi, “Andon Poçi”, Krina, Latovishta, Tranoshishta, Suha, Selcka, Stegopuli, Gjonoshat, “Asim Zeneli”, dhe qendrat arkeologjike të Antigonesë dhe të Jermës.

Gjeografikisht në krahinën e Lunxhërisë bëjnë pjesë edhe Hormova e Lekli, që administrativisht i takojnë rrethit të Tepelenës.

Lartësia e Malit të Lunxhërisë është 1851 m, kurse e pllajës së Çajupit është 1200 m. Qafa e Çajupit është udhëkalim nga Zagoria për në luginën e Drinos. Pllaja e Çajupit është vend i njohur për ujët e ftohtë të saj dhe klimën e shëndetshme.

Nga Qafa e Çajupit dhe Pllaja e Çajupit mori llagapin e vet poeti Andon Zako (Çako) nga Sheperi i Zagorisë, autor edhe i veprës teatrale “Mysafirët e Çajupit”.

Në kodrat afër Gjirokastrës është Kalaja e Shëntriadhës, që ka marrë emrin nga kisha që ndodhej atje dikur.

Mbi lumin Drino ndodhet Ura e Subashit, që lidh Lunxhërinë me krahinën e Kardhiqit dhe rrugën kombëtare.

Kodrat përfund fshatit “Asim Zeneli” quhen Pesjak.

Sipas studjuesit grek Andrea Mamopulos, toponimi Lunxhëri vjen nga Ling, emri i lashtë i malit të Lunxhërisë, nga i cili mori emrin edhe krahina. Këtë shpjegim e gjejmë qysh në “Kronikën e Dropullit”, e datuar në vitin 1520.

Sipas nesh, toponimi Lunxhëri prejvjen nga italishtja luongo, që do të thotë i gjatë. Përballë “Malit të gjatë” është Mali i Gjerë dhe, në rrëzë të “Luongerisë” është fshati Gjat.

Në greqishte ekziston trajta Linxuria (Lintsouria) dhe në populloren vulgare - Lunxhuria. Në variantin Linxuria emri ka lidhje me rrënjën linx, linëz - tokë argjilore, shist.

Disa fshatra në veri të krahinës njihen me toponimin Odrie.

Mendoj se Odrie vjen nga fjala dhri, që i thonë dushkut. Këtë e përforcon edhe kënga popullore, që thotë:

Labova një rrëzë mali,

shokë, do na marrë malli

për të bukurën Odrie,

tërë lisa, tërë hije.

Një lumë në Gjermani quhet Oder.

Fjala Hos, toponim dhe burim në Malin e Lunxhërisë, ngjan se lidhet me fjalën hosh. Hosh në turqishte i thonë joshjes, diçkaje që të hap oreksin. Por më shumë lidhje me hosh ka toponimi Hoshtevë, fshat në Zagori, pas malit të Lunxhërisë.

Toponimi Qesorat lidhet me emrin e Jul Qesarit, i cili kaloi andej gjatë fushatës së tij ushtarake në Thesali. Trajta Qestorat është e mëpasme.

Sipas shkrimtarit Petro Dudi, tek monografia “Qestorati një legjendë”, në një periudhë të hershme fshati Qestorat quhej Sokrat. Po sipas tij, toponimi është i prejardhur nga shtufi që quhet qesorat.

Famën si fshat i qytetëruar ose me jehonë perandoreake, e ruan shprehja “Ç’më je veshur sikur do të shkosh në Qestorrat!”, (po sipas Dudit).

Toponime brenda ose përreth fshatit Qestorat, sipas librit “Qestorati një legjendë”: Mëhalla e Poshtme, Mëhalla e Sipërme, Gurra e Mingulit, Kroi i Kalbët, Kroi i Sipërm, Përroi i Madh, Përroi i Taborit, Pllaja e Vreshtave, Shpella e Korrakut, Shpella e Çarë, Çeta, Çetaz, Ballarti, Ballëlarti, Lëmi i Æaharos, Lëmi i Kito Kostilit, Lëmi i Nastae, Gjoparja, Pylli i Valmares, Mollër, Shtegu i Aximit, Dunicë, Grabovicë.

Saraqinishtë prejvjen nga saraçenët, që, me sa duket, lanë gjurmë kur kaluan në atë krahinë.

Nga sllavishtja prejvjen emri i fshatit dhe i lumit Suhë, - vend i thatë. Më lashtë emri i fshatit Suhë ishte Sohako. Në gjuhën indiane gjejmë fjalën suhasini = vajzë që qesh ëmbël.

Toponimi Krinë vjen nga greqishtja krua.

Selckë ka lidhje me fjalën sllave fshat i vogël.

Tranushishtë ka në rrënjë fjalën greke trano (tranos) që do të thotë i madh.

Stegopul ka lidhje me: shtegu i vogël, i ngushtë. (Në literaturën greke e gjejmë dhe Nagopul). Në greqishte trajta Stegopoli na shpie tek rrënja strehë (strehë e vogël).

Latovishta dikur quhej Letovinë, më pas Litovon (Litovonion) Letovishtë e mandej - Latovishtë. Latovishta disa herë shqiptohet Ladovishtë. Kjo afrohet me latinishten laudus, - i lavdërueshëm.

Labova e Zhapës e ka marrë emrin nga familja Zhapa, vëllezërit e pasur Vangjel e Konstandin Zhapa. Zhapë në Gjirokastër i thonë lëkurës së bostanit.

Labovë ka rrënjën lab, e cila lidhet me labin, labotin dhe prapashtesën e ka sllave. Mund të themi se cilëson një Labëri të vogël.

Sipas gjuhëtarit Eqrem Çabej, Labëria shtrihej deri në fshatin Suhë. Këtë e përforcon ekzistenca e një vargu toponimesh me rrënjën ose trajtën lab, Labovë:

Labovë e Madhe, Labovë e Vogël; Labovë e Zhapës, Labovë e Kryqit; Labovë e Lunxhërisë, Labovë e Libohovës. Edhe kjo e fundit, ndonse administrativisht përfshihet në krahinën e Libohovës, është Lunxhëri.

Në zonën e Lunxhërisë gjejmë toponimet Dhoksat (që lidhte me fjalën lavdi të greqishtes).

Toponimin Tërbuq e shpjegojmë me: Të tërë bujq.

Kakos mund të shpjegohet me: i keq, nga greqishtja. Karjan, me Karajan (në turqisht: Jani i Zi), ose me greqishten karja, që i thonë arrës.

Toponimi Tavan lidhet me trajtën që ka vendi ku është ndërtuar fshati ose me ndonjë episod që lidhet me tavanin.

Po ashtu, Hundëkuq, mund të lidhet me ndonjë person ose me baltën e kuqe argjilore.

Fshati Mingul në Lunxhëri ka lidhje kuptimore me mëngën dhe të ngulurit. Në Devoll kemi fshatin Menkulas, kurse në Labëri mbiemrin Minga.

Erind, ngjan se ka lidhje me erën, aromën e këndshme

Këllëzi e gjejmë si mbiemër edhe në rrethin e Durrësit dhe në Tiranë.

Fshati “Ándon Poçi” dhe fshati “Asim Zeneli” janë themeluar në vitete 1950 dhe mbajnë emër dëshmori të Luftës Antifashiste Çlirimtare.

Toponimi Antigone ka lidhje me qytetin që Pirrua i Epirit ngriti për motrën e vet Antigona.

Toponimi Jermë mund të ketë lidhje me jermin - gjendje midis gjumit dhe zgjimit, ose me emrin Jeremi. Ndërkaq, në greqisht, lojerma i thonë “perëndimt të diellit”

Toponimet Azmak dhe Kserolak, e kanë prejardhjen nga greqishtja (hazmak - kanal, kserolak - përrua i thatë).

E Merkure, 08 Qershor 2011



Komento

Mesfushori i Olympiakosit, shqiptari nga Struga me nënshtetësi zviceriane, Pajtim Kasami, është shpallur lojtari...
Ish traineri i Greqisë, portugezi Fernando Santos do të jetë traineri i ri i përfaqësueses së...
Qëndrimi i Frank Lampard-it tek Manchester Cuty ka gjasë të shtyhet deri në shkurt të 2015-s, sipas Sky...
Manchester United vazhdon tatëpjetën, teksa të dielën u mund 5-3 nga Leicester City. Për një nga legjendat...
Daniele de Rossi do të mungojë nga ndeshjet vendimtare me Manchester Sity dhe Juventus, pasi siç bëri të ditur...
Avantazh të SYRIZA-s kundrejt Demokracisë së Re konstatojnë dy sondazhet e fundit. Në sondazhin e publikuar...
Që nga e premtja 19 shtator ka hyrë në fuqi amendamenti për makinat e pasiguruara, sipas të cilit u rikthehen...
Për tremujorin e tretë të këtij viti do të kemi për herë të parë ritme pozitive zhvillimi,...
Drekë pune do të kenë në Berlin, kryeministri grek Antonis Samaras dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, të...
Që nga e hëna, 15 shtator rikthehen masat kufizuese për qarkullimin e mjeteve në qendër të Athinës...


© Copyright 2003 - 2014  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP