E Enjte, 30 Tetor 2014



Ke leje rezidenti afatgjatė? Ja si pėrfiton qėndrim e punėsim nė territorin e Bashkimit Europian

Tribuna

Shkrimi i botuar nė numrin e kaluar tė Tribunės, mbi vendimin e Parlamentit Europian (PE), qė u jep tė drejtėn poseduesve tė lejes sė qėndrimit nė njė vend anėtar tė punojnė nė ēdo shtet tjetėr tė Bashkimit Europian, ka ngjallur mjaft interes ndėr lexuesit tanė tė shumtė. Por interesi ėshtė shoqėruar edhe nga pyetje tė arsyeshme, drejtuar nėpėrmjet emailit, apo dhe drejtėpėrdrejtė nė bisedat me ta.

Njė nga pyetjet ishte qė a mund tė pėrfitojnė edhe mbajtėsit e lejes afatgjatė apo edhe tė statusit tė rezidentit afatgjatė (epi makron diamenontos). Pyetja ishte me vend, pasi ne citonim se nė vendimin e PE thuhej qė “legjislacioni ri nuk do tė mbulojė ata qė kanė marrė statusin e banorit me qėndrim tė gjatė (rezident afatgjatė), refugjatėt dhe punonjėsit e komanduar (tė cilėt pėrfshihen nė rregulla tė tjera europiane)...”.

Pikėrisht, rezidentėt afatgjatė, pėrfshihen nė njė kategori tjetėr, e cila gjithashtu ka tė drejtėn e punėsimit nė vendet e BE, nėse ėshtė pajisur me leje qėndrimi nė njė vend anėtar.



Nė udhėzimin 2003/109EC tė Komisionit Europian, i cili u ndryshua pėr herė tė fundit nė maj tė vitit tė kaluar, dhe nė kapitullin “E drejta e qėndrimit nė vende tė tjera tė BE”, pėrcaktohet se:

Rezidenti afatgjatė mund tė ushtrojė tė drejtėn e qėndrimit nė vend tjetėr tė BE nga ai qė i dha lejen e qėndrimit, pėr njė afat kohor mė shumė se tre muaj, nėse:

- Ushtron veprimtari ekonomike si rrogėtar apo si profesionist i lirė,

- Ndjek studime apo kualifikim profesional.

-Arsye tjetėr.

Gjithsesi, vendet anėtare tė BE mund ta kufizojnė numrin e lejeve tė qėndrimit. Gjithashtu, sa i pėrket politikave tė punėsimit, vendet e BE kanė tėd rejtėn t’u jepoj prioritet qytetarėve tė Unionit.

Gjatė dorėzimit tė kėrkesės pėr titullin e qėndrimit, autoritetet kompetente tė vendit tė dy tė BE (Vendi i parė i BE quhet ai qė ka dhėnė lejen e rezidentit afatgjatė), mund tė kėrkojnė paraqitjen e disa dokumenteve dhe posaēėrisht:

- Lejen e qėndrimit tė rezidentit afatgjatė,

- Letėrnjoftimin

- Kontratėn e punės,

- Vėrtetim tė banimit.

Gjithashtu, duhet tė dėshmojnė se disponojnė tė ardhura konstante e tė mjaftueshme si dhe siguracion mjekėsor.

Pjesėtarėt e familjes tė rezidentit afatgjatė mund t’i bashkohen apo ta shoqėrojnė nė vendin e dytė tė BE, me kusht qė familja tė jetė krijuar nė vendin e parė tė BE. Nė rast tė kundėrt, zbatohet udhėzimi 2003/86EC i Komisionit Europian pėr tė drejtėn e bashkimit familjar.

Vendi i dytė i BE mund tė refuzojė qėndrimin e emigrantit, vetėm nėse ekziston rrezik pėr rendin publik, sigurinė dhe shėndetin publik. Pėr kėtė tė fundit, udhėzimi parashikon mundėsinė qė vendi i BE tė kėrkojė ekspertizė mjekėsore pėr tė ēertifikuar se i interesuari nuk vuan nga sėmundje qė nė vendin pritės (vendin e dytė tė BE), nuk pėrbėjnė objekt dispozitash mbrojtėse.



Tė drejta

Rezidenti afatgjatė, qė nga momenti qė do tė pranohet nė vendin e dytė tė BE-sė, ka tė drejtė nė tė gjitha pėrfitimet qė kishte edhe nė vendin e parė, me tė njėjat kushte si dhe qytetarėt e vendeve tė bashkimit Europian.

Rezidenti afatgjatė nė vendin e dytė tė BE-sė, e ruan statusin e vet ndaj vendit tė parė tė BE-sė, derisa tė pėrfitojė tė njėjtin status nė vendin e dytė. Ai ka tė drejtė tė kėrkojė statusin e rezidentit afatgjatė nė vendin e dytė, pasi tė ketė mbushur njė qėndrim tė ligjshėm prej 5 vjetėsh.



Si pėrfitohet statusi i rezidentit afatgjatė

Pėr tė aplikuar kėrkesė pėr leje qėndrimi “rezident afatgjatė” duhet:

1. Tė jenė plotėsuar pesė (5) vite qėndrimi tė ligjshėm nė Greqi, pa ndėrprerje. Nėse gjatė kėtyre pesė viteve, jeni larguar jashtė Greqisė njė herė pėr mė pak se gjashtė (6) muaj, periudha e largimit nuk zbritet nga afati pesė vjecar. Nė qoftė se jeni larguar jashtė Greqisė per mė shumė se gjashtė (6) muaj pa ndėrprerje, duhet tė prisni derisa tė plotėsohen muajt qė jeni larguar, dhe atėherė paraqitet kėrkesa pėr aplikim. Nėse gjatė periudhes pesė (5) vjecare, jeni larguar disa herė nga Greqia, pėr njė periudhė kohore nė total mė pak se dhjetė (10) muaj, kjo periudhė nuk zbritet nga afati pesė (5) vjecar. Nėse jeni larguar nga Greqia pėr njė periudhė kohore mė shumė se dhjetė (10) muaj nė total, atėherė duhet tė prisni derisa tė plotėsohen muajt qė jeni larguar per tė paraqitur kėrkesen pėr aplikim.

2. Tė jeni nė gjendje, qė me tė ardhurat qė fitoni tė plotėsoni nevojat personale si dhe ato tė familjes suaj. Duhet tė keni ardhura tė paktėn nė nivelin e €8.500 nė vit, pa llogaritur ndihma sociale (p.sh. pėr paaftėsi nė punė). Nėse jeni familjar, duhet qė pėr cdo anėtar tė familjes suaj tė kini njė shumė shtesė prej €1.275 nė vit. Kjo do tė thotė se, nėse familja pėrbehet nga ju (kryefamiljari) dhe bashkėshortja, duhet tė dispononi tė ardhura qė pėrllogariten si mė poshtė €8.500 + €1.275 = €9.775 nė vit. Nėse keni edhe njė fėmijė, atėherė duhen edhe €1.275 tė tjera nė vit etj.

3. Tė keni sigurim tė plotė, personal dhe tė familjes (personave nė ngarkim), pėrsa u pėrket shpenzimeve shėndetėsore.

4. Tė keni tė paktėn dėftese tė shkollės 8-vjecare, tė marrė nė Greqi, ose Ēertifikatė mbi Njohuri tė gjuhės, historisė dhe kulturės Greke, tė Sekretarisė sė Pėrgjithshme tė tė Mėsuarit tė Perjetshėm, tė Ministrisė sė Arsimit.



Dokumentacioni qė kėrkohet:

1. Fotokopje e tė gjitha faqeve tė pasaportės, tė ciles nuk i ka mbaruar afati ose fotokopje dokumenti tjetėr udhėtimi tė njohur nga Greqia. Nė qoftė se gjate pesė (5) viteve keni patur mė shumė se njė pasaportė, atėherė duhen fotokopje tė secilės prej tyre, tė cilat i bashkėngiten kėrkesės.

2. Fotokopje tė lejes sė qėndrimit, qė nuk ka pėrfunduar afati i vlefshmėrisė, ose vėrtetim qė ju keni aplikuar pėr riperteritjen e saj.

3. Kopje tė deklaratave tatimore tė dy (2) viteve tė kaluara, pasi ėshtė kryer kontrolli nga Zyra Tatimore. Nė qoftė se pėr vitin e fundit ende nuk ėshtė kryer, mjafton thjesht njė kopje e deklaratės sė tė ardhurave qė keni paraqitur.

4. Vėrtetim nga IKA, OAEE, etj, se ju dhe familja juaj (personat nė ngarkim) jeni tė siguruar me mbulim tė plotė tė shpenzimeve shėndetėsore.

5. Fotokopje tė kontratės sė blerjes (zotėrimit ose pronėsisė) sė shtėpise, tė legalizuar ose kontratėn e qirasė sė shtėpisė, tė konfirmuar nga zyra tatimore. Nėse banoni nė shtėpi qė jua kanė lėnė nė pėrdorim, duhet tė paraqisni deklaratė tė pronarit tė shtėpisė, nė tė cilėn ai deklaron se ju ka lėnė nė pėrdorim banesėn konkrete, dhe pėr tė cilėn ai nuk mer qira, tė konfirmuar nga Zyra e tė Ardhurave tė Shėrbimi Publik Financiar kompetent.

6. Tė paktėn dėftese tė shkollės 8-vjecare, tė marrė nė Greqi, ose Ēertifikatė mbi Njohuri tė gjuhės, historisė dhe kulturės Greke.

7. Tre (3) fotografi me ngjyra.

8. Njė (1) pagesė aplikimi (paravolo) prej 600 €.



Tė drejta

Mbajtėsi i lejes “rezident afatgjatė” ka trajtim tė barabartė me shtetasit grekė lidhur me:

1. Mundesinė pėr t’u punėsuar apo vetė-punėsuar si dhe kushtet e punėsimit, duke pėrfshirė edhe kriteret e pushimit nga puna dhe tė pagesės.

2. Edukimin dhe trajnimin profesional, duke pėrfshirė bursat pėr studim.

3. Njohjen e diplomave profesionale, certifikatave dhe titujve tė tjerė.

4. Sigurimin shoqėror dhe pėrfitimet kryesore tė ndihmės dhe mbrojtjes sociale.

5. Pėrfitimin e lehtėsive tatimore.

6. Mundėsine e strehimit, pėrdorimit tė mallrave dhe shėrbimeve qė janė nė dispozicionin e tij.

7. Tė drejtėn e integrimit nė shoqeri si dhe atė tė anėtarėsimit dhe pjesėmarrjes nė sindikata punėmarresve ose punėdhėnėsve, ose nė cdo lloj organizate, anėtarėt e sė ciles ushtrojnė njė profesion konkret, duke pėrfshirė edhe pėrfitimet qė akordohen nga ky lloj organizimi (duke respektuar dispozitat mbi rendin dhe sigurinė publike).

8. Lirinė e lėvizjes dhe vendosjes (me qėllim banimin) nė tė gjithė vendin. Kjo e drejtė mund tė kufizohet nė pėrputhje me dispozitat e Nenit 74 tė Ligjit 3386/05.



Pėr mė shumė klikoni: http://epimakron.ypes.gr/epimakron/

E Hene, 30 Janar 2012


Komentet e juaja

E Diele, 04 Maj 2014  reni papa
kam adien aoristtu kam te drejte te punesohem ne vendet e BE-se?
E Shtune, 24 Gusht 2013  gentjan bengu
Pershendetje,ju lutem do doja te dija se a kam te drejta pune ne gjermani me lejen e qendrimit aoristis dhiarkias qe kam...kam bere regjistrimin atje..nuk kam lejen 5 vjecare makran dhiarkias dhe si mund ta nxjerr kete te fundit n.q.se duhet patjeter?A ka shkolle ku mund ta nxjerr sa me shpejt?Ju faleminderit shume dhe do t"iu isha shume mirenjohes po te me pergjigjeni sa me pare.....
E Merkure, 14 Gusht 2013  gentian shuti
pershendetje.Nese keni mundesi kisha nje pyetje ju lutem.Jam mbajtes i statusit te rezidentit afatgjate te tipit 105/2006 kam me shume se 3 muaj ne gjermani dhe megjithese kam paraqitur 3 kontrata pune nuk po me japin lejen e punes se kane perparesi te papunet e ketushem ne baze te ligjit te brendshem te tregut te punes.Kjo eshte nje ceshtje e veshtire qe nuk di si do te zgjidhet.Nese dini ndonje menyre per te perfituar leje qendrimi ne gjermani do tju isha mirenjohes te ma thoni.Problemi tjeter qe dua te sqaroj eshte ai i shoqerimit te familjes qe thoni me lart.familja ime ka perfituar bashkim familjar ne greqi por jane akoma me vertetim blu.A mundem ti marr me vete nese marrin lejen e qendrimit 2 vjecare nga greqia dhe a munden te rrine me kete leje2 vjecare me shume se 3 muaj perderisa une kam status afatgjate qe ma lejon kete gje?flm.
E Hene, 28 Janar 2013  andi mihali
edhe une karte 10 vjecare kam po nuk e di a me lejohet te punoje ne europe.kam karte homogjene.per z ilia une kam jetuar ne gjermani edhe nuk eshte e veshtire te gjeshe pune edhe banese.
E Marte, 28 Shkurt 2012  ilia bogdani
Prsh stafit te gazetes TRIBUNA! Te njejtin shqetesim kam dhe une si gjithe te tjeret dhe ndodhem ne pritje te pergjigjes tuaj se besoj se jeni te vetmit qe mund ta beni kete!Une jam i pajisur me karte 10-vjecare e pretendoj te shkoj per pune ne Gjermani ku mund te siguroj kontrate pune e banese!......flm!
E Enjte, 09 Shkurt 2012  Qemal Gjonpalaj
Ne cilat zyre mund te aplikojme per keto leje?
E Shtune, 04 Shkurt 2012  Tribuna
Pershendetje. Per gjithe pyetjet tuaja dhe te atyre qe na kane telefonuar, kemi kerkuiar nje takim ne ministrine e brendshme qe shpresojme ta kryejme brenda ketyre diteve e do t'ju pergjigjemi. Ne thjesht percollem tek lexuesi cfare eshte vendosur nga Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian. Kalofshi mire
E Premte, 03 Shkurt 2012  
shkolla greke eshte kusht, se s ben duhet ta kemi diplomen? pres pergjigje. faleminderit.
E Enjte, 02 Shkurt 2012  BESNIK MUCO
Ju lutem do desha te di me lejen 10-vjecare mund te shkoj ne itali per te punuar?Nuk kam dhene kurs per greqishten nuk kam lejen(epimakron diamenontos) Kontrate pune gjej ne itali,por cfare duhet te bej si dhe ku..Fleminderit!
E Merkure, 01 Shkurt 2012  altin pulaj
Faleminderit per pergjigjen.Ndodhem ne itali dhe ne kuesture me thane qe nuk e njohim kete lloje leje..
E Merkure, 01 Shkurt 2012  Tribuna
Altin, si posedues i lejes Aoristu perfiton si rezidentet afatgjate, pra ke te drejte te punesohesh ne cdo vend te BE-se, por ne varesi te vendit, mund te te kerkojne kontrate pune. Kalofshi mire
E Merkure, 01 Shkurt 2012  altin pulaj
kam mare qe para 3 vjetesh(adia paramonis aoristou xronou)mund te punoje dot ne shtet tjeter europian?

Komento

Mesfushori i Olympiakosit, shqiptari nga Struga me nënshtetësi zviceriane, Pajtim Kasami, është shpallur lojtari...
Ish traineri i Greqisë, portugezi Fernando Santos do të jetë traineri i ri i përfaqësueses së...
Qëndrimi i Frank Lampard-it tek Manchester Cuty ka gjasë të shtyhet deri në shkurt të 2015-s, sipas Sky...
Manchester United vazhdon tatëpjetën, teksa të dielën u mund 5-3 nga Leicester City. Për një nga legjendat...
Daniele de Rossi do të mungojë nga ndeshjet vendimtare me Manchester Sity dhe Juventus, pasi siç bëri të ditur...
Avantazh të SYRIZA-s kundrejt Demokracisë së Re konstatojnë dy sondazhet e fundit. Në sondazhin e publikuar...
Që nga e premtja 19 shtator ka hyrë në fuqi amendamenti për makinat e pasiguruara, sipas të cilit u rikthehen...
Për tremujorin e tretë të këtij viti do të kemi për herë të parë ritme pozitive zhvillimi,...
Drekë pune do të kenë në Berlin, kryeministri grek Antonis Samaras dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, të...
Që nga e hëna, 15 shtator rikthehen masat kufizuese për qarkullimin e mjeteve në qendër të Athinës...


© Copyright 2003 - 2014  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP