E Marte, 18 Qershor 2013
Vetėm me FROG
fiton x2!



Romney mė pranė nominimit

Klodi Shehu

Askush nga kandidatėt presidencialė republikanė tė mbetur nė garė duket se nuk mund ta arrijė mė Mitt Romney, ish guvernatorin e Masacusets qė kėrkon tė pėrballet me Presidentin demokrat Barak Obama nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė nėntorit.

Mitt Romney ka ecur shumė hapa pėrpara rivalėve tė tij brenda partisė, Rick Santorm, Newt Gingrich e Ron Paul dhe tashmė ėshtė konsoliduar bindja se ai do tė jetė i nominuari republikan.

Nė zgjedhjet paraprake qė republikanėt zhvilluan tė martėn nė tre shtete Maryland, Washington DC dhe Wisconsin, Romney shėnoi njė fitore tė trefishtė dhe 98 delegatė gjithsej.

Ndėrsa nė 31 shtetet ku republikanėt kanė pėrmbyllur zgjedhjet paraprake, Romney ka fituar 630 delegatė nga 1.144 qė i nevojiten pėr nominimin nė koventėn republikane, nė gusht. Mė pranė tij ėshtė Santorum me 262 delegatė tė fituar, Gingrich 135, ndėrsa Paul ka grumbulluar njė numėr tė papėrfillshėm prej 51 delegatėsh.

Pavarėsisht kėtij hendeku nė avantazh rivalėt e Mitt Romney nuk kanė dhėnė asnjė shenjė pėr t’u tėrhequr nga gara. Kundėrshtarėt e Romney, sidomos Santorum, shpreson tė krijojė disa pengesa duke fituar nė disa shtete, nė mėnyrė qė tė dobėsojė nominimin e tij nė konventėn e gushtit.

“Romney ėshtė shumė i moderuar pėr tė arritur suksesin qė tė jetė njė kandidat republikan pėr president”, tha Santorum pas humbjes qė pėsoi tė martėn, por me besimin nė fitore nė Pensilvani ku ka qenė senator apo nė Teksas ku dominojnė konservatorėt.

Por gjithsesi, Romney ka tė drejtė tė shikojė pėrpara pasi ai ka jo vetėm njė epėrsi gati tė pakėpėrcyeshme nga rivalėt, por ėshtė mbėshtetur dhe nga figura historike tė republikanėve, sė fundi dhe nga presidenti George H.Bush (Presidenti Bush i madh) qė nėnkputon se partia po unifikohet rreth tij.

Romney i dha fjalimit tė fitores nė tre shtete tonet e njė fjalimi tė njė gare gjenerale, i fokusuar tėrėsisht tek puna e dobet e Presidentit Obama qė pėr tė pėrkthehet rritje e cmimit tė gazit, deficitit buxhetor, shpenzimeve buxhetore, papunėsisė, etj.

“Unė nuk dua tė transformoj Amerikėn. Unė dua tė kthej vlerat e mundėsive dhe tė lirisė ekonomike dhe tė kufizoj rolin e qeverisė”, tha Romney i cili u bėri thirrje votuesve nė 19 shtetet, ku pritet tė zhvillohen zgjedhjet paraprake, qė t’i bashkohen alternativės sė tij.

Edhe presidenti Obama duket se e shikon multimilionerin Mitt Romney si rivalin e tij nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė nėntorit.

Obama shfrytėzoi njė takim me gazetarėt e Associated Press tė martėn pėr tė pėrcjellė njė mesazh pėr amerikanėt dhe pėr tė pėrmendur pėr herė tė parė emrin e Romney, i cili ka mbėshtetur njė projekt buxhetor tė ligjvėnėsve republikanė miratuar javėn e kaluar nga Dhoma e Pėrfaqėsuesve e kontrolluar nga kjo forcė politike.

Projekt- buxheti i republikanėve pėr vitin 2013, njė plan 3.5 trilion dollarė, parashikon shkurtimin e deficitit gjatė 10 viteve tė ardhshėm me disa triliona dollarė mė shumė se propozimi i presidentit Obama, duke eleminuar programe qė kryesisht ndihmojnė amerikanėt me tė ardhura tė pakta dhe shkurtuar taksat pėr amerikanėt e pasur.

“Guvernatori Romney vlerėsoi versionin e parakohshėm tė buxhetit republikan si “marvelous” (i mrekullueshėm) njė fjalė qė nuk mund ta dėgjoni tė pėrdoret kur bėhet fjalė pėr buxhetin”, ironizoi Obama, i cili i quajti propozimet e republikanėve receta pėr rėnie ekonomike, qė do tė kenė pasoja shkatėrruese pėr klasėn e mesme.

Obama i akuzoi republikanėt pėr nxitjen e njė plani radikal, “njė plan qė ėshtė i mbuluar hollė si Darvinizėm social”, siē u shpreh ai.

I gjithė ky zhvillim nė njė ditė mes palėve tregon se gara presidenciale nė SHBA ėshtė nxehur dhe se ekonomia ėshtė fokusi kryesor.

E Hene, 09 Prill 2012



Komento

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes delegacionit të Republikës së Kosovës dhe delegacionit të...
Nga një kërkim i bërë nga rrjeti profesional i revizionit ''Ernst&Young'', Sllovenia rezulton ndër vendet...
Policia italiane arrestoi të mërkurën 21 të dyshuar të klaneve mafjoze, gjatë një operacioni...
Policia kroate ka arrestuar 17 persona, përfshirë 10 doganierë, të dyshuar për korrupsion, bënë...
Bashkimi Evropian "ka shprehur kënaqësinë" për marrëveshjen e arritur mes Rusisë dhe SHBA-së,...
Anëtarët kurdë të PKK-s kanë nisur tashmë, sipas parashikimeve, tërheqjen nga territori turk drejt...
Shtetasi shqiptar Ermal Lita, një prej të arratisurve nga burgu i Trikalas në muajin mars, është arrestuar...
Policia greke ka identifikuar edhe një të kërkuar tjetër për incidentin e ndodhur më 29 mars në...
Marjan Kola identifikohet si një nga pjesëmarrësit e incidentit të Korinthit ku mbeti e vrarë një grua 25...
Një emigrant nga Republika Domenikane, që jeton në New Jersey, është fituesi i llotarisë kombëtare...


© Copyright 2003 - 2013  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP