E Premte, 24 Maj 2013
Vetėm me FROG
fiton x2!



Kush ėshtė Antonis Samaras

Antonis Samaras u lind nė Athinė, mė 23 maj 1951. Nė 1969, pas kryerjes sė arsimit tė mesėm nė Kolegjin Amerikan tė Athinės, shkoi pėr studime nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, fillimisht pėr ekonomi nė Universitetin Amherst dhe mė pas nė Harward, pėr administrim biznesi. Tema e tij e diplomės ishte “Marrėdhėniet midis kompanive shumėkombėshe dhe qeverive”. Flet anglish, frėngjisht dhe italisht.

U zgjodh pėr herė tė parė deputet me Demokracinė e Re mė 1977 dhe nė gjithė zgjedhjet qė pasuan deri mė 1993. Nė vitin 1989 emėrohet ministėr i financave, ndėrsa mė pas po atė vit, ministėr i jashtėm. Kėtė post e mbajti deri mė 13 prill 1992, kur dha dorėheqjen pas pėrplasjes me kryeministrin Micotakis pėr shkak tė ēėshtjes sė emrit tė FYROM; pėr tė njėjtėn arsye, nė tetor tė atij viti dha dorėheqjen edhe nga posti i deputetit.

Nė qershor 1993, Samaras shpalli partinė e vet, “Pranvera Politike”, e cila nė zgjedhjet e atij viti mori 4,88% tė votave dhe zgjodhi 10 deputetė, ndėrsa nė zgjedhjet e shtatorit 1996, nuk arriti tė kalonte pragun e 3 pėr qindshit, me rezulat tė mbetet jashtė parlamentit.

Nė zgjedhjet e marsit 2004, Antonis Samaras, me anė tė njė deklarate ftoi pėrkrahėsit e partisė sė tij tė votonin pėr Demokracinė e Re dhe pak mė vonė e shpėrndau pranverėn Politike. Pastaj shpalli rikthimin e tij nė Demokracinė e re, me tė cilėn u zgjodh eurodeputet.

Nė vitin 2007 rikthehet pas njė mungese 11 vjeēare, nė parlamentin grek, si deputet i Demokracisė sė re, dhe nė janar 2008, kryeministri Kostas Karamanlis e pėrfshin nė qeverinė e vet, nė postin e ministrit tė kulturės.

Mė 29 nėntor 2009, fitoi zgjedhjet pėr kreun e Demokracisė sė re, nė njė votim tė anėtarėve dhe miqve tė partisė, ku morėn pjesė 782.136 qytetarė.

Samaras ėshtė i martuar dhe baba i dy fėmijve, djalė e vajzė.



E Hene, 02 Korrik 2012



Komento

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes delegacionit të Republikës së Kosovës dhe delegacionit të...
Nga një kërkim i bërë nga rrjeti profesional i revizionit ''Ernst&Young'', Sllovenia rezulton ndër vendet...
Policia italiane arrestoi të mërkurën 21 të dyshuar të klaneve mafjoze, gjatë një operacioni...
Policia kroate ka arrestuar 17 persona, përfshirë 10 doganierë, të dyshuar për korrupsion, bënë...
Bashkimi Evropian "ka shprehur kënaqësinë" për marrëveshjen e arritur mes Rusisë dhe SHBA-së,...
Anëtarët kurdë të PKK-s kanë nisur tashmë, sipas parashikimeve, tërheqjen nga territori turk drejt...
Shtetasi shqiptar Ermal Lita, një prej të arratisurve nga burgu i Trikalas në muajin mars, është arrestuar...
Policia greke ka identifikuar edhe një të kërkuar tjetër për incidentin e ndodhur më 29 mars në...
Marjan Kola identifikohet si një nga pjesëmarrësit e incidentit të Korinthit ku mbeti e vrarë një grua 25...
Një emigrant nga Republika Domenikane, që jeton në New Jersey, është fituesi i llotarisë kombëtare...


© Copyright 2003 - 2013  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP