E Premte, 24 Maj 2013
Vetėm me FROG
fiton x2!



Kur Andreas Papandreu thoshte “Jo, BE dhe NATO”...

Robert Goro

Nga Robert Goro



Greqia ishte njė nga vendet e para qė u lidh me Komunitetin Ekonomik Europian (siē u quajt menjėherė pas themelimit, mė 1958) – sot Bashkimi Europian.

Nė vitin 1958, kryeministri i atėhershėm i Greqisė, Konstandinos Karamanlis, shqyrtoi hollėsisht mundėsinė e aderimit tė vendit nė KE. Por ai ishte i vetėdijshėm se dimensionet e ekonomisė greke dhe infrastruktura e dobėt industriale, e bėnin tė pamundur anėtarėsimin dhe integrimin e plotė tė Greqisė, nė njė njė organizėm ku bėnin pjesė gjashtė nga vendet nė tė zhvilluara tė Europės Perėndimore (Franca, RFGj, Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda).

Kėshtu qė u pėrzgjodh formula e asociimit, qė do t’i mundėsonte Greqisė tė zhvillojė ekonominė e vet dhe, nė plan afatgjatė, tė mund tė bėhej anėtare e Komunitetit.

“Modernizimi i ekonomisė tonė, brenda zonės sė ngushtė tė tregut grek, ėshtė thjesht, i parealizueshėm”, argumentonte qeveria greke, nė seancėn pėr ratifikimin e marrėveshjes sė asociimit, qė ishte nėnshkruar nė korrik 1962, dy vjet pasi Greqia kishte paraqitur kėrkesėn.

Ndonėse marrėveshja u votua nga shumica e parlamentit, me pėrjashtim tė sė majtės sė qendrės, grupe interesi si unionet e zejtarėve si dhe ato tregtare, e kundėrshtuan ndėrlidhjen e vendit me organizmin mė tė fuqishėm ekonomik ndėrkombėtar. Madje edhe qendra e studimeve ekonomike njė organ konsultativ i qeverisė, ishte shfaqur skeptike, duke vėrejtur se “ndėrlidhja dhe anėtarėsimi perspektiv i Greqisė nė KE nuk do tė ndihmojė promovimin e zhvillimit ekonomik; pėrkundrazi, mund tė dėmtojė interesat jetike greke, shkurt, mund tė vejė nė rrezik vendin sa i pėrket bilancit tė pagesave dhe progresit ekonomik”.

Ndėrkaq, nė hapat e vet tė parė, marrėveshja u pezullua pėr njė periudhė shtatėvjeēare, pas grushtit tė shtetit tė 21 prillit 1967 dhe instalimit tė juntės sė kolonelėve. Regjimi i ri ndėrmori njė valė arrestimesh, duke pėrdorur edhe dhunėn, me qėllim qė tė eliminonte ēdo rezistencė ngado qė tė shprehej ajo. Brenda pak ditėsh thuajse gjithė politikanėt e vendit dhe sidomos ata tė sė majtės, u arrestuan dhe u dėrguan nė kampe pėrqendrimi apo internim; iu nėnshtruan torturave, deri edhe eliminimit fizik, ndėrsa media vu nėn njė regjim tė tė rreptė censure

Parlamenti Europian, mė 10 maj 1967 (pra njėzetė ditė pas grushtit tė shtetit), miratoi njė rezolutė ku theksohej se “marrėveshja e asociimit ndėrmjet KE dhe Greqisė do tė mund tė zbatohet vetėm nėse institucionet demokratike tė qeverisė dhe liritė politike dhe sindikaliste vendosen nė Greqi”.

Junta u rrėzua pėrfundimisht nė korrik 1974, dhe dy muaj mė vonė, 17 shtator, kur drejtimin e vendit e kishte marrė qeveria e shpėtimit kombėtar qė po pėrgatiste zgjedhjet e para tė lira nė atė qė u quajt “metapolitefsi” – demokratizim, Komisioni Europian vendosi riaktivizimin e marrėveshjes sė asociimit, qė si objektiv final kishte anėtarėsimin e plotė tė Greqisė nė Komunitetin Europian.

Nė qershor 1975, Greqia paraqiti kėrkesėn pėr anėtarėsim. Nė letrėn shoqėruese, Kryeministri Kostandinos Karamanlis garantonte se “ekonomia greke do tė mund tė kapėrcejė dobėsitė e veta strukturore dhe tė arrijė nivelin e shteteve tė zhvilluara perėndimore”. Mė parė, kėrkesa diskutohet nė parlament, ku partia komuniste dhe PASOK, votojnė kundėr. Madje lideri i PASOK-ut, Andreas Papandreu, qė pak vite mė vonė do tė dominonte pėr mė shumė se njė dekadė nė jetėn politike tė vendit, kishte kritikuar mjaft ashpėr aspiratėn pėr anėtarėsim tė Greqisė nė KE: “Anėtarėsimi nė KE bie ndesh me krijimin e njė politike autonome tė zhvillimit kombėtar dhe ėshtė nė konflikt me interesat afatgjata tė popullit grek... Anėtarėsimi do tė sjellė nėnshtrimin e vendit tonė ndaj njė qendre pushteti jashtė Greqisė”.

Disa muaj mė vonė, Komisioni Europian paraqiti opinionin e vet ndaj kėrkesės sė Greqisė. Nga njera anė theksonte se “i duhej dhėnė pėrgjigje pozitive” kėrkesės sė Greqisė pėr anėtarėsim, por nga ana tjetėr, sugjeronte njė periudhė para anėtarėsimi, me qėllim qė Greqia tė realizonte reformat e nevojshme ekonomike.

“Ekonomia greke, nė stadin aktual, pėrmban njė numėr karakteristikash strukturore, qė e kufizojnė aftėsinė e saj pėr t’u ndėrlidhur harmonikisht me ekonomitė e vendeve anėtare. Konkretisht, volumi krahasimor i popullsisė agrare, struktura e industrisė agrare tė Greqisė dhe baza relativisht e dobėt industriale, kėrkojnė ndryshime strukturore, pėr tė cilat Komuniteti Europian duhet tė marrė pėrsipėr njė pjesė tė kostos”.

Atėherė Karamanlis iu drejtua personalisht udhėheqėsve tė nėntė vendeve anėtare (Komuniteti i qenė shtuar mė 1973 Danimarka, Irlanda dhe Mbretėria Bashkuar), dhe arrin tė marrė pėrkrahjen sidomos nga presidenti francez Valery Giscard d’Estaing dhe kancelari gjerman Helmut Schmidt. Kėshilli i ministrave i KE e rrėzon opinionin e Komisionit dhe vendosi tė pranojė kėrkesėn pėr anėtarėsim tė Greqisė, me tė cilėn nėnshkruhet protokolli i anėtarėsimit nė maj 1979, qė pėrcaktonte se Greqia pranohej anėtare me tė drejta tė plota, nė 1 janar 1981.

Nė seancėn parlamentare pėr ratifikimin e marrėveshjes sė anėtarėsimit, PASOK-u largohet para se tė fillojė votimi, ndėrsa lideri socialist, Andreas Papandreu (qė kishte munguar edhe nė ceremoninė e nėnshkrimit), deklaron se me anėtarėsimin “u krye satelitizimi politik, ekonomik dhe kulturor i vendit tonė”.



Viti i parė i anėtarėsimit tė Greqisė nė BE pėrkoi me njė ndryshim radikal pushtetit politik nė vend. Nė zgjedhjet e 18 tetorit 1981, PASOK-u arrin njė fitore tė madhe, duke marrė 48,7% tė votave dhe 172 vende nė parlamentin me 300 deputetė, Demokracia e Re qė merr 35,87% tė votave dhe 115 vende, ia dorėzon krejt normalisht pushtetin socialistėve, tė cilėt kishin zhvilluar njė fushatė elektorale me tone tė theksuara anti europiane dhe anti NATO; parrulla “EOK kai NATO, to idio sindikato” (KE dhe NATO e njėjta sindikatė”, kishte dominuar nė retorikėn elektorale tė Andreas Papandreut, qė kishte shpallur se akti i parė i qeverisė sė tij nė rast se i fitonte zgjedhjet, do tė ishte largimi i Greqisė nga KE dhe NATO. Madje, menjėherė pas shpalljes sė rezultatit tė zgjedhjeve, udhėheqja e forcave tė armatosura kishte paraqitur dorėheqjen nė shenjė proteste ndaj retorikės antieuro-atlantike tė Papandreut. Por Konstandinos Karamanlis, qė ndėrkohė (1980) kishte kaluar nė postin e presidentit tė republikės, nuk i pranoi dorėheqjet dhe ndikoi nė qetėsimin e situatės.

Por edhe vetė Papandreu, menjėherė pas marrjes sė pushtetit, duket se e rishikoi angazhimin e tij elektoral lidhur me largimin e Greqisė nga Komuniteti Europian. Ndėrkaq, e pėrdori mjeshtėrisht para partnerėve tė europianė tė Greqisė, pėr tė marrė sa mė shumė pėrfitime pėr vendin e vet.

Diēka mė shumė se njė muaj pas fitimit tė zgjedhjeve, nė pjesėmarrjen e tij tė parė nė takimin e kėshillit tė ministrave nė Londėr, do tė paraqesė qėndrimin e ri tė Athinės pėr marrėdhėniet me KE:

“Partia jonė dhe qeveria jonė gjithmonė kanė qenė tė bindura se rregullat e sanksionuara pėr 9 - shen (shėnimi ynė: nėntė vendet anėtare veē Greqisė), ndoshta mund tė funksionojė drejt pėr ekonomitė industrialisht tė zhvilluara tė Europės Veriore. Por gjithsesi nuk u shkojnė pėr shtat vendeve tė Europės Jugore, tė cilat nuk kanė arritur akoma stadin e pjekurisė kapitaliste. Pėr kėto vende, mes tė cilave pėrfshihet Greqia, dhe nesėr Spanja apo Portugalia, kėto rregulla (tė 9-shes), janė shumė tė rėnda dhe do tė mund fare lehtė tė mbysin njė tip autonom zhvillimi ekonomik. Jugu i Europės nuk do tė mundė tė funksionojė nė kuadėr tė Komunitetit me rregulla tė formuluara pėr veriorėt. Qellimi i qeverisė tonė ėshtė ta shtrojė ēėshtjen nė referendum, ku alternativa bazė do tė jetė qėndrimi i Greqisė nė Komunitetin Europian si anėtar i plotė, apo me njė status tė posaēėm. Ēėshtja e referendumit ėshtė nė kompetencė tė presidentit dhe nuk mund tė themi me siguri se refrendumi do tė zhvillohet”.

Papandreu e dinte shumė mirė se presidenti Karamanlis, promotorri i anėtarėsimit tė Greqisė nė KE, nuk do tė lejonte kurrė mbajtjen e njė referendumi qė do tė vinte nė diskutim “arritjen historike pėr Greqinė”.

Vetėm pak muaj mė vonė, do tė bėhej e ditur se ēka synonte Papandreu me kėrcėnimin pėr largim nga Komuniteti Europian. Mė vonė, nė analizat pėr ato zhvillime ėshtė vėrejtur, mendoj me tė drejtė se “qeveria Papandreu, e pėrballur me realitetin e anėtarėsimit nė KE, perceptoi tezėn se kostoja e largimit do tė ishte mė e madhe se qėndrimi nė radhėt e Komunitetit. Me bazėn e kėtij arsyetimi, nuk u synua largimi, por gjetja e mėnyrave se si tė pėrmirėsohej pozicioni i Greqisė brenda KE”.

Nė mars 1982, qeveria greke i paraqiti Komisionit Europian njė memorandum tė titulluar “Teza tė qeverisė greke pėr marrėdhėniet e Greqisė me Komunitetin Europian”. Tezat synonin, nga njera anė, rinegociimin e kushteve ekonomike tė anėtarėsimit dhe nga ana tjetėr, konfirmimin pėrfundimtar tė qėndrimit tė Greqisė nė KE.

Memorandumi nėnvizonte tre kėrkesa kryesore:

- Pranimin e veēanėsive tė ekonomisė greke (problemet strukturore dhe dobėsitė e saj nė raport me ekonomitė e tjera); - Zgjerimin e mekanizmave financuese europiane pėr sektorėt ku Greqia linte pėr tė dėshiruar; - Dhėnien e njė lloj “amnistie” tė pėrkohshme pėr devijim tė Greqisė nga rregullat e KE pėr kompetivitetin.

Sipas memorandumit, imponohej “sanksionimi i rregullave tė posaēme qė do tė lejonin zhvillimin e ekonomisė greke, si dhe mė pėrgjithėsisht, tė marrėdhėnieve tė Greqisė me Komunitetin Europian”.

KE u shpreh pas njė viti pėr memorandumin, duke rrėzuar dy prej tri kėrkesave, por miratoi atė pėr financimet, nėpėrmjet krijimit tė fondit qė u quajt Programe tė Integruara Mesdhetare (IMPs), dhe qė konsistonte nė financimin e projekteve tė rėndėsishme infrastrukturore nė zonat mė pak tė zhvilluara kryesisht tė Greqisė, por edhe tė Francės e tė Italisė.

Sa sa “bujare” ishin kėto programe pėr Greqinė, mjafton tė pėrmendim vetėm njė fakt: fondi i miratuar pėr projekte nė nė Greqinė Perėndimore dhe Peloponezin, nė periudhėn 1986-1992, ishte 631.3 milionė ECU.

Gjatė qeverisjes sė Papandreut, Greqia, jo vetėm qė nuk u largua nga KE dhe NATO, kjo pėr shkak tė fondeve qė Andreas Papandreu i siguronte “me njė aftėsi pėr t’u admiruar”. Marrėveshja pėr bazat ushtarake amerikane nė Greqi u rinovua nė vitin 1983, dhe pėrmbante parashikimin se brenda 18 muajve pas fundit tė 19880s, secila prej dy qeverive do tė kishte tė drejtė t’i mbyllte bazat. Pėrfundimisht bazat kryesore amerikane nė Greqi u mbyllėn me vendim tė Uashingtonit pėr shkak tė pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė, nė vitin 1992, kur nė pushtet ishte rikthyer Demokracia e Re...

E Hene, 02 Korrik 2012



Komento

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes delegacionit të Republikës së Kosovës dhe delegacionit të...
Nga një kërkim i bërë nga rrjeti profesional i revizionit ''Ernst&Young'', Sllovenia rezulton ndër vendet...
Policia italiane arrestoi të mërkurën 21 të dyshuar të klaneve mafjoze, gjatë një operacioni...
Policia kroate ka arrestuar 17 persona, përfshirë 10 doganierë, të dyshuar për korrupsion, bënë...
Bashkimi Evropian "ka shprehur kënaqësinë" për marrëveshjen e arritur mes Rusisë dhe SHBA-së,...
Anëtarët kurdë të PKK-s kanë nisur tashmë, sipas parashikimeve, tërheqjen nga territori turk drejt...
Shtetasi shqiptar Ermal Lita, një prej të arratisurve nga burgu i Trikalas në muajin mars, është arrestuar...
Policia greke ka identifikuar edhe një të kërkuar tjetër për incidentin e ndodhur më 29 mars në...
Marjan Kola identifikohet si një nga pjesëmarrësit e incidentit të Korinthit ku mbeti e vrarë një grua 25...
Një emigrant nga Republika Domenikane, që jeton në New Jersey, është fituesi i llotarisë kombëtare...


© Copyright 2003 - 2013  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP