
Pa protokoll, i veshur sportiv, kryeministri Sali Berisha ishte tė dielėn nė mbrėmje njė nga ndjekėsit e shumtė nė lokalet e kryeqytetit tė ndeshjes finale tė kampionatit europian tė futbollit Itali-Spanjė.
Nė shoqerinė e shumė tė rinjve, qė ishin mbledhur nė lokal pėr tė parė ndeshjen, Kryeministri Berisha ndoqi kėtė finale mes emocioneve tė sportdashesve tė shumte qė kėto ekipe kane nė Shqipėri.
Nė bashkėbisedim me tė rinjtė, Kryeministri komentoi se ndonėse nuk i kishte ndjekur tė gjitha ndeshjet, per shkak edhe tė njė axhende te ngjeshur zyrtare, kompeticioni europian i futbollit ėshtė njė garė e emocioneve te forta, e karakterizuar gjithnje nga dinamizmi dhe shpirti i gares.
I pyetur nga bashkėshoqeruesit e kėsaj mbremje se kė ekip mbėshteste ne kete finale, kryeministri komentoi se futbollin e ndiqte per bukurine e lojės dhe garėn dhe se ai mbėshteste gjithmonė ekipin qė luan mė bukur dhe qe meritonte fitoren.
Teksa shihte ndeshjen kryeministri u shpreh se sot ndeshen sulmuesi mė i mirė i botės me mbrojtjen mė tė mirė tė botės.
Per Balotellin, Kryeministri tha "ky eshte dhurata e Zotit pėr Italinė".
E Hene, 02 Korrik 2012