E Enjte, 23 Maj 2013
Vetėm me FROG
fiton x2!



CEZ, KONTRATA PĖR SHLYERJE ME KĖSTE TĖ FATURĖS SĖ ENERGJISĖ

Nė strategjinė e saj pėr mbledhjen e detyrimeve nga klientėt kompania CEZ ka vendosur shlyerjen e detyrimeve tė papaguara me kėste pėr klientė tė ndryshėm.

Burime zyrtare tė CEZ-it thanė se sipas kėtij vendimi, klientėt qė kanė fatura tė papaguara nė shuma qė nuk i pėrballojnė njėherėsh, mund t'a paguajnė me kėste pasi kanė lidhur marrėveshje me CEZ-in.

CEZ e ka ndėrmarrė kėtė vendim nė zbatim tė strategjisė mė tė re pėr rritjen e arkėtimeve dhe shmangien e ndėrprerjes sė energjisė pėr klientėt debitorė.

Departamenti i arkėtimeve nė CEZ e vlerėson si njė mėnyrė tė re bashkėpunimi me ndikim nė rritjen e nivelit tė arkėtimeve dhe njė mundėsi e re pėr pagesat pėr klientėt qė nuk kanė mundėsi tė paguajnė njėherėsh detyrimin e akumuluar. CEZ parashikon lidhjen e njė akt-marrėveshjeje me pagesa pjesore dhe zgjatjen e afatit tė pagesės, tė cilat kryhen nė tė gjitha qendrat e kujdesit ndaj klientit, thanė burimet e kompanisė.

Pėr pagesat e faturave tė energjisė CEZ-i ka nė dispozicion arkat, qė janė tė hapura nga e hėna nė tė premte 08:00-15:00 dhe tė shtunėn 09:00-12:00, qendrat e kujdesit ndaj klientit, bankat e nivelit tė dytė dhe filialet e Postės Shqiptare nė tė gjithė vendin.

Pagesa nė kohė e faturės sė energjisė ėshtė detyrim ligjor dhe nga mosshlyerja nė kohė e detyrimit CEZ-it i lind e drejta pėr ndėrprerjen e energjisė elektrike, ndėrsa sipas kontratės sė re pėr furnizimin me energji elektrike, kamatėvonesa pėr ēdo ditė vonesė ėshtė 0.1% e vlerės totale tė faturės.

Qė nga nėntori 2011, kompania CEZ ka nisur bashkėpunimin me 10 kompanitė private tė Pėrmbarimit pėr ekzekutimin e urdhrave ekzekutivė, lėshuar nga gjykatat e rretheve pėrkatėse pėr klientėt debitorė.

Deri sot janė ekzekutuar dhjetėra urdhra pasi ēdo muaj CEZ dėrgon nė gjykata rreth 6 mijė raste klientėsh debitorė, si familjarė, privatė, buxhetorė e jobuxhetorė.



E Hene, 02 Korrik 2012



Komento

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes delegacionit të Republikës së Kosovës dhe delegacionit të...
Nga një kërkim i bërë nga rrjeti profesional i revizionit ''Ernst&Young'', Sllovenia rezulton ndër vendet...
Policia italiane arrestoi të mërkurën 21 të dyshuar të klaneve mafjoze, gjatë një operacioni...
Policia kroate ka arrestuar 17 persona, përfshirë 10 doganierë, të dyshuar për korrupsion, bënë...
Bashkimi Evropian "ka shprehur kënaqësinë" për marrëveshjen e arritur mes Rusisë dhe SHBA-së,...
Anëtarët kurdë të PKK-s kanë nisur tashmë, sipas parashikimeve, tërheqjen nga territori turk drejt...
Shtetasi shqiptar Ermal Lita, një prej të arratisurve nga burgu i Trikalas në muajin mars, është arrestuar...
Policia greke ka identifikuar edhe një të kërkuar tjetër për incidentin e ndodhur më 29 mars në...
Marjan Kola identifikohet si një nga pjesëmarrësit e incidentit të Korinthit ku mbeti e vrarë një grua 25...
Një emigrant nga Republika Domenikane, që jeton në New Jersey, është fituesi i llotarisë kombëtare...


© Copyright 2003 - 2013  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP