
Di Natale zgjat kontratën me Udinezen
Kapiteni dhe golashenuesi i Udineses, Antonio Di Natale, ka zgjatur kontraten e tij deri ne 2014, beri te ditur te merkuren klubi italian i futbollit, i kualifikuar per ne Ligen e Kampioneve.
“Toto” Di Natale, 34 vjeç, ka shenuar 80 gola ne Seria A ne tre sezonet e fundit, duke qene shenuesi me i mire ne 2010 e 2011 dhe i dyti ne 2012 pas Zlatan Ibrahimovic (AC Milan). Ai e zgjati me nje vit kontraten qe e kishte deri ne 2013.
Me Udinezen qe nga 2004 (157 gola ne Seriae A per klubin), Di Natale luajti ne finalen e Euro-2012 te humbur Italia ndaj Spanjes (4-0) te dielen ne Kiev.
Interi merr portierin Handanovic
Portieri i Sllovenise dhe i Udinezes, Samir Handanovic, do te shkoje te Interi i Milanos pas akordit qe eshte arritur mes te dy klubeve, bene te ditur te merkuren burime nga Udineze.
“Ne kemi arritur akordin me Interin, mungon veten firmosja”, tha Gino Pozzo, djali i pronarit te Udinezes, Giampaolo Pozzo.
Sipas shtypit italian, transferta kushton 10 milion euro plus mbrojtesi i Interit, Marco Davide Faraoni, qe do te shkoje te Udine.
Te Udineze qe nga 2004, i huazuar ne 2005 e 2007 dhe titullar qe nga ajo kohe, Handanovic, 27 vjeç, ka luajtur 161 ndeshje ne Seria A.
Nderkohe, portieri brazilian i Interit, Julio Cesar, pritet te largohet.
Roma merr brazilianin Dodo
AS Roma ka marre per 5 vjet mbrojtesin brazilian Dodo, 20 vjeç, nga Corinthians Sao Paulo, beri te ditur te merkuren klubi italian i futbollit.
José Rodolfo Pires Ribeiro, i quajtur Dodo, luan ne krahun e majte te mbrojtjes ose si mesfushor.
Dodo eshte lojtari i pare qe eshte blere nga Roma, qe do te drejtohet nga trajneri çek Zdenek Zeman, i cili vjen ne kete post pasi nxori ekipin e Peskares ne Seria A.
E Hene, 16 Korrik 2012