
Ka filluar rritja e pensioneve, dhe nga sot tė gjithė pensionistėt qė do tė marrin pension pranė qendrave paguese do ta tėrheqin atė sė bashku me rritjen, deklaroi Drejtoresha e Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore, Vjollca Braho.
Nė njė konference pėr shtyp, Braho tha se rritjen me masėn 4% do ta pėrfitojnė tė gjithė pensionet e pleqėrisė, pensionet familjare dhe tė invaliditetit tė qytetit, ndėrsa rritjen me masėn 5%, do ta pėrfitojnė tė gjithė pensionet e pleqėrisė, invaliditetit dhe familjare nė fshat.
Po kėshtu, shtoi Braho, rritjen me 4% do ta pėrfitojnė edhe tė gjithė pensionet e ish- ushtarakėve tė caktuara dhe tė rillogaritura sipas ligjit 10 142, datė 15.5.2009, trajtimet e veēanta tė pilotėve flutures, tė detarėve, tė ish-punonjėsve tė ndėrmarrjeve ushtarake, tė ish punonjėsve tė nėntokės, si dhe pensionet suplementare tė profesorėve.
Gjithashtu, drejtoresha e ISSH-sė, bėri tė ditur se pavarėsisht rritjes, pensionistėt do tė vazhdojnė tė marrin tė ardhura tė tjera tė rregulluara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave (VKM), si 150 lekė nė muaj kompensim pėr diferencėn e ēmimit tė bukės, 350 lekė nė muaj si kompensim pėr energjinė elektrike dhe 414 lekė nė muaj pėr ēdo pjestar tė familjes, qė ėshtė nė varėsi ekonomike tė pensioneve sipas VKM nr 401, me masėn 500 lekė, sipas VKM nr 763 me masėn 760 lekė nė muaj dhe nė masėn 190 lekė nė muaj sipas vendimit nr 415.
Ajo tha se pas kėsaj rritjeje, pensioni minimal nė qytet do tė jetė 11 562 lekė nė muaj, ndėrsa pensioni maksimal do tė jetė 23 123 lekė. Sa i takon tė ardhurave, Braho bėri tė ditur se pėr pensionet e plota nė qytetet, tė ardhurat nuk mund tė jenė mė pak se 13 712 lekė nė muaj, ndėrsa nuk mund tė jenė mė shumė se 23 623 lekė nė muaj.
Pensioni i plotė minimal nė fshat dotė jetė 7 841 lekė nė muaj dhe pensioni maksimal nė fshat ėshtė 11 562 lekė nė maj, shtoi Braho, ndėrsa theksoi se qeveria pėr tė pėrballuar koston e rritjes sė pensionit ka vėnė nė dispozicion njė fond prej 1 602 milion lekėsh, tė cilat kalojnė pėr llogarit tė buxheteve familjare tė pensionistėve.
Sakaq, nė vendin tonė sipas shifrave tė ISSH-sė do tė pėrfitojnė nga rritja e pensioneve rreth 552 904 persona, nga tė cilėt 291 893 pensione pleqėria urbane, 50 167 pensione invaliditeti urbane dhe 50 656 pensione familjare urbane.
Nė fshat pėrfitojnė 160 188 pensionistė si dhe 30 900 persona nga programe speciale si ushtarakė, minatorė, punonjės tė ish-ndėtrisė ushtarake/pilotė/detar dhe profesorė.
Pensionet e Qytetit
Pensioni bazė minimal
Ėshtė 11.117 lekė/muaj Bėhet 11. 562 lekė/muaj
Pensioni bazė maksimal
Ėshtė 22.234 lekė/muaj Bėhet 23. 124 lekė/muaj
Pensioni i pjesshėm
Ėshtė 7.468 lekė/muaj Bėhet 7. 841 lekė/muaj
Pensionet e Fshatit
Pensioni bazė minimal
Ėshtė 7.468 lekė/muaj Bėhet 7 . 655 lekė/muaj
Pensioni bazė maksimal
Ėshtė 11.117 lekė/muaj Bėhet 11. 395 lekė/muaj
E Hene, 16 Korrik 2012