
Lejet e legalizimit tė banesave miratohen brenda 30 ditėsh nga pagesa e detyrimeve dhe dega rajonale e ALUIZNI-t nė Durrės kėto ditė po punon pėr tė sensibilizuar veēanėrisht emigrantėt qė kanė ardhur me pushime nė vendlindje.
Drejtori rajonal i ALUIZNI-t, Erion Jakova, tha pėr ATSH-nė se pėrshpejtimi i procedurave ka rritur interesin e qytetarėve pėr pagesat e detyrimeve, menjėherė pas tė cilave miratohet edhe leja e legalizimit. Sipas Jakovės, aktualisht pėrpunohen dhe miratohen deri 40 leje legalizimi nė ditė.
"Njoftimi i emigrantėve qė jetojnė dhe punojnė nė vende tė ndryshme tė Evropės Perėndimore bėhet mė i vėshtirė dhe ne pėrfitojmė nga kthimi i tyre pėr pushime pranė familjeve pėr t'i njohur me procedurat e pėrshpejtuara tė legalizimit", shton kreu i drejtorisė rajonale tė Legalizimit.
Pagesat qė nisin me 300 mijė lekė pėr sipėrfaqe nga 300-500 metra katrorė, nė varėsi tė vendndodhjes sė tyre jashtė apo brenda vijės sė verdhė, mund tė shlyhen deri nė masėn 50 pėr qind edhe me bono tė privatizimit.
Jakova thotė se vetėm nė territorin e bashkisė sė Durrėsit ka 20.228 aplikime pėr legalizime tė banesave, ndėrsa numri i pėrgjithshėm nė 16 bashkitė dhe komunat e qarkut arrin nė 37.735 ndėrtime pa leje.
Deri tani nė Durrės janė pajisur me leje legalizimi rreth 1900 familje.
E Hene, 16 Korrik 2012