E Shtune, 20 Shtator 2014



Familja e sotme dhe problemet e saj

Nė emigracion dhe jo vetėm

Maria Xega

Nga Maria Xega



Nė vitet e fundit koncepti i familjes, por edhe vetė familja shqiptare ėshtė duke kaluar njė krizė tė madhe. Njė krizė, e cila ia ka ndryshuar pėrgjithmonė fytyrėn familjes tradicionale shqiptare. E kaluar ėshtė tashmė familja me gjysh, gjyshe, kushėrinj e kushėrira. Tashmė familja pėrbėhet nga vetėm nga prindėrit dhe fėmijėt. E kaluar ėshtė tashmė familja ku autoriteti i prindit ishte i padiskutueshėm. Familja, e cila dikur ishte e shenjtė, pėr tė cilėn kanė dalė aq shumė proverba prej popullit, sot nuk ngjan mė me tė vjetrėn. Shndėrrimi i shoqėrisė, nga njė shoqėri tradicionale dhe e mbyllur nė njė shoqėri tė hapur kapitaliste, si dhe ndryshimet rrėnjėsore sociale e ekonomike, qė ishin pėrfundim i kėtij kalimi, krijuan njė model tė ri tė familjes, i cili nuk ngjan pothuajse nė asgjė me vite mė pėrpara. Rritja e divorceve, zvogėlimi i lindjeve, bashkėjetesa pa kurorė, krijimi i lidhjeve tė paqėndrueshme e qė mė shpejt pėrfundojnė se sa fillojnė, familjet e modeli i funksionimit tė tyre nė kushtet e emigracionit, janė disa nga karakteristikat kryesore tė krizės qė vihen re nė familjen e sotme shqiptare.

Cilat janė pasojat e njė krize tė tillė? Si evoluon konflikti midis brezave? Sa janė tė gatshme familjet shqiptare nė emigracion dhe jo vetėm t’i pėrshtaten njė ndryshimi tė tillė kaq tė madh?

Ē’rol luajnė mentaliteti i prindėrve, i vetė tė rinjve, si edhe ambienti shoqėror ku jetojmė, nė krijimin e njė familjeje tė ndėrtuar mbi baza tė shėndosha? A ėshtė e pėrgatitur familja shqiptare, siē e kemi njohur deri mė sot, tė pėrballojė kėtė ndryshim kolosal, apo konflikti qė krijohet nė gjirin e familjes ėshtė antagonist? Ē’rol luan edukata e trashėguar familjare, niveli kulturor nė ruajtjen dhe ndėrtimin e familjeve tė shėndosha?

Sa ka ndikuar emigracioni dhe cilat janė pasojat e tij nė familjen e sotme shqiptare? Pėrse emigracioni, duket se ka “shkatėrruar edukatėn” qė tė rinjtė merrnin dikur nė Shqipėri? A ėshtė fajtor emigracioni, shoqėria ku jetojnė tashmė tė rinjtė, por edhe prindėrit pėr kėtė ndryshim? Mos vallė fajtore edhe njė herė ėshtė ambienti e shoqėria e vendit tė huaj, nė faktin qė shpesh tė rinjtė, por jo rrallė edhe prindėrit ndėrtojnė marrėdhėnie tė ftohta e tė paqėndrueshme brenda familjes?

Ē’rol luan ekonomia nė marrėdhėniet dhe nė vetė familjen? Tė qenit i pavarur ekonomikisht sa ndikon?

Sot kur mentaliteti i vetė tė rinjve si pasojė e trysnisė sė fuqishme e tė pėrditshme qė detyrohet tė pėrballojė prej jetės sė pėrditshme, shoqėrisė, ambientit e mentalitetit tė ri, mos vallė duhen rishikuar e ndryshuar mjaft nga konceptet e vjetra mbi familjen dhe rolin e saj?

Le tė pėrpiqemi t’u japim pėrgjigje kėtyre pyetjeve.

Sipas studimeve tė kryera kohėt e fundit nga sociologė tė ndryshėm kjo krizė ishte e pritshme dhe e pashmangshme. Cilat janė fenomenet bazė qė shprehin nė trajtėn mė tė plotė tė krizės nė familjen e sotme:

- Shtimi nė numėr i divorceve dhe prishjes sė familjeve

- Konflikti i hapur ndėrmjet prindėrve e fėmijėve

- Shtimi i familjeve qė kanė njė kryefamiljar

- Rritja e numrit tė personave, kryesisht tė rinjve, qė bashkėjetojnė pa vėnė kurorė

- Martesat qė kryhen mbi bazėn e interesit ekonomik dhe jo lidhjes shpirtėrore

- Zvogėlimi i numrit tė fėmijėve pėr familje

- Mungesa e mirėqenies, papunėsia dhe pamundėsia e mbajtjes sė njė familjeje.

Nė njė pjesė jo tė vogėl tė tė rinjve vėrehet njė pėrshtatje me e madhe me ambientin e shoqėrinė kapitaliste. Pėr ta martesa dhe familja nuk ėshtė njė lidhje shpirtėrore, nuk ėshtė lidhje qė krijohet me njė shok jete, por ėshtė diēka shpesh herė e rastėsishme, disa herė e nevojshme dhe nė shumicėn e rasteve njė lidhje qė krijohet duke patur pėr bazė interesat ekonomike e financiare.

Nuk ėshtė i pakėt numri i tė rinjve qė bashkėjetojnė pėr njė kohė tė gjatė pėrpara se tė vendosin tė krijojnė sė bashku familje apo jo? Dhe kjo ėshtė njė gjė normale dhe qė i shėrben ndėrtimit tė njė familjeje tė shėndoshė. Pėrse? Tė rinjtė duke qenė pėr njė periudhė bashkė janė tė detyruar tė pėrballojnė sė bashku vėshtirėsitė ekonomike, tė jetės, tė pėrballojnė trysninė e ambientit, etj. Dhe nga kjo mundet tė dalin mė tė fortė e mė tė pėrgatitur pėr jetėn. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė ata tė thyhen nga tė gjitha kėto vėshtirėsi dhe duke mos pas vėnė kurorė tė ndahen mė shpejt se sa do tė ndaheshin duke qenė tė martuar.



Dashuria kalon nga xhepi!

Ėshtė njė shprehje qė po dėgjohet gjithnjė e mė shpesh kėto vitet e fundit. Nuk janė tė pakta rastet kur krijohen familje pa asnjė bazė tė shėndoshė, rrjedhojė e njohjeve tė rastėsishme, apo e mblesėrive pa periudhėn e nevojshme e tė domosdoshme tė njohjes. Nuk janė tė pakta familjet qė krijohen mbi bazėn e entusiazmit tė parė dhe qė shpėrbėhen shumė shpejt. Tė shumta nė numėr janė edhe lidhjet apo familjet qė krijohen duke marrė parasysh gjendjen ekonomike tė partnerit, pra tė ngritura mbi bazėn e interesit ekonomik. Pėrgjithėsisht kėto janė familje qė nuk kanė kohėzgjatje dhe qė fati i tyre shpesh ėshtė i paracaktuar. Gjithashtu tė shumta janė edhe ato martesa qė kryhen ndėrmjet tė panjohurish fare vetėm e vetėm pėr tė shpėtuar prej varfėrisė e mjerimit. Fundi...?

Njė nga shkaqet e krizės qė kalon familja e sotme ėshtė edhe zvogėlimi i numrit tė fėmijėve, gjė qė pėrbėn njė hallkė shumė tė fuqishme lidhėse pėr familjen, krijon detyrime dhe pėrgjegjėsi tek prindėrit. Nė tė rinjtė e sotėm, nė familjet e reja vihet re njė fenomen. Nuk dėshirojnė tė lindin shpejt fėmijė, ose dėshirojnė jo mė tepėr se njė fėmijė, pasi duan tė kalojnė mirė, tė shijojnė jetėn, pushimet, dėfrimet, etj. Pėrveē kėsaj arsyeje, e cila gjithsesi duhet respektuar, ata nxjerrin edhe njė arsye tjetėr, atė qė shpesh nuk i kanė mundėsitė financiare te rritjes dhe tė edukimit tė nevojshėm tė fėmijėve, mungesa e njė pune tė sigurtė, mungesa e shtėpive, fakti qė mjaft femra sot punojnė dhe nuk disponojnė kohėn e nevojshme pėr rritjen dhe edukimin e tyre dhe se tė rritėsh sot njė fėmijė ashtu siē duhet, duhen shpenzime tė mėdha. Po kaq tė mėdha janė dhe pėrgjegjėsitė. Nė familjet e sotme vihet re edhe njė konflikt i hapur dhe shpeshherė edhe antagonist ndėrmjet prindėrve tė mbrujtur e me konceptin tradicional tė familjes dhe tė rinjve, tė cilėt nė shumė raste nuk e pranojnė mentalitetin e prindėrve tė tyre. Kryesisht pėr ato qė pėrmendėm mė sipėr. Mungesa e taktit dhe intoleranca qė vihen re nė shumė raste ka bėrė qė lidhjet ndėrmjet brezit tė vjetėr me atė tė ri nė familje tė jenė mjaft tė epueshme dhe kontradiktat tė jenė mjaft tė ashpra. Pėr shumė prindėr nuk mund tė konceptohet dot bashkėjetesa ndėrmjet dy tė rinjve pa u martuar, nuk mund tė konceptojnė dot lidhjet e ndryshme erotike tė fėmijėve tė tyre. Nuk janė mėsuar ende dhe vėshtirė se do tė mėsohen me faktin qė fėmijėt e tyre tė dalin e tė dėfrejne deri nė orėt e vona tė natės. Shqetėsimi nė kėtė rast ėshtė “mbeturinė” e konceptit tradicional tė familjes. Gjithsesi kėto janė probleme me tė cilat ndeshen tė gjitha familjet nė shoqėrinė urbane.

Megjithatė te pjesa mė e madhe e shqiptarėve, dhe kryesisht atyre emigrantė, koncepti i familjes ende ėshtė i shenjtė. Ndoshta edhe pėr faktin se njė pjesė e madhe e tyre erdhėn e u vendosėn nė Greqi para shumė vitesh, kur edhe koncepti pėr familjen nuk kishte ndryshuar dhe mentaliteti qė ata sollėn dhe transmetuan tek brezi i ri ishte i njėjtė me atė tė viteve tė mėparshme. Kjo ka bėrė qė familjet tė jenė tė qėndrueshme dhe me njė edukatė tė denjė qytetare. Ata shprehen se u pėlqen jeta familjare dhe se do tė dėshironin tė krijonin familje, megjithė vėshtirėsitė e shumta qė u duhet tė pėrballojnė. Tek njė pjesė e madhe e tė rinjve emigrantė shqiptarė mbizotėron koncepti se me bashkėshortin/ bashkėshorten duhet tė jesh edhe mik, edhe dashnor, edhe shok jete. Njė koncept i drejtė qė po zė vend gjithnjė e mė shumė. Nė radhėt e emigrantėve tė bėn pėrshtypje fakti qė nė pėrgjithėsi kanė familje tė qėndrueshme e qė pėrpiqen t’i edukojnė fėmijėt e tyre me njė edukatė tė shėndoshė, duke marrė gjithēka tė mirė e tė bukur nga jeta e tradita shqiptare. Nuk janė tė paktė ata prindėr, qė megjithėse tė lodhur e tė rraskapitur nga puna e rėndė gjejnė kohė qė tė merren me fėmijėt e tyre, tė interesohen nė shkollė pėr pėrparimin e tyre, t’u japin njė edukatė e moral tė shėndoshė qytetar. Por probleme vihen re edhe nė emigracion. Jo vetėm prindėrit qė kanė fėmijė nė moshėn qė duhet tė krijojnė familje, por edhe vetė tė rinjtė shprehin njė shqetėsim tė madh, pėr faktin se kėtu ėshtė e vėshtirė mundėsia e njohjes ndėrmjet tyre. Mundėsitė e kontaktit ndėrmjet tė rinjve nė mėnyrė qė tė njihen janė tė pakta. Kryesisht njohjet bėhen nėpėrmjet familjeve, shoqėrisė, shkollės. Nė mė tė shumtėn e rasteve janė njohje tė shėndosha, pasi edhe niveli ekonomik dhe mentaliteti janė pothuajse tė njėjta.

Njė koncept pak mė i ndryshėm mbizotėron nė radhėt e tė rinjve shqiptarė studentė nė Greqi. Pėrsa u pėrket lidhjeve erotike janė tė lirshėm dhe i pėrshtaten mentalitetit grek, nuk ngurrojnė tė krijojnė lidhje erotike edhe thjesht pėr faktin se u pėlqen nė paraqitje djali apo vajza, por kur vjen puna pėr njė lidhje serioze me qėllimin final martesė dhe krijimin e familjes, tek ta nxjerr krye koncepti “konservator” i prindėrve tė tyre.

Gjithsesi, ndryshimet qė kanė ndodhur nė jetėn politike, sociale e ekonomike nuk mund tė mos ndikojnė edhe nė familjen e sotme shqiptare. Njė pėrshtatje e gjithēkaje tė mirė tė traditės me konceptet moderne perėndimore pėr familjen veēse anė pozitive ka.



E Premte, 21 Dhjetor 2007



Komento



Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbërritur të martën në Pekin, duke filluar vizitën e tij në Kinë....
Ish-kampioni i ”Formula 1” Michael Schumacher, i aksidentuar rëndë pas një aksidenti me ski në...
Mbylljen e universitetit privat DOMI njoftoi ministri i arsimit Andreas Loverdos, në një konferencë të...
Sigurinë e tij se “në Greqi do të mbahen zgjedhje në fillim të 2015-s” dhe se partia e tij do t¢i...
Videoja e ekzekutimit të gazetarit amerikan Steven Sotloff, që u publikua nga xhihadistët e Shteit Islamik...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry premtoi të mërkurën se SHBA do të dënojë vrasësit e dy...
Kanë filluar të martën pasdite në Paris, në selinë e OECD negociatat midis qeverisë greke dhe...
Parlamenti grek ka miratuar në parim një projektligj, i cili përcakton dënime deri në tre vjet burg, për...
Të hënën, më 1 shtator kanë hyrë në zbatim çmimet e ulura në rrjetin e transportit publik...
Olympiakosin e Pireut e ka vënë shorti në grupin 1 të Champions League dhe do të përballet me Atletiko...


© Copyright 2003 - 2014  Tribuna   Te gjitha te drejtat e rezervuara WPP