0030 210 33 18 483

Dita Botërore e Punës: Historia dhe sfidat e klasës punëtore në kohën e globalizmit

JULI NDRIKO

01 Maj 2023

 

Tetë orë pune, 8 orë gjumë dhe 8 orë kohë të lirë për arsim ishin kërkesa e punëtorëve në Çikago, që demostruan në qendër të qytetit. Para grevës së përgjakshme në Çikago,1 Maji ishte një ditë e lidhur me pranverën, e njohur si një ditë "lulesh" dhe e trashëguar nga besimet fetare pagane, që festonin kohën e rilindjes së natyrës. Gjatë shekullit të 19-të, kjo datë u kthye në një ditë të rëndësishme për lëvizjen e punës dhe për të drejtat e punëtorëve në mbarë botën.

Kërkesa për orar të shkurtër të punës u realizua në vendet industriale të Europës, si pasojë e ngjarjes së njohur si "Lufta e orëve të gjata" në 1 Maj 1886, në përkujtim të grevës së punëtorëve të Amerikës së Veriut. Kjo datë dëshmon solidaritetin dhe ndërgjegjësimin për të drejtat e punëtorëve. Ky moment historik shënon një triumf të punëtorëve në arritjen e kushteve më të mira të punës dhe zhvillimin e lëvizjes së punëtorëve në mbarë botën.

Megjithëse ka diskutime nëse Dita Botërore e Punës është një grevë apo një festë publike, ajo ka qenë një haraç për klasën punëtore që paguan edhe shtetet, përveç Australisë që nuk e ka vendosur këtë festë.

Dita Botërore e Punës është një kujtim që risjell sakrificat dhe arritjet e miliona punëtorëve në të gjithë botën.Demonstratat dhe protestat vazhdojnë të jenë një mjet i fuqishëm për të ngritur zërin dhe për të kërkuar drejtësi sociale dhe ekonomike. Vlerat dhe kërkesat e punëtorëve ndryshojnë në varësi të vendit dhe sektorit, ndaj sindikatat dhe organizatat e punëtorëve janë shumë të rëndësishme për të mbrojtur interesat dhe për të ndihmuar në përparimin e kushteve të punës në nivel global.

Sot, në kohën e globalizmit, klasa punëtore është e prekur nga shumë sfida të ndryshme. Globalizimi është një proces i ndërlikuar dhe nuk ka një përgjigje të thjeshtë nëse ka siguri dhe stabilitet në tregun e punës. Ndikimi i globalizmit varion nga vendi në vend dhe nga sektori në sektor, dhe kjo mund të ndikojë në mënyra të ndryshme në klasën punëtore. Globalizmi ka sjellë ndryshime drastike në ekonominë botërore, duke përfshirë rritjen e tregtisë, konkurrencën ndërkombëtare dhe rrjetëzimin e korporatave në nivel global. Si pasojë , që puntorët të përballen me ritjen e punës së kualifikuar në vende të tjera dhe zvogëlimin e pagave kur puna është e “ huaj”,  kjo përqendrohet në situatën kur një kompani ose një person nga jashtë vendit fillon të kryejë punë në një vend tjetër. Ky koncept quhet ndarja e punës dhe është një fenomen që është bërë më i shpeshtë në botën e globalizmit.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet ,se në të njëjtën kohë, globalizmi ka sjellë edhe ndryshime pozitive, përfshirë rritjen e tregtisë dhe mundësitë për punë dhe investime në vende të tjera.

Duke krijuar një menaxhim të përshtatshëm, organizatat dhe qeveritë mund të ndërtojnë një mjedis të punës ku punonjësit kanë të drejta dhe benefite të barabarta, si dhe të kenë mundësi për t'u zhvilluar profesionalisht. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në rritjen e produktivitetit dhe në ndërtimin e një ekonomie më të qëndrueshme.

Ndaje me miqte