JULI NDRIKO
31 Mars 2023
Krimi i organizuar është një fenomen i përhapur në nivel global që përfshin aktivitete të ndryshme të paligjshme si trafikimi i drogës, i armëve, i njerëzve, kontrabanda, krime kibernetike dhe shpëlarje parash.
Dhe për shkak të pozitës gjeografike të Shqipërisë si një përqëndrim i Ballkanit, ajo shërben si një korridor tranziti për trafikimin e drogës dhe emigrantë për në Europën perëndimore.
Ky lloj kriminaliteti tërhiqet nga mungesa e ndjeshme e sundimit të ligjit, mungesa e qasjeve për mundësi të ligjshme të punës, dhe ndikimit politik.
Ky fenomen prek sigurinë, , duke shkaktuar pasoja të rënda për shtetin dhe qytetarët e tij. Ndërsa qeveria dhe organet e sigurisë janë të angazhuara për të luftuar këtë kërcënim, që mbetet një ndërsfidat më shqetësuese që kërkon vëmendje dhe veprime të qarta.
Siguria është thelbësore për përparimin e çdo shoqërie. Krimi i organizuar kërcënon sigurinë e qytetarëve dhe rendin publik, duke shkaktuar ndjenja të fuqishme të pasigurisë dhe frigës. Grupet kriminale mund të ndikojnë edhe në sigurinë kombëtare, duke minuar autoritetin e institucioneve shtetërore dhe shkaktuar tensione me vende të tjera.
Mos të harrojmë se , demokracia bazohet në qeverisje transparente, mundësi barazi për të gjithë dhe mbrojtje të të drejtave të qytetarëve. Krimi i organizuar krijon ndjenja të pasigurisë dhe abuzimit, duke u kthyer në frikë për qytetarët. Për shembull, një qytetar mund të mos denoncojë një veprimtari kriminale për shkak të frikës për hakmarrje ose dëmtime personale. Kjo minon lirinë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në shoqëri.
Zhvillimi ekonomik është ndërhyrje në të drejtën e secilit për të arritur një jetë të mirë dhe të qëndrueshme. Krimi i organizuar pengon këtë zhvillim. Shpëlarja e parave dhe korrupsioni që lidhet me krimin e organizuar ndikon negativisht në ekonominë e një vendi, duke shkaktuar vende pune informale, të justifikuara, dhe të paligjshme për qytetarët. Përveç kësaj, krimi i organizuar deformon tregjet dhe rrit kostot për konsumatorët.
Për të trajtuar sfidat e krimi të organizuar,qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa masa për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të ndaluar shpërndarjen e krimit të organizuar. Përpjekjet e fundit përfshijnë hartimin e ligjeve të reja që synojnë mbi të gjitha krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke rritur ndërveprimin ndërkombëtar me agjenci të tjera për ndjekjen e penale të personave të dyshuar dhe konfiskimin e pasurive të tyre.
Kjo do të ndihmojë në identifikimin e mëtejshëm të rrjetave të krimit të organizuar dhe do të sigurojë angazhimin e një fronti të gjerë shoqëror për të zbuluar dhe parandaluar shpërndarjen e këtij fenomeni. Ndërveprimi mes autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, është një domosdosëri e nevojshme për të shkëmbyer shkaqet, pasojat, dhe mekanizmat e veprimit të krimit të organizuar ,e cila është një problem që ka tejkaluar kufijtë duke ndikuar jo vetëm Shqipërinë ,por edhe vendet fqinje dhe pjesën tjetër të Europës.
Në fund, për të arritur në minimalizmin e këtij problemi , që deri më tani vazhdon të jetë një kërcënim serioz për sigurinë, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Është detyrim moral dhe institucional i shtetit dhe shoqërisë të punojnë njësoj për të kapërcyer këtë sfidë, për të rikthyer rendin dhe për të krijuar një ambient më të sigurt për të gjithë. Duhet një angazhim i pandërprerë nga të gjithë partnerët që janë të prekur në këtë betejë.