0030 210 33 18 483

26 vjetori i rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës

ATSH 20 Shkurt 2017

26 vjet më parë, më 20 Shkurt 1991, mijëra qytetarë në Tiranë, me kurajo dhe guxim, shembën shtatoren e diktatorit komunist, Enver Hoxha, akt që shënoi dhe hapin e pare të fundit të regjimit totalitar. Që nga ai moment 20 Shkurti, konsiderohet si dita e kujtesës kombëtare, dita e nderimit të vuajtjeve, persekutimeve, torturave çnjerëzore, ekzekutimeve, genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo ditë kujton përmbysjen e bllokut bunker të regjimit totalitar dhe shtatores së diktatorit më barbar në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore. Opozita shqiptare u themelua më 11 dhjetor 1990 dhe përmbysja e shtatores është një nga kryeveprat historike më të mëdha të saj. Kjo ngjarje historike ndodhi mes një gjendje të tensionuar politike. Studentët e hedhur në grevë urie kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga universiteti i tyre. Greva u mbështet nga mijëra qytetarë tiranas dhe nga i gjithë vendi.busti1 Rrëzimi i simboleve të diktaturës kishte filluar më herët në Shqipëri. Në Shkodër, banorët kishin shkatërruar monumentin e Stalinit dhe me veprimet e tyre frymëzuan njerëz në qytete të tjera. Protestat kulmuan më 20 shkurt, kur mijëra studentë e qytetarë të Tiranës u nisën nga Qyteti Studenti drejt sheshit “Sheshit Skënderbej”. Pas disa përleshjeve me policinë, protestuesit mbërritën në shesh dhe mes thirrjeve “Poshtë diktatori!”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”, ata rrëzuan shtatoren prej bronxi të diktatorit, 6 vjet pas vdekjes së tij. Duke e goditur, bustin ata e lidhën dhe e tërhoqën zvarrë, dhe ishte ky momenti kur shqiptarët në mbarë vendin filluan të besojnë se fundi i diktaturës kishte ardhur vërtet.

Ndaje me miqte