0030 210 33 18 483

Ambasada Britanike në Tiranë përkrah Komunitetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar

Dritan DEMA 28 Maj 2017

Në muajin Prill të këtij viti, Bordi Drejtues i MEAF-it (Fondacioni i Shqiptareve Etnikë Në Midland) ndërmorëm një iniciative per intensifikimin e bashkepunimit tonë, me Ambasadat e Republikës së Shqiperise dhe Republikes se Kosoves, në Mbreterine e Bashkuar, në interes të komunitetit Shqiptar në Midlands, UK dhe më gjerë. Në diskutimet tona me Ambasadorët dhe stafin e tyre respektivë, gjetem mirekuptimin e plotë të tyre dhe si rezultat i ketij bashkepunimi kemi ndertuar nje plan-program mbi 7 tema kryesore, të cilat në vetëvete perfshijne 20 pika specifike bashkepunimi. Temat e këtij bashkëpunimi janë: • Barazi qytetare • Bashkepunim intensive dhe strategjik mes Ambasades se Shqiperise dhe Ambasades se Kosoves, në Londer, UK: • Transporti dhe Turizmi • Edukimi dhe sporti • Shendeti • Punesimi • Forcimi i sundimit te ligjit ne te gjitha Institucionet Shqiptare. Roli i Komunitetit Shqiptar në UK: Ne besojmë fort se Komuniteti Shqiptaro - Britanik ka nje pozicion të veçantë, per të luajtur nje rol të rendësishem, në forcimin e bashkepunimit dhe marredhenieve dypaleshe, mes Shqiperise / Kosovës dhe Mbreterisë së Bashkuar. Njëkohesisht, qeveritë shqiptare duhet të jene më të kujdesshme, kur behet fjale per ndryshimin e ligjislacionit, pa konsultimin e të gjitha grupeve të interesit. I tille eshte edhe rasti i vendosjes së kufizimit te regjistrimit te mjeteve Britanike, me timon në krahun e djathte, në Shqiperi, të cilin do ta trajtoj në vazhdim. Proçesi i cunguar në Komision, çoi në ndryshimin e ligjit. Të shqetesuar nga ky ndryshim i papritur, ne kerkuam te njihemi me dokumentet zyrtare të Komisionit Per Veprimtarite Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin (këtu e tutje Komisioni). Nga analiza e diskutimeve te deputeteve dhe eksperteve të ftuar në kete Komision, u informuam se mbledhjen e dates 04.11.2014, Deputeti Artan Gaçi, në cilësine e Anetarit të Komisionit, ndër të tjera, ka parashtruar: “Problem tjetër janë makinat në krahun e djathtë, të cilat nuk duhet të qarkullojnë fare në vendin tonë. Shqipëria ka Kodin Rrugor, si dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të cilat sqarojnë se A-ja tregon drejtimin që lëvizet në krahun e djathë të rrugëve. Pra, timoni është në krahun e djathtë të makinës dhe lëvizet në një krah të caktuar. Ndërkohë makinat që vijnë nga Anglia kanë komplet një sistem tjetër rrugor. Pra që aty duhet të kalonin tek ajo drejtoria që thatë ju dhe nuk duhet të lejoheshin fare të qarkullonin në Shqipëri, jo më të regjistrohen dhe të targohen në Shqipëri. Ky problem është ngritur disa herë. Ka qindra raste vdekjesh, sepse janë të detyruar të nxjerrin të gjithë makinën për ta parakaluar, sepse nuk e kontrollojnë dot rrugën. Pra, rastet janë evidente dhe mua nuk më duken probleme kaq të vogla ose të përcipta sa të kalohen thjesht me përgjigjen se është një drejtori që e ka këtë, ndërkohë nuk ka funksionuar në asnjë rast”. Në nje mbledhje te radhes, date 29.10.2014 z. Fatmir Hasho, i ftuar në cilesine e ekspertit ligjor, njekohesisht kryetar i Shoqatës, dhe analist aksidentesh rrugore, ndër të tjera, ka parashtuar: “Problemin e kam te ndryshimet konstruktive. Për shembull ne kemi një problem shumë të madh për makinat që e kanë timonin në krah të djathtë. Ky është një problem shumë emergjent”. “Eduard Shalsi - Ka një propozim nga një koleg: të mos lejohen që sot e tutje në Shqipëri makinat që e kanë timonin në krah të djathtë. Fatmir Hasho - Eshtë shumë e lehtë për t’u thënë. Të gjitha këto mjete e kanë mundësinë teknike që timoni të kalojë nga krahu i djathtë, në të majtin. Kjo është bërë që nga prodhuesi. (Ndërhyrje pa mikrofon). Teknikisht është e realizueshme në një kohë shumë të shkurtër dhe me një kosto normale, që e kanë bërë shumë drejtues mjetesh që i kanë marrë. Absolutisht, duhet të ndalohen, sepse ne e marrim lejen e drejtimit... Eduard Shalsi - E kemi bërë këtë diskutim dhe jemi dakord. Do t’ju lutesha përfaqësuesve të ministrisë (kjo është një kërkesë që e kemi bërë dhe kohë më parë në komision), të futet brenda në kod: jo për ata që e kanë, por tani e tutje çdo makinë që do të regjistrohet në Republikën e Shqipërisë duhet ta ketë timonin në krah të djathtë. Për ekzistuesit, nuk e di se ç’të them. Besnik Baraj - Lidhur me këtë problem, kolegu ynë, Artan Gaçi ka diskutuar dje. Ka një problem me Britaninë e Madhe, sepse dhe vende të tjera të ngjashme me ne kanë dashur ta bëjnë këtë. Nëse vendoset në formë ligjore kjo, ata mund të protestojnë. Eduard Shalsi - Nuk ka asnjë arsye, përse të protestojnë. Besnik Baraj - Eshtë njësoj si të mos lënë ata makinat... Eduard Shalsi - Nuk i lejojnë të regjistrohen atje, makinat me timonin në krah të djathtë. Ata i lejojnë vetëm për të qarkulluar”. Besnik Baraj - Në rregull, tërhiqem. Eduard Shalsi - Kjo është një çështje e ezauruar. Ju lutem zoti relator të vendosim një pikë ku makinat me timon në krahun tjetër të mos lejohet të regjistrohen më në Shqipëri. Jeni dakord? E kemi ezauruar këtë diskutim Vetem me diskutimet e mesiperme, Komisioni eshte mjaftuar per miratimin e ndryshimit të ligjit, duke vendosur që në Nenin 9, të Ligjit Nr. 175/2014 Për Disa Ndryshime Dhe Shtesa Në Ligjin Nr. 8378, Datë 22.7.1998, “KODI RRUGOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE”, Të Ndryshuar, bëhen këto ndryshime: “2. Në fund të pikës 2 shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “Ndalohet të regjistrohen mjetet me motor me timon në krah të djathtë, me përjashtim të rasteve të treguara në nenin 77, pika 2, të Kodit Rrugor.” Kjo padrejtesi, në menyre të drejtperdrejte, jo vetem ka prekur interesat e mbare komunitetit Shqiptaro - Britanik në UK, por edhe eshte miratuar në kundershtim të hapur me vendimet e Gjykates Evropiane të Drejtesise, per dy raste analoge të cilat do trjatoj më poshte. A është siguria, një shqetesim i provuar dhe i arsyetuar drejt? Per tu informuar sakte mbi kete çeshtje, ne ju drejtuam autoriteteve zyrtare shqiptare, duke kerkuar informacion më të detajuar, në lidhje me kete problematikë. Pergjigja e ardhur nga Ministria e Transportit dhe Industrise, dhe Policia e Shtetit, konfirmoi se: "Sherbimi i Policise Rrugore te dhenat lidhur me aksidentet rrugore nuk i ndan ne statistika per mjetet e perfshira ne aksidentet me timon ne krahe te majte apo te djathte, por statistikat e miratuara dhe qe mbahen prej ketij sherbimi jane per te gjitha llojet e mjeteve ne total". Ky fakt tregon se diskutimet e lartpermendura te anëtareve dhe eksperteve te Komisionit dhe rrjedhimisht vendimi i tyre per kufizimin e regjistrimit te makinave me timon në krahun e djathte, eshte i pabazuar në ndonje studim të mirefillte, apo raporte zyrtare për ketë çeshtje. Në analize te statistikave zyrtare mbi aksidentet rrugore dhe pasojat, te ardhura nga Policia e Shtetit, konstatojme se per vitet 2013, 2014, 2015, 2016 dhe 4 mujorin e parë, të vitit 2017, numri i aksidenteve me pasoja fatale në shkalle vendi nuk ka ndonje ndryshim të ndjeshem. Në fakt, ky numer rezulton me i larte në vitin 2016, në krahasim me vitin 2014. Nderkohe, numri i masave administrative gjate vitit 2013 në krahasim me vitin 2016, pothuajse eshte dufishuar. Sipas shifrave zyrtare, te masave administrative, të marra gjate vitit 2016 bien në dukje kundravajtjet per qendrimet dhe pushimet e ndaluara, qarkullimi pa rrip sigurimi / sisteme fiksimi, perdorimi i aparateve te radiotelekomunikimit gjate drejtimit te mjetit etj. Ligji shqiptar në kundërshtim me Direktivat e Bashkimit Evropian dhe dy vendimet e Gjykates Evropiane. Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, në dy çeshtjet analoge që ka shqyrtuar, me palë ndergjyqese: Komisioni Evropian v Polonise (çeshtja C-639/11) si dhe Komisioni Evropian v Lituanise (çeshtja C-61/12) 2014, ndër të tjera, ka arsyetuar se: “Detyrimi dhe imponimi nga Polonia dhe Lituania, për të ndryshuar timonin e automjeteve të pasagjerëve të krahut të djathtë në anën e majtë, shkel ligjin e BE-se”. “Një masë e tillë shkon përtej asaj që është e nevojshme për të siguruar sigurinë rrugore”. “Gjykata konsideron se përshtatjet që mund të kërkohen, mund të mos lidhen me ripozicionimin dhe vendin e shoferit, por vetëm për procedurat që kanë një ndikim minimal. Një kërkesë e tillë substanciale do të përbënte një procedurë që ka një ndikim të rëndësishëm në dizenjimin e automjetit, në kundërshtim me formulimin dhe qëllimin e Direktivës 70/311”. “Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se pozicioni i sendiles të shoferit, pjesë përbërëse e pajisjeve të drejtimit të një automjeti, eshte brenda harmonizimit të përcaktuar me Direktivat 2007/46 dhe 70/311, në mënyrë që, në kontekstin e regjistrimit të një automjeti të ri në territorin e tyre, Anëtari i Shtetit të BE-se, për arsye të sigurise, nuk mund të kërkojë që sedilja e shoferit të atij automjeti, të zhvendoset në anë të kundert të drejtimit të trafikut”. “Gjykata shqyrton argumentin e Polonisë dhe të Lituanisë se legjislacioni i këtyre Shteteve është i justifikuar nga nevoja për të garantuar sigurinë rrugore, e cila përbën një kërkesë imperative lidhur me të, që eshte në interesin publik dhe mjaftueshem për të justifikuar një pengesë, për lëvizjen e lirë të mallrave”. “Gjykata vëren në këtë drejtim se legjislacioni në fjalë parashikon përjashtime në lidhje me përdorimin e Automjeteteve të pajisura me një timon në krahun e djathte nga njerëzit që banojnë në Shtetet e tjera Anëtare, dhe udhëtojne per në Poloni dhe Lituani për një periudhë të kufizuar (për shembull, turistët). Ky fakt tregon, sipas Gjykatës, se legjislacioni i kontestuar toleron rrezikun e përfshirë, në këtë përdorim”. “Përveç kësaj, të dhënat statistikore mbi të cilat jane mbështetur qeveritë Polake dhe Lituaneze nuk dëshmojnë standartin e kërkuar ligjor të lidhjes midis numrit të aksidenteve dhe përfshirjes të automjeteve me sendilen e shoferit të vendosur në të djathtë”. Komuniteti Shqiptar shkrese zyrtare Ambasadorëve Nisur nga faktet e mesiperme dhe interesin e madh të Komunitetit Shqiptar në Britani per kete çeshtje, u kemi kerkuar Ambasadoreve të Shqiperise në Britani, Shkelqesise se Tij. Z. Qirjako Qirko dhe Ambasadorit Brtianik në Tiranë, Shkelqesise se Tij, Z. Duncan Norman OBE, ngritjen e kesaj çeshtjeje me autoritetet Shqiptare. Ambasada Britanike në Tirane ka konfirmuar angazhimin e tyre me Autoritet Shqiptare, në lidhje me kete çeshtje. Gjejme rastin tu bejme apel Autoriteteve Shqiptare, ta rishikojne kete çeshtje me perparesi dhe me seriozitetin e duhur, duke e hequr kufizimin e deritanishem per regjistrimin e mjeteve angleze, veprim ky qe do të sjellte legjislacionin Shqiptar, në perputhje me Direktivat e Bashkimit Evropian dhe Vendimet e Gjykates Evropiane, per dy rastet analoge. Veprime keto që rrjedhimisht e sjellin Shqiperine me afer, drejt rruges se antaresimit, me te drejta te plota në Bashkimin Evropian. Komuniteti Shqiptar në Britanine e Madhe perben nje potencial të fuqishem burimesh njerezore, të cilet kontribojne pozitivisht në shoqerine dhe ekonomine Britanike. Prandaj ftojme të gjithe Shqiptarët e Britanise, që në kete periudhe zgjedhore, të angazhohen maksimalisht duke kontaktuar me deputetet e tyre prespektive, pavaresisht nga subjekti partiak që perfaqesojnë (Liberal Demokratë, Laburiste, Kombetaristë Skocezë, Konservativë, etj.), duke ju kerkuar ndihmesen, mirekuptimin dhe bashkepunimin e tyre, per forcimin e marredhenieve dhe bashkepunimit të Mbreterise se Bashkuar me Shqipërinë dhe me Kosovën, në rast se ata do të zgjidheshin perfaqesues në Parlamentin Britanik. Faleminderit! Dritan Dema Autori është anëtar i Bordit Drejtues të MEAF-it Email: contact@meaf.org.uk www.meaf.org.uk

Ndaje me miqte