0030 210 33 18 483

Analizë rreth krijimtarisë së shkrimtarit Arqile Gjata

Dr. Ermelinda KASHAH 08 Dhjetor 2017

Përpara se të shkruaja për njeriun e letrës shqipe, ndava një argument në mendjen time dhe pranova që janë disa kategori lexuesish që lexojnë, e disa që jo shumë e njohin tamam letërsinë: Impakti dhe dinjiteti pas leximit të kompletuar që i bëra shkrimtarit, kuptova se është një njohje ndërkombëtare. Fjala është për shkrimtarin Arqile Gjata. Kisha pak njohje leximi në lidhje me ketë shkrimtar, por përpara ansamblit të ndërtesave mendja më ndali diku larg, por afër shpirtërisht. Larg ansamblit mendja më tha: Shkruaj aty ku ka letërsi. E vërtetë: Në simbiozën e botës poetike dhe shqiptare, e origjinalizuar në shtatin e rrjedhës ligjërimore të shqipes, sikur mbeta në një moment mistik. Mu duk sikur poezia e tij binte në spektaklin frenetik të modernitetit e aq më tepër në një botë shqiptare ku shumë shkrimtarë kanë qenë të censuruar me veprat e tyre. Nga cilësia e sugjerimit që shkrimtatri më ofroi, mora krebilitetin dhe “shtojcën” ku dhe kuptova se s’është e lehtë të flisja për një figurë të tillë që nderon Vlorën, të gjithë ne këtu, ku pjesa më e madhe e disa librave të tij për mua ka qënë e panjohur, që do të thotë se, nuk është ndërmarrje e lehtë të rrokësh madhështinë e një letërsie të përmasave kombëtare apo ndërkombëtare. Dhe këtu nuk mburrem, as e shtoj, por i jap formës atë që i takon. Pjesa e parë lidhet me kohën kur gjithçka të shkrimtarit e ndiqja përmes postimeve të tij. Pjesa e dytë kur rastësia më bashkoi nga afër në qytetin tim të Gjirokastrës sepse ndodh ndonjëherë që në qerre me mjegull të udhëtojmë të gjithë pa e ditur,dhe pastaj të takohemi përsëri prapë, për të ndarë mendime të përbashkëta. Me shkrimtarin në fjalë jemi njohur në Gjirokastër dhe qëndrimi im për ato pak minuta, më la mbresat e një intelektuali të veçantë, përçues i problematikave sociale dhe psikologjike, si sintezë e thellë e teorisë bashkëkohore dhe ikonë e qytetarisë shqiptare. Më mrekulloi me bisedat gjithë lëng jete e informacion episodesh të pashterura, ashtu siç të mrekullon me atë masë çdo intelektual i fortë. Me sa duket, vetëm rob nuk mund të bëhet shpirti i këtij njeriu të lindur, që e ka të çmuar instiktin e lirisë. Kuptova se fjala shqipe kish gjetur një mjeshtër të madh, ose një magjistar virtuoz të përpunimit të shqipes. Arqile Gjata është shkrues i eseve të ndryshme, referues i kumtesave gjuhësore, shkrues për personalitete me vlerë si Musine Kokalari, referues i temave të ndryshme për njerëzit e Albanologjisë, si profesor, Begzad Baliu, tregues këto, mjaft domethënëse dhe objekt i pashtershëm kënaqësie intelektuale dhe shpirtërore. Thelbi i tij, është thelbi i një njeriu të vërtetë, që me talentin, me këmbënguljen e arritur me zotësi,nuk i cënohet modestia dhe ndjenja e lartë e drejtësisë. Këto virtyte që po bëhen gjithnjë e më të rralla, madje bëhen edhe objekt talljeje në kohën tonë, mund të shoqërojnë njëra - tjetrën dhe të bashkëveprojnë, po më e rralla, më e vlefshmja, është mirësia që buron nga një dashuri e sinqertë për njerëzit, nga e thëna e fjalës troç, siç duket edhe te ky shkrimtar. Mozaikun e figurës së shkrimtarit e plotëson relativizmi, ngadalësimi, erotizmi, humori, harresa, dashuria për jetën dhe për letërsinë. Me një sulm drejtuar të pavlerës që dhunon jetën e individit, një tingull i mprehtë dhe një sinjal alarmi më preku cakun e patoleruar që tek ne si lexues arriti të na përforconte seriozitetin. Të futemi në temë. Unë do ta ndaja dijen e tij në disa segmente: 1. Përshtat temperamentit, origjinës dhe kulturës që posedon shkrimtari, ka misonin e prijësit dhe jo të ndjekësit. 2. Shkrimtari me verbin emocional, intelektual dhe mendimitar i shquar, vlerësoi vepra të ndryshme dhe rëndësinë që plotëson mozaikun e çmuar në fushën e studimit të letërsisë shqipe dhe të mendimit kritik si magjistar i fjalës që i dha shpirt letërsisë. Kumtesat që kam lexuar, janë kumtesa me vlerë të madhe dhe peshë shkencore, që shprehin dashurinë,kulturën e punës,mirësinë, dhe shembullin e një njeriu largpamës, intelektual me kulturë dhe ndjenja të holla,i natyrshëm në stilin e tij dinamik. 3.Mozaikun e figurës së shkrimtarit e plotëson relativizmi, ngadalësimi, erotizmi,humori, harresa, dashuria për jetën dhe për letërsinë. Si poet, vargjet flasin për një mençuri të adhurueshme dhe brilante. Që të mbërrinte deri këtu, patjetër që autori ka bërë shumë rrugë ku plot bujari e talent gjeniu, poezia i lë hapur dritësoret e pallatit të poezisë, ku epokat hyjnë natyrshëm, pa rrëzuar asnjë orendi. Me sa duket, trajtimi i mjaft kategorive të përjetshme si: dashuria, vdekja, familja, qëndrimi ndaj shoqërisë, etj, e parapëlqente këtë lloj ndërtimi letrar. Ndjeshmëria e hollë, përthyen dhe melankolinë dhe dëshpërimin e poezisë së kohës, e cila përcjell fatin e njeriut përballë kështjellave të ideologjive dhe teknikave të cilat kishin marrë vrull të frikshëm gjatë asaj kohe. Faktor tjetër: Krijohet modeli i shkrimtarit që jo vetëm lexohet, por edhe përpihet si rrallë kush tjetër. Aspekti letrar, ideologjikisht dhe emocionalisht, më përcjell këto ndryshime, në kohërat e ndërrimeve dhe shpresave të ndryshme që reflektohet në poezi, e cila përsëri shfaq idetë, emocionet dhe vlerat artistike. Autori fut në përdorim një numër të dukshëm të fjalëve të rralla, me mjete të ngjyrimeve të spikatshme stilistike, të mendimeve dhe ndjenjave, për shkak se përdor gjuhën me një përpikmëri të jashtëzakonshme. Citoj: E SHEMTUARA...! Dhimbja jonë jeton tek e shëmtuara... ka kaq shumë sa ato bëhen lule, shëtisin nëpër rrugëtime. Lulëzojnë të shëmtuarat, ato janë e sotmja, vet jeta ngjajnë si ne nuk zbehen nga dashuria! Ndalem pak këtu. Kjo poezi më kujton poezinë disidente, e cila është e një lloji të veçantë dhe me ndikim të madh e shfaqur si disidentë estetike apo rebelim estetik. Në atë kohë poetët ishin të detyruar të bënin një lloj makiazhi me spërkatje ideologjike. Kurse, Arqileja e sjell frymën e kohës pak me lozonjarçe le të themi. Dhe unë këtu e vlerësoj: Sepse poezia ka një komunikim drejtpërdrejtë me lexuesin dhe i mbetet besnik shtratit të ligjërimit poetik.. Më kujtohet këtu poezia e Agollit: “Më lodhi mundimi në shpirt tërë jetën Të them lakuriq të vërtetën Po s’munda ta them ngahera të plotë Se ishte zuskë kjo botë Tanimë më vjen keq për aq sa gënjeva Megjithëse gënjyen dhe Adami dhe Eva”- Si ligjërues gjuhësor (kuptojmë këtu mbajtës i kumtesave në aspektin gjuhësor), njeh mirë kodin gjuhësor e cila shërben si urë lidhëse me konstitucionin shpirtëror të këtij lexuesi. Prej mënyrës së përdorimit të lëndës gjuhësore, prej ndërtimit ritmik të vargut, prej llojeve të strofave, përforcoj mendimin tim se: poeti është krijues i njohurive të caktuara teorike për poezinë. Kodi gjuhësor njeh edhe “misteret” e teknologjisë poetike, sepse strukturat kompozicionale dhe ligjërimore kompesojnë frymën dhe vizionin modern bashkëkohor.E njeh nivelin e një institucioni artistik, që ka ndikimin e vet sistematik e potent në të gjitha nivelet e megasistemit të letërsisë shqipe dhe poezia ka koherencë apo vijueshmëri në mjaft veçori stilistike, të cilat kanë qarkulluar në kohë të ndryshme të kësaj krijimtarie, duke bërë që të ketë sukses edhe në aspektin gjuhësor. Koha po tregon se poeti po ndriçon në kualitetet e platformës së mendimit dhe fjala si simetri e natyrës estetike dhe më gjerë, akoma gjendet në këtë tripolis letrar kulturor dhe hapësinor. Fjala si eksplorator i thelbeve ekzistenciale, përfshin në rrafshin horizontal dhe vertikal mikrostrukturimet estetike nëpër gjeneratat e lexuesve. Letërsia e çdo vendi dhe e çdo epoke nuk ka njohur tjetër rrugë, veçse të realizohet përmes gjuhës. Natyrisht, përmes gjuhës së përpunuar e sofistikuar në nivelin e ligjërimit artistik, kjo letërsi përcjell atë problematikë që shfaq vetë shqipja e asaj kohe- si gjuhë komunikimi.Shkrimtari ndjek një model gjuhësor, radikalizohet, vetëshpallet si modeli më i drejtë dhe në raport me standartin sheh dhe prirjen gjenetike të procesit letrar. Kjo më dëshmon se shkrimtari i ka potencialet për t’i përballuar gjithë nivelet e ligjërimit artistik. Si shkrues i eseve të ndryshme, flet për vlerën e fjalës, për zgjedhjen dhe përpunimin e saj nga artisti, ai i jep fjalës së tij teorike, përmasa, tingëllim, ngjyresë të jashtëzakonshme. Proza teorike tingëllon po aq poetike sa poezia.Aty ku interpreton artin e fjalës, ai shfaqet edhe në rolin e teoricienit. Ai e aktivizon fjalorin më të përdorshëm masiv duke i potencuar fjalët dhe konstruktet me forcë ekspresive dhe duke bërë që vepra të jetë një atlas i pasur gjuhësor dhe letrar. Origjinalitetin e vet krijues, shkrimtari e realizon nëpërmjet një tempo-ritmi që është në harmoni me të gjitha elementet e tjera të narracionit dhe arkitekturës së veprës. Tempo - ritmin e ushqen dhe përdorimi i rrallë i pasuseve deskriptive. Fjala artistike nuk hyn në reaksion e konfrontim me nivelet e tjera inferiore, mbi të gjitha krijon klimën e favorshme për përtëritjen e mëtejshme në kalvarin aq të mundshëm të kërkimit të pasurimit. Si njohës dhe teoricien i letërsisë, shqipe shkrimtari përcjell me adhurim futjen e elementëve letrarë dhe publicistik, si një studiues mendjehollë dhe sensibël, i papërmbajtur ndaj vlerave abusive, pse jo dhe një zë kritik edhe ndaj fenomeneve negative duke i shkoqitur lehtë orientimet letrare dhe teorike. Shkrimet që autori shkruan për krijues të ndryshëm kanë këndvështrime që e lexojnë tekstin poetik më shumë në nëntekstet e tij. Kjo tregon për një mendim autonom dhe të maksimalizuar kuptimisht, konkluzion ky që nxjerr në pah origjinalitetin e shkrimtarit. E vlerësoj këtë fakt te shkrimtari pasi është me vlerë kërkesa që ai shtron për nevojën e zhvillimit e të konsolidimit të shkencës letrare krahasuese që merret me krahasimin e fenomeneve letrare brenda letërsisë sonë. Kur shkruan qoftë edhe për një studim të mirëfilltë letrar, edhe kur ky studim nuk bëhet nga profesionistë, kritika ekziston brenda përjetimeve dhe marrëdhënieve të brendshme që shfaqen te çdo lexues i kualifikuar. Kjo është dhe kritika brenda një sistemi teorik që orientohet në analizën e veprës letrare. Atëherë na lind pyetja: A është kritika e shkrimtarit në fjalë një shpërthim intuitiv i përjetimeve emocionale? Përgjigjen ia jep vetë letërsia: Marrëdhënia është vetëm midis tyre; pra në rastin tonë midis shkrimtarit në fjalë dhe atij që shqyrton. Nuk di pse, kur shqyrtova krejt shkrimtarinë e tij, mu kujtua thënia: “Një rilindje para rilindjes”, që do të thotë, një kontribut i përbashkët i një grupi cilësor studiuesish dhe kërkuesish, brenda dhe jashtë vendit, të shfaqur me forcën e tyre intelektuale. Si lektore e lëndës së estetikës në universitetin Eqrem abej vura re diçka: E pra, ja që qarkullimi i vlerave mes shkrimtarëve është një fenomen universal. 1. Shkrimtari më kujton romantikun Poradec, i cili çeli agun e këtij shekulli. 2. Shkrimtari më kujton Emineskun, sepse në paralelen më të dukshme shikonte kozmokoninë por dhe mjaft elemente konceptuale. 3. Shkrimtari më kujton Rilken, si një përfaqësues i poezisë moderne gjermane i cili kur bashkohet me Lasgushin krijojnë konceptin e misionit të poetit për shndërrimin poetik të njeriut dhe të botës në atë lloj “Estetike shpirtërore”. Shkrimtari më ngjason me Aurel Plasarin i cili i vështron në një dimension të ri poetët tanë të mëdhenj. Ju do thoni pse! Kjo është përqasja e tillë e denjë e universit sa të përveçëm aq dhe të krahasuar me vlerat impresionuese, një karakteristikë që jo çdokund e kam hasur. Si përfundim: Më takon që si studiuese e letërsisë të them me kompetencë shkencore, merrmani si sugjerim, që shkrimtari le të mbetet në fushën e poezisë. Ky është kodi poetik i tij, fushë që e njeh deri në rrënjë. Ju do thoni pse? Mendësia e shqiptarit të mirëfilltë, kultura, ndjeshmëria, që poeti i ka fituar përmes kontakteve të drejtpërdrejta, ndërtoi rreth vetes një vatër amtare e imagjinare me mundim mbinjerëzor që kjo vatër të jetë sa më reale. I nderuar poet! Ke kaluar përballjen me dy prova: E para është brendaletrare (sqima krijuese) dhe e dyta jashtëletrare. Si prelud i prozës moderne shqipe, kalon provën e distancës kohore, gjë që dëshmon pritjen e ngrohtë në rrethet letrare të kohës. Dhe motoja e kolosit të shkencës albanologjike, prof. abej: “Të jemi objektivë por jo indiferentë”, është sot dhe motoja e shkrimtarit tonë. Kam një preokupacion më vete që përbën përballimin e opinioneve të krijuesve rreth këtij shkrimtari. Nuk është puna për të justifikuar thyerjen dhe kompromiset siç ndodh rëndom, por për të ngritur një opinion të shëndoshë, social e kulturor, mbarëshqiptar, për ta minimizuar këtë mentaliet rutinor. Nuk është e thënë që ne të shkruajmë vetëm për Kadarenë apo për Qosjen, njeriu ka kaluar nëpër trajektoren e çuditshme të komunikimit me popullin e vet, si në rastin e shkrimtarit Arqile Gjata, i cili i ka hedhur mendimet në letër, duke bërë që unë, ju, pra ne, lexuesi, të kemi një vështrim sinoptik, rreth perceptimit të mendimeve të letërsisë së tij në kulturën shqiptare. Koha është në funksionin e vet. Një koncept të tillë retorik e kam vënë re te Dantja, koncept i cili nuk është vënë në diskutim deri në periudhën moderne. *) Autorja është pedagoge në departamentin e Letërissë të Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, në Universitetin “Eqerem abej”

Ndaje me miqte