0030 210 33 18 483

Fjalë zemre të një pilurjoti: Të përshëndes fshati im!

09 Qershor 2015

Ju pershendes ju emigrante qe punoni e jetoni ne Greqi e ne Europe e kudo ku jini. Ju uroj suksese, shendet e gjithe te mira. Ju pershendes ju studente qe mesoni ne universitetet e Shqiperise, Europes e Amerikes. Mesoni dhe studioni te beheni njerez te vyer, per veten tuaj, per familjen tuaj, per vendin tuaj. Mesoni te beheni njerez te ditur, te kulturuar, te emancipuar perkrah kolegeve tuaj europiane. Ju pershendes ju nxenes, qe mesoni ne Shqiperi, Evrope e Amerike. Ju do te jeni e ardhmija e vendit. Ju do te jeni drejtues te instucioneve shteterore e private. Ju do te jeni kryetaret e ardheshem te bashkise, deputete e ministra. Ju do te jeni gezimi, lumturia, e ardhmija e ketij vendi. Mesoni dhe mos harroni gjuhen e te pareve, mos harroni gjuhen e prindere tuaj, cdo germe me gjak eshte lare, nga gjuhetaret e pare, dhe i prene, dhe i vrane, por gjuhen ata s’e lane. Eshte gjuha e jone, na e kane lene amanet te paret tane dhe ju do ta flisni dhe perpara do ta coni. Ju pershendes ju intelektuale te fshatit tim! Ju pershendes dhe ju uroj suksese, Mos e harroni fshatin tuaj, Mos haroni njerezit tuaj. Hajdeni dhe jepni kontributin tuaj. Aftesite tuaj intelektuale dhe profesionale t’i vini ne zhvillim te fshatit tuaj. Ju pershendes Ju nenat tona shamizea, qe punuat gjate jetes suaj me kazma lopata e bela, e uje merrnit me buciela. Na vjen keq qe ju kemi lene vetem ne shtepite tona. PO BENI DURIM SE FEMIJET DO TE VINE NE PREHERIN TEND TE NGROHTE, o Nene. Ju pershendes ju bilbila te fshatit tim. Qe per 30 vjet bete epoke, me zerin tuaj late nam ne Evrope. Ju pershendes ju kengetare te fshatit tim, qe me zerin tuaj si bilbil, kenduat dhe ligjeruat kudo ku shkuat. Ju pershendes ju artiste te fshatit tim qe kengen nuk e hoqet nga goja. Kendoni e mos pushoni. Kendoni ne Shqiperi e ne Europe, se nami juaj do te perhapet jehone. Kenga te jete bashkudhetare e jetes, se me kenge kemi percjelle dhimbjet, hallet, dertet. Ju pershendes te dashur bashkefshatare, kudo ku jini. Te gjithe e kemi per detyre te kthejme syte nga fshati, te mendojme per fshatin, te ndihmojme fshatin. Piluri don rruge te asfaltuar, koha i ka ardhur. Piluri don uje, do drita, do shkolle , don dhe kenge. Dhe njehere ju pershendes, ju vellezer qe punoni ne vend te huaj, dhe flisni gjuhe te huaj, nga halli per te jetuar, Por sido qe e keni halle, ju mos harroni vatane. Te mos vrisni, te mos vidhni, mos u merni me droge, mos shkoni neper burgje. Jo prosticion, jo alkool, jo bixhos. Te jeni si evropiane, pa dhe me pak te hame. Te jeni gjithmon pilurjote, ta mburni fshatin tone. Te jeni pilurjote krenare, pa dhe dikush te na shaje. Fitoni nje diplome, mesoni nje profesion, beni nje karriere. Shkoni ne shkolle, shkoni ne pune, merruni me sport, udhetoni ne kenge. Te gjithe e kemi per detyre te ndihmojme fshatin, se kemi nevoje per nje cope rruge per t’u asfaltuar, kemi nevoje per nje gote uje te kulluar, kemi dhe deshire te madhe per te kenduar. Pilurin cdo shqiptar e don, kengetari i kendon, politikani e respekton, ushtaraku e vlereson, turisti e shijon, veterani e kujton, intelektuali e degjon, diplomati meson, nxenesi i reciton, gazetari e larteson, historiani e studion, udhetari qendron, e bukura e dheut e dashuron. Prandaj na del per detyre per fshatin te bejme me shume: Emigranti te investoje, mesuesi gjuhen t’i mesoje, bizesmenti te ndertoje, politikani zerin t’i degjoje, intelektuali ta respektoje, kengetarit goja te mos i pushoje, femijet ne fshat c'do vit te shkojne. te gjithe te bashkuar fshatin te ndertojme. Qirjako AKALLI

Ndaje me miqte