0030 210 33 18 483

Greqia rishikon ligjin për migracionin e ligjshëm

Tribuna News & Televizioni Tribuna 26 Janar 2026

Projektligji synon të lehtësojë marrjen e lejeve të qëndrimit dhe punës për qytetarët e vendeve të treta dhe të harmonizojë ligjet greke me standardet e BE-së

 

 

Më 27 janar 2026, Parlamentin grek e pret një diskutim i rëndësishëm mbi ligjin që rregullon migracionin e ligjshëm. Projektligji synon të thjeshtojë rrugën për marrjen e lejeve të qëndrimit dhe punës për qytetarët e vendeve të treta, duke garantuar të drejta të qarta për punëtorët që jetojnë ligjërisht në vendet anëtare të BE-së.

 

Ministria e Migracionit dhe Azilit ka përgatitur këtë projekt, i cili pritet të sjellë ndryshime të dukshme në Kodin e Migracionit dhe në ligjet përkatëse. Njëkohësisht, ligji synon të përputhet me Direktivën e BE-së 2024/1233, duke harmonizuar legjislacionin grek me standardet europiane.

 

Ndaje me miqte