Tribuna News Televizioni Tribuna – Greqi
02 Shkurt 2026
Qeveria greke do të nisë në vitin 2026 një ristrukturim të thellë të sistemit të përfitimeve sociale, me krijimin e Regjistrit Kombëtar të Përfitimeve, kriterë më të rreptë dhe ndihma më të synuara. Reforma synon të rrisë efektivitetin, kontrollin dhe transparencën, duke fokusuar ndihmat në familjet dhe individët më të nevojshëm.
Sistemi i ri digjital do të integrohet në gov.gr dhe do të lidhë të gjitha përfitimet sociale, për fëmijët, strehimin, ngrohjen, papunësinë, invaliditetin dhe voucher-et për çerdhe, me një profil të vetëm digjital për çdo tatimpagues.
Pilotimi i regjistrit pritet të nisë në qershor 2026, duke filluar me ndihmat e OPEKA-s dhe DYPA-s, ndërsa më vonë do të shtohen mbështetje studentore, strehimi dhe ndihma bujqësore. Qëllimi është një sistem më i drejtë, ku përfitimet lidhen me kontributet, kohën e punës dhe historikun real të punësimit, duke reduktuar shpërndarjen e paarsyeshme të ndihmave.