Francë Gjermani qëndrimi ndaj emigracionit influencon zhvillimet politike
Deutsche Welle
06 Shtator 2016
Shoferë kamionësh dhe fermerë të zemëruar në Francë e filluan javën duke bllokuar trafikun përreth qytetit port verilindor Calais, në protestën e fundit kundër një problemi emigrantësh që nuk ka zgjidhje të lehta.
Në Gjermani, Kancelarja Angela Merkel dhe partia e saj Bashkimi Kristian-Demokrat po peshojnë hapat e mëtejshëm pasi humbi zgjedhjet në shtetin e saj, përballë një partie te re kundër emigracionit.
Duke u folur gazetarëve në përdundim të takimit të 20-es, në Kinë, zonja Merkel mori përgjegjegjësi për humbjet, por u shpreh e vendosur në qëndrimin e saj për strehimin e refugjatëve.
"Sigurisht kjo ka të bëjë me politikat e refugjatëve”, tha ajo. “Megjithatë, unë vazhdoj të besoj me bindje se vendimet që janë marrë, janë të drejta”.
Këto ngjarje dhe kontekste janë të ndryshme, por të dyja nxjerrin në pah se si kriza e pazgjidhur e emigrantëve po ndikon tek politika e dy vendeve më të fuqishme ndërsa bëhen gati për zgjedhjet e përgjithshme vitin që vjen.
Në të dyja vendet, shqetësimet e votuesve për emigracionin, e kapërcejnë efektin tek vendet e punës dhe ekonomia, duke shkaktuar një indinjatë më të thellë tek publiku, siç thotë Manuel Lafont Rapnouil, kreu i zyrës së Parisit në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.
“Votuesve u ka ardhur në majë të hundës. Dhe kjo ndjesi shkon përtej çështjeve ekonomike dhe shoqërore, duke u kthyer në një krizë të vërtetë identiteti”.
Analistët dhe politikanët e përshkruajnë rezultatin e votimit të së dielës në shtetin Mecklenburg-Vorpommern si një protestë ndaj politikës njëvjeçare të emigraconit, ku Gjermania ka pranuar mbi një milionë azilkërkues.
Shoferë kamionësh dhe fermerë të zemëruar në Francë e filluan javën duke bllokuar trafikun përreth qytetit port verilindor Calais, në protestën e fundit kundër një problemi imigrantësh që nuk ka zgjidhje të lehta.
Në Gjermani, Kancelarja Angela Merkel dhe partia e saj Bashkimi Kristian-Demokrat po peshojnë hapat e mëtejshëm pasi humbi zgjedhjet në shtetin e saj, përballë një partie te re kundër emigracionit.
Duke u folur gazetarëve në përdundim të takimit të 20-es, në Kinë, zonja Merkel mori përgjegjegjësi për humbjet, por u shpreh e vendosur në qëndrimin e saj për strehimin e refugjatëve.
"Sigurisht kjo ka të bëjë me politikat e refugjatëve”, tha ajo. “Megjithatë, unë vazhdoj të besoj me bindje se vendimet që janë marrë, janë të drejta”.
Këto ngjarje dhe kontekste janë të ndryshme, por të dyja nxjerrin në pah se si kriza e pazgjidhur e imigrantëve po ndikon tek politika e dy vendeve më të fuqishme ndërsa bëhen gati për zgjedhjet e përgjitshme vitin që vjen.
Në të dyja vendet, shqetësimet e votuesve për imigracionin, e kapërcejnë efektin tek vendet e punës dhe ekonomia, duke shkaktuar një indinjatë më të thellë tek publiku, siç thotë Manuel Lafont Rapnouil, kreu i zyrës së Parisit në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.
“Votuesve u ka ardhur në majë të hundës. Dhe kjo ndjesi shkon përtej çështjeve ekonomike dhe shoqërore, duke u kthyer në një krizë të vërtetë identiteti”.
Analistët dhe politikanët e përshkruajnë rezultatin e votimit të së dielës në shtetin Mecklenburg-Vorpommern si një protestë ndaj politikës njëvjeçare të imigraconit, ku Gjermania ka pranuar mbi një milionë azilkërkues.
Ndaje me miqte