0030 210 33 18 483

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut

ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES 05 Nentor 2016

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (apo Gjykata e Strasburgut, siç thuhet shkurtimisht), është një gjykatë ndërkombëtare e themeluar në vitin 1959. Ajo merr vendime për kërkesat individuale ose ndërshtetërore, të cilat pretendojnë shkelje të të drejtave civile dhe politike të përcaktuara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Materiali është përgatitur nga nga studio e avokatise D&A Law Firm, avokati Konstantinos Dedes drejtori i firmës avokative D&A Law Firm. Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, zilja shkruan “Dedes and Associate Law Firm”; tel.: +30 2103621415 (nga e Hena deri te Premten, nga ora 9:00-18:00); ose tek numri +30 6947286856 (çdo ditë të javës) fax: 210 3623308 site: www.dedeslaw.gr e-mail : general@dedeslaw.gr MBI GJYKATEN E STRASBURGUT Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (apo Gjykata e Strasburgut, siç thuhet shkurtimisht), është një gjykatë ndërkombëtare e themeluar në vitin 1959. Ajo merr vendime për kërkesat individuale ose ndërshtetërore, të cilat pretendojnë shkelje të të drejtave civile dhe politike të përcaktuara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Që nga viti 1998 ajo ka vepruar si gjykatë me orar të plotë dhe individët mund t’i drejtohen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në rreth pesëdhjetë vjet, Gjykata ka nxjerrë më shumë se 10 000 vendime. Këto vendime, të cilat janë të detyrueshme për vendet përkatëse, kanë sjellë si pasojë ndryshimin e legjislacionit dhe praktikës administrative në disa fusha. Praktika gjyqësore e Gjykatës e bën Konventën një instrument të fuqishëm e të gjallë për të përballuar sfidat e reja dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Evropë. Gjykata është me qendër në Strasburg, në Ndërtesën e të Drejtave të Njeriut, e projektuar nga arkitekti britanik Lordi Riçard Roxhers në vitin 1994 - një ndërtesë imazhi i së cilës njihet në mbarë botën. Nga kjo ndërtesë, Gjykata monitoron respektimin e të Drejtave të Njeriut të 800 milionë evropianëve në 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, që kanë ratifikuar Konventën. KONVENTA EVROPIANE PER TE DREJTAT E NJERIUT Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut është një traktat ndërkombëtar në bazë të të cilit shtetet anëtare të Këshillit të Evropës premtojnë t’u sigurojnë të drejtat themelore civile dhe politike jo vetëm qytetarëve të tyre, por edhe çdo individi brenda juridiksionit të tyre. Konventa, e cila u nënshkrua më 4 nëntor 1950 në Romë, hyri në fuqi në vitin 1953. Konventa mbron në veçanti: - të drejtën për jetën, - të drejtën për proces gjyqësor të rregullt, - të drejtën për të respektuar jetën private dhe atë familjare, - lirinë e shprehjes, - lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë dhe, - të drejtën e pronës. Konventa ndalon: - torturën dhe trajtimin ose dënimin çnjerëzor ose poshtërues, - skllavërinë dhe punën e detyruar, - dënimin me vdekje, - ndalimin arbitrar dhe të paligjshëm, - diskriminimin në gëzimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventë. Në rast të moszbatimit të ligjeve nga nga njeri prej shteteve anëtare, Gjykata ka të drejtë të marrë një vendim, të cilin shteti përkatës është i detyruar ta zbatojë. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mund t’ju ofrojë shtetasve edhe ndihmë individuale, në rast se iu bëhet një padrejtësi duke mos zbatuar një nga ligjet mbi të drejtat e njeriut. Për këtë, ju mund të konsultoheni me një përfaqësues të gjykatës në çdo shtet ku ju jetoni. Me pas, çdo kërkesë që do të bëni duke filluar procedurën e gjyqit për një shkelje penale që ju është bërë, duhet të konsultoheni me një avokat që t’i dërgojë të gjitha dokumentat e nevojsheme në Strasburg. Sepse Gjykata e Strasburgut do të marrë vendimin përfundimtar. Vetëm në rast se Gjykata vërteton që shtetasi që i është drejtuar për ndihmë ka probleme ekonomike dhe nuk mund të paguajë për shpenzimet e veta do t’i jepet ndihmë falas. Me çfarë çështjesh merret konkretisht Gjykata e të Drejtave të Njeriut? Në Konventën për të Drejtat e Njeriut, që është firmosur në 1950, çdokush mund të lexojë dhe të shikojë çfarë përfshihet. Në rast se ka fakte që një ndër ligjet nuk zbatohet, mund të ankohet tek Gjykata. Por duhet të lexojnë me kujdes Konventën, sepse do t’iu kërkohet të specifikojnë numrin e ligjit që është nënshkruar tek Konventa. Nëse jetoni në një prej shteteve Europiane që kanë firmosur dhe kanë rënë dakord me ligjet e Konventës, mund te drejtoheni tek njeri prej përfaqësuesve të Gjykatës së Starsburgut në shtetin ku ju banoni. Mund të drejtoheni vetëm nëse nuk zbatohet një prej ligjeve të Konventës, dhe jo për çdo shkelje penale. Gjithashtu duhet pasi të lexoni me kujdes ligjet, të interesoheni edhe për vitin që ka firmosur shteti ndaj të cilit ju keni ankesa. Sepse nëse një veprim është realizuar në një periudhë kohore që shteti nuk ka firmosur, kerkesa juaj nuk do të merret parasysh dhe do të refuzohet. Që t’i drejtoheni Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, duhet në fillim të keni bërë çdo veprim sipas ligjeve të shtetit ku banoni për të ndëshkuar një shkelje penale. Kjo përfshin kërkesën tuaj tek gjykata e rrethit, ose të drejtoheni tek ministria e posaçme për të kërkuar ndihmë. Pasi të keni shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ju japin ligjet e shtetit ku banoni, por nuk e keni gjetur të drejtën tuaj, atëherë mund të drejtoheni tek Gjykata e të Drejtave të Njeriut. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES, dhe informohuni dhe nga mediat sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr

Ndaje me miqte