Greqia ende nën presion për çështjen e refugjatëve
09 Shkurt 2016
Greqia po përballet me një qëndrim të ashpër nga ana e partnerëve lidhur me çështjen e refugjatëve. Disa prej shteteve anëtare të BE po insistojnë se duhen gjetur mënyra për tjera për të kufizuar flukset e refugjatëve që mbërrijnë në vendet e tyre.
Përherë e më tepër po shtohen skenaret, sipas të cilave vendet e BE do të bashkëpunojnë më shumë me FYROM dhe Serbinë se sa me Greqinë.
Pas takimit informal të ministrave të jashtëm në Amsterdam, ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz, deklaroi që “nuk kam ndiesinë se Greqia e ka kuptuar sa e vështirë është situata tek ne, tek vendet e destinacionit”.
“Po të mos gjejmë zgjidhje në kufijtë midis Greqisë dhe Turqisë, e vetmja mundësi që do të kemi është të bashkëpunojmë me Slloveninë, Kroacinë, Serbinë dhe Maqedoninë, dhe ta mbrojmë aty Shengenin”, shtoi ministri austriak.
Të njëjtin mendim ka shprehur edhe homologu i tij hungarez, duke theksuar se “Bashkimi Europian është i pambrojtur nga jugu”.
“Nëse Greqia nuk është e gatshme apo e aftë që të mbrojë zonën Schengen, atëherë do të nevojitemi një tjetër vijë mbrojtjeje, e cila është padyshim Maqedonia dhe Bullgaria”, deklaroi ministri i jashtëlm hungarez, Peter Szijjarto.
Në takimin e ministrave të jashtëm, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, tha se nuk është vetëm Greqia e detyruar të japë përgjigje, por gjithë vendet anëtare të BE si dhe vetë Komisioni Europian. Kotzias e argumentoi vërejtjen e vet me faktin se, sip tha, “Greqisë ende nuk i është dhënë ndihma e nevojshme që parashikohet nga vendimet e gjithë takimeve të mbajtura deri më sot për këtë çështje”.
Por ankesat greke duket se kanë rënë në vesh të shurdhët.
Sipas gazetës Financial Times, zyrtarë nga shumë vende i janë referuar mundësisë që të dërgojnë trupa ushtarake në FYROM , me qëllim që të kontrollohet apo madje “edhe të mbyllet hermetikisht” kufiri me Greqinë.
Gjithsesi, gazeta britanike e konsideron planin si kontraveres, pasi duket se shtetet anëtare të BE-së janë të gatshme të mbështetin një vend jo anëtar siç është FYROM, kundrejt një vendi anëtar siç është Greqia.
Por vetë Athina, tregon se e ka marrë seriozisht një mundësi të tillë. Prandaj dhe ministri i çështjeve europiane, Nikos Ksidakis, po Sllovakinë, Hungarinë dhe Austrinë. Sipas njoftimit të ministrisë së jashtme greke, qëllimi i turneut është të informojë kryeqytetet përkatëse mbi qëndrimet greke për çështjen e refugjatëve. Zyrtari grek do të theksojë se Greqia po ruan kufijtë e vet që janë edhe kufij të BE-së, në bashkëpunim me Frontex-in. Ai do të shtojë se Greqia kërkon asistencë materiale dhe morale nga partnerët europianë, gjë që sipas Athinës “bie ndesh me çdo mendim për heqje të zonës Schengen dhe sterilzim të kufijve”.
Ndaje me miqte