&ldquoKasaphana&rdquo e San Bernardinos mund të ishte edhe më e rëndë
04 Dhjetor 2015
?ifti që kreu sulmin në San Bernadino të Kalifornisë duke lënë 14 të vrarë, kishte qëlluar me 75 fishekë dhe kishte lënë tre bomba artizanale dhe një pajisje të telekomanduar që me sa duket nuk kishte funksionuar. Këtë e konfirmuan autoritetet në San Bernadino, duke thënë se dy personat kishin me vete karikatorë me 1600 plumba kur u qëlluan për vdekje në makinën e tyre.
Në banesën e tyre ata kishin 12 bomba, pajisje për të bërë mjete plasëse dhe mbi 3 mijë plumba. Shefi i policisë Jarrod Burguan tha në një konferencë për shtyp ku lexoi inventarin e frikshëm të zotërimeve të çiftit, se rezultati mund të kishte qenë edhe më i rëndë, duke përfunduar me një “kasaphanë”.
28 vjeçari Syed Rizwan Farook, inspektor restorantesh dhe bashkëshortja e tij Tashfeen Malik, 27-vjeçare, hapën zjarr në një qendër shërbimesh sociale pak pasi dolën nga një festë që po zhvillohej tek qendra.
Disa orë më pas ata u qëlluan për vdekje disa kilometra larg qendrës në një përleshje të ashpër me armë zjarri me policinë.
Presidenti Obama tha se nuk përjashtohet mundësia që akti i djeshëm të jetë i lidhur me terrorizmin.
“Eshtë e mundur që të jetë e lidhur me terrorizmin. Por ne ende nuk e dimë. Po ashtu mund të jetë një akt dhune i lidhur me vendin e punës”. Presidenti i bëri këto komente gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare.
Sulmi i kryer nga Syed Farook dhe Tashfeen Malik përfundoi me një shkëmbim zjarri me policinë që rrethoi makinën e tyre pas një ndjekjeje.
Policia tha se Farook, që punonte për departamentin e shëndetësisë së zonës, ishte në një festë për krishlindjet në qendrën rajonale Inland kur ndodhi incidenti.
"Ai ishte në festë dhe u largua para kohe. U tha se ishte i zëmëruar apo diçka e tillë. Ky është informacioni që po ndiqnim kur u ballafaquam me të pranë banesës së tij në Redlands, që çoi në ndjekjen dhe më pas në përleshjen me policinë. Siç e kemi konfirmuar ai është një nga personat e qëlluar për vdekje", thotë Jarrod Burguan", shefi i policisë së San Bernardinos.
Policia e përshkroi incidentin si terrorizëm të brendshëm. FBI-ja po shqyrton në se incidenti është i lidhur me ndonjë rrjet terrorist ndërkombëtar.
Policia dërgoi një robot pranë një shtëpie në lagjen Redlands në kërkim të eksplozivëve të mundshëm, por nuk pati njoftime për gjetjen e ndonjë lënde shpërthyese.
Ndërkohë, presidenti Barack Obama tha se duhet të ndërmerren hapa për të siguruar amerikanët, duke shtuar se zyrtarët në çdo nivel të qeverisë duhet të punojnë së bashku në mënyrë që këto ngjarje të jenë të rralla dhe jo normale.
Ngjarja
Autoritetet në San Bernardino të Kalifornisë konfirmuan identitetin e dy të dyshuarve për sulmin e së mërkurës në një agjenci shërbimesh sociale, që la pas vetes 14 të vdekur dhe 17 të plagosur.
Të dyshuarit u identifikuan nga shefi i policisë në San Bernardino, Jarrod Burguan, të enjten herët në mëngjes si 28 vjeçari i lindur në Shtetet e Bashkuara, Syed Farook dhe 27 vjeçarja Tashfeen Malik.
Burguan konfirmoi njoftimet se Farooku ishte punonjës i departamentit të shëndetësisë në qarkun e San Bernardinos, që po mbante një kremte krishtlindjesh në një kamp që ofron shërbime për personat me nevoja të veçanta.
Farooku u largua me zemërim nga kremtja për t’u kthyer më pas bashkë më Maliken, që të dy të armatosur rëndë.
Disa orë më vonë, dy të dyshuarit, u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, pasi automjeti i tyre u diktua në qytetin Redlands aty pranë. Një polic u plagos gjatë shkëmbimit zjarri, por pa rrezik për jetën.
Burguan tha se është e qartë që çifti ishte i përfshirë në njëfarë shkalle të planifikimit të sulmit. Ai tha se ende nuk dihen motivet e masakrës, por theksoi se nuk përjashtohet terrorizmi. Ai tha se tri mjete shpërthyese janë gjetur në ndërtesë dhe janë shkatërruar, ndërsa roboti është vendosur në shtëpinë në Redlands për të kërkuar mjete të mundshme shpërthyese.
Patrick Baccari, që punonte me Farook-un, tha se ai kishte udhëtuar për në Arabinë Saudite me herët gjatë këtij viti dhe ishte kthyer me një grua, ndonëse nuk tha nëse ajo grua ishte Malikja.
Ngjarjet e së mërkurës ishin më të rëndat në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2012, kur 20 fëmijë dhe gjashtë mësues u vranë në shkollën fillore Sandy Hook në Connecticut.
Në komentet për televizionin CBS, Presidenti Barak Obama tha se në SHBA vrasjet në masë janë bërë rrugë, si në asnjë vend tjetër të botës.
Ai tha se ka masa që mund të merren për t’i bërë amerikanët më të sigurt dhe shtoi se zyrtarët në çdo nivel të qeverisjes duhet të bashkohen pa dallime partiake për të bërë që raste të tilla të jenë të rralla e jo një dukuri normale.
Dy kandidatët kryesorë për president reaguan në Twitter. Demokratja Hillari Klinton tha se ajo nuk mund "ta pranojë këtë ngjarje si normale.” “Ne duhet të marrin masa tani për të ndalur dhunën e armëve,” - tha ajo.
Republikani Donald Trump e cilësoi ngjarjen si ogurzezë dhe u uroi fat policëve në vendngjarje.
Ngjarja në San Bernardino vjen më pak se një javë pasi një person i armatosur vrau tre vetë dhe plagosi nëntë në një klinikë për planifikimin familjar në Kolorado Springs të shtetit Kolorado. Në tetor, një person i armatosur vrau nëntë vetë në një kolegj të shtetit Oregon, ndërsa në qershor një tjetër person i armatosur i bardhë u mori jetën nëntë besimtarëve afrikano-amerikanë në Karolinën e Jugut.
Ndaje me miqte