Kotzias e Bushati takohen në Athinë: Mirëkuptim për zgjidhjen e problemeve
21 Mars 2016
Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe të Shqipërisë kanë theksuar vullnetin e përbashkët për të vënë në rrugën e zgjidhjes gjithë problemet që preokupojnë marrëdhëniet dypalëshe.
Si mjet për këtë zgjidhje duket se është përzgjedhur traktati i miqësisë dhe fqinjësisë së mirë midis të dy vendeve, që është nënshkruar 20 vjet më parë, më 21 mars 1996. Ligjërisht, traktati ka vlerë ligjore deri në vitin 2018 dhe atëherë rinovohet automatikisht, nëse asnjera nga palët nuk paraqet objeksione.
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se ky traktat do të riaktualizohet dhe përmirësohet. “Kemi diskutuar shumë gjatë. Gjendemi në një rrugë të mira për zgjidhjen e problemeve” deklaroi Kotzias pas takimit me ministrin e jashtëm shqiptar, takim që zgjati shumë më tepër nga ç’ishte parashikuar.
Ditmir Bushati, deklaroi se ekziston një mirëkuptim i dyanshëm për zgjidhjen e çështjeve të trashëguara nga e kaluara, por edhe më të rejat e krijuara vitet e fundit, si dhe probleme me natyrë të përditshme.
Të dy ministrat deklaruan se kanë gjetur kodin e përbashkët, edhe për çështje më të nxehta, si ajo e paktit detar. Ditmir Bushati ka deklaruar se zgjidhja e kësaj çështjeje është me interes të përbashkët, por që pala shqiptare e sheh më tepër si një çështje që duhet fokusuar tek e ardhmja e përbashkët europiane.
Shefi i diplomacisë greke përsëriti se Greqia dhe Shqipëria janë në gjendje lufte. Për të mbështetur mendimin e vet, Kotzias përmendi ekzistencën e traktatit të miqësisë, faktin se të dy vendet janë anëtare të NATO-s, por edhe praninë e emigrantëve shqiptarë në Greqi, që sipas tij arrijnë në 650.000 vetë.
Megjithatë, Kotzias u shpreh i hapur që të negociohet edhe për këtë çështje. “Nëse ekzistojnë temra juridikë, për të cilat pala shqiptare kërkon një interpretim tjetër, atëherë ekziston mekanizmi për ta zgjidhur”, tha Kotzias.
Gjithsesi, të dy ministrat nuk dhanë detaje mbi afatet kohore dhe mënyrën e zgjidhjes së problemeve.
Para takimit me homologun grek, Bushati u prit nga presidenti i Republikës helenike, Prokopis Pavlopulos.
Kryetari i shtetit helen, pasai theksoi se Greqia synon gjithmonë marrëdhënie të mira me Shqipërinë, ngriti tre kërkesa:
- Mbështetje nga Shqipëpria për ,menaxhimin e krizës së refugjatëve
- Plotësimin e standardeve për minoritetin grek
- Mbledhjen e komsiionit të përbashkët për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri në luftë kundër forcave të boshtit fashist.
Bushati theksoi se Shqipëria është e vendosur për të forcuar marrëdhëniet e mira me Greqinë. Bazuar më këtë këndvështrim, tha ministri i jashtëm shqiptar, ne dëshirojmë që të dy vendet të bëjnë hapa përpara në adresim të disa çështjeve:
- ?ështje të karakterit historik,apo çështje të cilat për dekada e dekada të tëra nuk kanë mundur të zgjidhen.
- ?ështje të karakterit të përditshëm, si dhe të së ardhmes së përbashkët.
Pavarësisht se kjo vizitë nuk ka prodhuar rezultate konkrete, konsiderohet nga të dy palët si një hap shumë i rëndësishëm përpara fakti se të gjitha çështjet janë përfshirë në axhendë, ka një frymë të hapur për të diskutuar dhe për të synuar zgjidhjen e tyre në formën e një pakete.
Robert Goro
Ndaje me miqte