0030 210 33 18 483

Media e huaj për zhvillimet në Greqi

17 Qershor 2015

Vëmendja e medias së huaj vazhdon të jetë e përqëndruar tek zhvillimet lidhur me negociatat e Greqisë me partnerët, në spektrin edhe të fjalimit të kryeministrit Tsipras në parlament, të martën. THE GUARDIAN Gazetari i të përditshmes britanike (me profil të majtë), Larry Eliot, rreket që të “lexojë” qëllimet e kryeministrit Tsipras pas fjalimit të së martës dhe brenda një dekor tepër të mjegullt. “Ndonëse është e vështirë të besohet, Tsipras dëshiron që të konkludojë në marrëveshje me partnerët. Me gjithë gjuhën e ashpër që përdor, (Tsipas) vazhdon të besojë se mund të dalë nga situata e vështirë në të cilën gjendet”, shkruan gazetari anglez dhe vazhdon: “Aleksis Tsipras erdhi në pushtet duke mbartur premtimin se do të arrijë marrëveshje dhe kjo ngase është i sigurt se Angela Merkel nuk don të mbetet në histori si kancelarja që shkatërroi Unionin të cilin e kishin ideuar liderë[t vizionarë, Konrad Adenauer dhe helmut Kohl”. Sipas The Guradian, idealja për Aleksis Tsipras-in do të ishte të përfshihen më shumë SHBA-të për shkak të pasojave gjeopolitike që do të shkaktoheshin nëse Greqia dilte nga euro. Daily Telgraph Në krahun tjetër, konservatorja Daily Telegraph, vlerëson se “Europa nuk do të suportojë një humbje të Greqisë”, sepse sipas gazetës, Greqia është një vend, “historia e të cilit përbën gurin e themelit për atë se ç’do të thotë të jesh europian”. “Greqia luftoi nazistët dhe pastaj u bë placdarmi i parakohshëm i Luftës së Ftohtë. U përball me sulmet terroriste nga 17 Nëntori. Sot, një revolucion komunist do të ishte një ide argëtuese. Ashtu si në vendet balltike, kështu edhe ne duam të imagjinojmë se fitorja ideologjike e perëndimit në vendin e tavernave dhe të pushimeve verore, është e mirëqenë - mirëpo nuk është. Këtë verë, në gjithë plazhet e Greqisë do të dëgjosh rusisht. Tashmë, influenca e perëndimit nuk është kaq e padiskutueshme, as në Greqi, as në Ballkan”, shkruan Harry de Quetteville. “Po të isha grek dhe shihja pensionet të shpërbëheshin ngase e kërkon Berlini do të më dulej e përlqyeshme t’i afrohem Moskës. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se në vitet e krizës niveli i jetesës në Greqi ra në mënyrë të rrufeshme me rezultat t’i afrohet standardit të vendeve fqinje që gjendeshin në anën tjetër të murit të hekurt. Sot gjërat po shkojnë drejt më të keqes. Statuskuoja nuk funksionon ashtu siç do të duhej. Dhe diku aty rublat ruse do të mund të bëheshin tërheqëse”. Harry de Quetteville vë në dukje se vetë grekët janë arkitetët e rënies së tyre, pasi jetuan për shumë vjet brenda korrupsionit. Mirëpo, nga ana tjetër thekson se arroganca duhet t’i lerë vendin diskutimeve realiste dhe konstruktive. Financial Times As grekët, por as partnerët mund të imagjinojnë se ç’do të ndodhë nëse vendi del nga euro, shkruan në artikullin e saj Financia Times. “Disa pretendojnë se Greqia do të ishte shumë më mirë pas një falimentimi dhe një dalje nga euro”, shkruan FT, suke shtuar se kjo shtresë pretendon se teorikisht ka gjasë të ndodhë një kthesë drejt më të mirës. “Ndërkaq, edhe më shumë e mundur është që të ketë një periudhë kaosi dhe në rastin më të keq, dalja në sipërfaqe e një shteti të dështuar”. Tribuna

Ndaje me miqte