Ministrat e qeverisë Rama 2 siç janë vetëprezantuar
Tribuna
14 Shtator 2017
Nga 1959 te 1981. Këto janë ditëlindjet e 14 ministrave të qeverisë Rama 2, që ka një moshë mesatare prej 44,7 vjetësh. Përbërja e qeverisë nuk është se ka ndryshime rrënjësore nga ajo paraardhësja, ku duket se thjesht në pikëpamje numerike janë shkurtuar portofolet që mbante LSI në periudhën 2013-2017.
Dhjetë prej ministrave aktualë kanë qenë edhe më parë pjesë e qeverive socialste - shumica e tyre në qeverinë Rama 1.
Vetëm 4 janë emrat krejt të rinj: zëvendëskryeministrja Senida Mesi, ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj (ishte zëvendësministre nga maji 2017) dhe ministrja e shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes, Sonila Qato.
Më poshtë vijojnë CV-të (biografitë) e anëtarëve të qeverisë, siç i kanë paraqitur ata vetë.
Senida Mesi, Zëvendëskryeministre
Senida Mesi lindi në Shkodër, më 16 dhjetor 1977. Ajo është e martuar me Dr. Artan Mesi dhe kanë tre fëmijë. Erlind, Iris dhe Edan.
Znj. Mesi ka përfunduar suksesshëm në vitin 2009 studimet Master ekzekutiv për Financë dhe Bankë në Frankfurt, Gjermani. Eshtë diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Administrim-Biznes, në vitin 2000. Në vitin 2013 certifikohet si Kontabiliste e Miratuar dhe në 2016-ën certifikohet në lidership dhe qeverisje nga Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, një projekt i financuar nga Këshilli i Evropës dhe qeveria zvicerane e për të njëjtën fushë është certifikuar edhe nga Qendra e Ekselencës në Universitetin “Xhorxh Uashington”. Eshtë trajnuar në fusha të ndryshme, si ato të bankingut, burimeve njerëzore, administrimit, menaxhimit të riskut, kredidhënies, zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, sipërmarrjes, financave publike, qeverisjes vendore dhe zhvillimit ekonomik lokal.
Senida Mesi ka qenë autore e disa publikimeve dhe ligjëruese në Konferencën Ndërkombëtare të EFSE (Fondi Evropian për Evropën Juglindore për Zhvillimin e SME-ve) e pjesëmarrëse në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg. Zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.
Ka një eksperiencë 17-vjeçare si drejtuese në sistemin bankar dhe është eksperte në fushën e ekonomisë dhe financës. Njëkohësisht, ka qenë lektore e jashtme në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ka shërbyer me eksperiencën e saj si konsulente biznesesh për zhvillimin e tyre. Deri në korrik 2017, ka qenë administratore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Zonja Mesi ka hyrë në politikë në vitin 2015, kur dhe u zgjodh anëtare e Këshillit bashkiak Shkodër. Gjatë zgjedhjeve të legjislaturës IX të Kuvendit të Shqipërisë, ishte kandidaturë përfaqësimi e Partisë Socialiste e Shqipërisë për qarkun e Shkodrës, ku dhe u zgjodh deputete më 25 qershor 2017.
Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Z. Ditmir Bushati, lindi në Shkodër, më 24 mars 1977. Ai është i martuar me znj. Aida Bushati (Gugu). Ata kanë dy fëmijë, Hera dhe Martin.
Z. Bushati është zgjedhur deputet në Qarkun e Tiranës në 2009-n dhe u rizgjodh sërish në të njëjtin qark në vitin 2013. Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Ditmir Bushati u zgjodh deputet në Qarkun e Shkodrës ku ai kryesoi listën e Partisë Socialiste. Ai ka shërbyer si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian (2011-2013) dhe anëtar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Shqipëri (2009-2013). Prej vitit 2011, ai është zgjedhur Anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Z. Bushati është diplomuar me medalje të artë nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1999). Ai ka kryer studimet për Master në të Drejtën Ndërkombëtare Publike (LL.M.) në Universitetin e Leidenit, Holandë (2001). Z. Bushati ka qenë përfitues i bursave të programeve të ndryshme të studimit dhe kërkimit si: TEMPUS, NUFFIC, Victor Felsom, Kokalis. Ai ka qenë kërkues shkencor në të Drejtën Ndërkombëtare Publike pranë Institutit TMC Asser, Hagë, Holandë (2003) dhe kërkues shkencor në ?ështjet Europiane, pranë Universitetit të Athinës, Greqi (2000). Ai ka kryer një sërë specializimesh për çështjet ndërkombëtare në disa institucione prestigjioze si: Universiteti i Harvardit; Akademia e së Drejtës Ndërkombëtare në Dallas, SHBA; Akademia Universitare Abo, Finlandë.
Përpara përfshirjes në politikë, z. Bushati ka qenë aktivist i shoqërisë civile. Ai ka drejtuar Lëvizjen Europiane në Shqipëri. Ka ushtruar gjithashtu funksionin e Drejtorit të Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Europian, duke qenë njëkohësisht pjesë e ekipit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA); këshilltar i Zëvendëskryeministrit për ?ështjet Europiane; këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese; Zyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë; Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Hagë, Holandë.
Z. Bushati ka shërbyer si analist i Freedom House (2007-2008) për Raportin “Kombet në Tranzicion” (Nations in Transit); reporter kombëtar për Shoqatën Europiane të së Drejtës Ndërkombëtare (ESIL); koordinator kombëtar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF) për monitorimin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit evropian (2006-2008). Ai ka shërbyer si konsulent në projekte të ndryshme të BE, BB, USAID, GIZ, OSI, Fondacionit Friedrich Ebert, IOM, SNV.
Gjithashtu, z. Bushati është lektor në të Drejtën Europiane dhe Procesin e Zgjerimit të BE-së pranë institucioneve të ndryshme universitare e kërkimore në Shqipëri e Kosovë. Ai ka botuar punime shkencore dhe artikuj në fushat e lidhura me procesin e zgjerimit të BE-së, të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe të Drejtën Europiane.
Z. Bushati është zotërues i gjuhës angleze, italiane dhe asaj frënge.
Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes
Znj. Olta Xhaçka, lindi në qytetin e Tiranës më 25 dhjetor 1979. Ajo është e martuar me Z. Artan Gaçi dhe ka një vajzë, Hana. Znj. Xhaçka ka përfunduar studimet e larta me titull nderi në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe studimet pasuniversitare Master në Administrim Publik, pranë Clark University në Masaçusets të SHBA-së.
Përpara angazhimit të saj politik, znj. Xhaçka ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes, si dhe ka punuar lektore e shkencave politike në Universitetin e New York Tirana.
Prej vitit 2009, znj. Xhaçka është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, fillimisht si përfaqësuese e Qarkut të Korçës për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qershor 2017 është zgjedhur përfaqësuese e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë.
Si aktiviste e të drejtave të njeriut, kryesisht në fushën e barazisë gjinore dhe si kryetare e Forumit të Grave Socialiste, znj. Xhaçka ka drejtuar prej vitit 2014 Nënkomisionin Parlamentar për ?ështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje dhe ka qenë anëtare e Komisionit të Punës, ?ështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Në mars 2017, znj. Xhaçka emërohet Ministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Znj. Xhaçka është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryetare e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste, që prej vitit 2010, si dhe drejton Fondacionin Qemal Stafa që prej vitit 2015.
Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm
Z. Fatmir Xhafaj u lind më 17 maj 1959, në qytetin e Vlorës. Eshtë i martuar me zonjën Mimoza Xhafaj (Berberi). Ata janë prindër të dy vajzave, Aulona dhe Amantia.
Ai është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1982.
Në periudhën 1982-1985, z. Xhafaj ka punuar në rrethin e Krujës në detyrën e Këshilltarit Ligjor dhe Gjyqtarit, në Gjykatën e këtij rrethi (1982-1984) dhe Hetues në Hetuesinë e rrethit, pjesë e sistemit të drejtësisë, pranë Prokurorisë së rrethit Krujë (1984-1985).
Në periudhën 1986-1990, ai ka qenë drejtues i Organizatës së Rinisë, të rrethit Tiranë dhe në periudhën 1991-1992, drejtues i Federatës së Rinisë të rrethit Tiranë.
Z. Xhafaj mban titullin “Avokat” që nga viti 1992, profesion të cilin e ka ushtruar në periudhën 1993-1997, si dhe për disa kohë në periudhën 1999-2000.
Në periudhën 1997-1999, ai ka qenë Sekretari Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Gjatë vitit 2002, ka qenë Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, ndërsa në periudhën 2004-2005, ka qenë Ministër i Drejtësisë.
Z. Xhafaj është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë në pesë legjislatura radhazi, si përfaqësues i Partisë Socialiste. Në Legjislaturën e V (2001-2005) dhe VI (2005-2009) është zgjedhur deputet i rrethit të Pogradecit, Qarku Korçë, ndërsa në Legjislaturën e VII (2009-2013) dhe VIII (2013-2017), ai është zgjedhur deputet në Qarkun e Tiranës.
Në dy legjislaturat, 2005-2009 dhe 2009-2013, ai ka mbajtur pozicionin e Zëvendëskryetarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, si përfaqësues i opozitës. Në legjislaturën 2013-2017, z. Xhafaj ka qenë Kryetari i Komisionit për ?ështjet Ligjore, të Drejtat e Njeriut dhe Administratën Publike. Në të njëjtën periudhë, ai ishte edhe anëtar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Shqipëri.
Gjatë karrierës së tij parlamentare, z. Xhafaj ka qenë anëtar dhe/ose drejtues i disa komisioneve të posaçme hetimore parlamentare (2003, 2006, 2009 etj.), si dhe anëtar dhe/ose drejtues i disa komisioneve të posaçme parlamentare për reformën zgjedhore (2003, 2007, 2008, etj.).
Ai është iniciues dhe autor i disa iniciativave kushtetuese e ligjore në Kuvendin e Shqipërisë. Z. Xhafaj ka drejtuar dhe koordinuar të gjithë procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë (2014-2017).
Prej vitit 2003, zoti Xhafaj është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në periudhën 2007-2016, ai ka qenë Sekretar i Partisë Socialiste për Koordinimin dhe ?ështjet Ligjore. Në periudhën mars-maj 2017, zoti Xhafaj ka ushtruar detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Z. Arben Ahmetaj ka lindur më 28 qershor 1969 në qytetin e Gjirokastrës. Ai është i martuar me znj. Albina Mançka dhe ka dy vajza, Livia dhe Kejsi.
Z. Ahmetaj mban titullin Doktor i Shkencave në fushën e Sigurisë Energjetike, diplomuar në vitin 2009 në Universitetin e Bukureshtit, Rumani. Me herët u diplomua në degën Financë Ndërkombëtare, Tregjet Financiare Ndërkombëtare, pranë Edmund A. Walsh School of Foreign Service, në Georgetown University, Washington D.C.
Z. Ahmetaj ka kryer studimet Master në degën Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci, në Patterson School of International Trade and Diplomacy, University of Kentucky, Lexington. Në vitin 1991 përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në degën Gjuhë Angleze, Literaturë Amerikane dhe Angleze.
Z. Ahmetaj ka një sërë kualifikimesh profesionale dhe internshipe në një sërë fushash si “Politikat e Zhvillimit”, akorduar nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar, në Harvard Kennedy School pranë Universitetit të Harvardit; “Ekonomiksi i Teknologjisë”, Programi Kokkalis në Harvard Kennedy School pranë Universitetit të Harvardit; Programet e Financimit të Fermerëve, Farmers Credit Union of Texas, Texas University, Austin, Texas etj.
Ai ka një karrierë të gjatë në administratën publike në disa pozicione të rëndësishme, ndërsa angazhimi i tij politik zë fill me Lëvizjen Studentore të vitit 1990.
Z. Ahmetaj ka shërbyer në detyrën e Ministrit të Financave të Republikës së Shqipërisë përgjatë shkurt 2016 - maj 2017 dhe më herët si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes përgjatë shtator 2013 - shkurt 2016.
Në vitet 2004-2005 mbajti postin e Zëvendësministrit në Ministrinë e Integrimit Europian, ndërsa në periudhën 2003-2004 atë të Zëvendësministrit në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Z. Ahmetaj ishte Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në vitin 1998-1999 ndërsa më herët shërbeu si Drejtor i Kabinetit në Ministrinë e Financave dhe përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, anëtar i grupit të koordinimit të negociatave me Fondin Monetar dhe për konkretizimin e marrëveshjes post-konfliktuale me ESAF.
Ndër eksperiencat e tjera profesionale janë edhe detyra si Këshilltar për ?ështjet Fiskale në Bankën Amerikane të Shqipërisë janar-qershor 1999; Këshilltar për ?ështjet Fiskale në Bankën e Shqipërisë; angazhimi pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar gjatë periudhës nëntor ’93 - shkurt ’95.
Z. Arben Ahmetaj është anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në zgjedhjet e qershorit 2017, ai u zgjodh deputet i Qarkut Tiranë, duke përfaqësuar Bashkitë Rrogozhinë dhe Kavajë. Në vitin 2013 u zgjodh deputet në Qarkun e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 2009 përfaqësoi qarkun e Korçës në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, si dhe është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.
Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Z. Damian Gjiknuri lindi më 25 Maj 1972, në qytetin e Tiranës. Ai banon në Tiranë dhe është i martuar me Rovena Gjiknurin (Agollin), me të cilën ka një djalë, Aleksin.
Ai është i diplomuar në Drejtësi në vitin 1994, në Universitetin e Tiranës dhe zotëron gradën Master në Politikat Publike dhe Ligj të lëshuar nga “NPS School” të Monterey, Kaliforni, SHBA (2004) dhe Kolegji i Ligjit Londër, Britani e Madhe (1996). Ai ka kryer edhe disa studime pasuniversitare në Qëndrën për Politikat e Sigurisë në Gjenevë (2000) dhe të Drejtë Ndërkombëtare në Universitetin e Leidenit, Holandë (1994).
Gjatë aktivitetit profesional ka kryer dhe kurse të ndryshme profesionale në institucione të ndryshme arsimore dhe profesionale në SHBA dhe BE, në fushat e sigurisë, mjetet speciale te hetimit, hetimi penal, kontratat publike, koncesionet, politika publike, ligjet zgjedhore etj.
Z. Gjiknuri është anëtar i Partisë Socialiste që nga viti 2005 dhe është zgjedhur Deputet në Qarkun e Elbasanit (Gramsh) në vitin 2009 dhe 2013. Ai është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Sekretar për ?ështjet Zgjedhore që nga viti 2011. Më parë, në vitin 2007 ai u zgjodh Nënsekretar për ?ështjet Ligjore dhe Zgjedhore dhe bashkëautor i Kodit Zgjedhor 2008.
Gjiknuri ka qenë anëtar i Komisionit të Ligjeve të KuÂvendit të Shqipërisë (2009 - 2013), si dhe bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore 2011 - 2012.
Përpara zgjedhjes si deputet në vitin 2009, Z. Gjiknuri ka punuar si drejtues i një zyre ligjore dhe këshilltar ligjor për reformat rregullatore ekonomike në vend dhe rajon, financuar nga BE, USAID, GTZ, etj. Deri ne vitin 2005, Z. Gjiknuri ka ushtruar funksiÂone të ndryshme publike si: Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Rendit Publik (2005), Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes (2001 - 2005), Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombetar dhe Marrëveshjeve në Ministrinë e Rendit Publik dhe koordinator kombëtar për çështjet e drejtësisë dhe ato të brendshme, për negocimin e hapjes së negociatave me KE (1999 - 2001), Drejtues i Planizim - Drejtimit në SHISH (1998), Gjyqtar i Shkallës së Parë (1995-1996), jurist në institucione të ndryshme (1994-1995).
Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe mirë gjuhën italiane.
Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 tetor 1965. Ajo është e martuar me z. Ligor Nikolla dhe ka një vajzë që quhet Livia.
Në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës dhe në korrik 2010, ka kryer studimet Master në Administrim Publik, drejtimi pushtet ekzekutiv, pranë Albanian University.
Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2003, ku gjatë viteve 2003-2006 është zgjedhur si Këshilltare e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, Tiranë. Znj. Nikolla është zgjedhur për dy mandate në periudhën 2007-2011 dhe 2011-2013, Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 Tiranë. Në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ajo zgjidhet deputete e qarkut të Tiranës. Gjatë periudhës shtator 2013 - maj 2017 ka ushtruar detyrën e Ministres së Arsimit dhe Sportit. Në qershor të 2017-ës zgjidhet deputete e qarkut Lezhë.
Prej shtatorit të vitit 2007, znj. Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Në vitin 2006 ajo ka përfunduar Akademinë për Udhëheqësi dhe Reformë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (NDI) në Tiranë dhe në qershor të vitit 2008 ka kryer Akademinë mbi Policimin Komunitar dhe Qeverisjen Vendore në Universitetin e Pitsburgut, SHBA. Znj. Nikolla ka kryer gjithashtu një sërë kualifikimesh në menaxhimin e shkollës dhe mësimdhënien e matematikës, si dhe për fuqizimin e gruas në vendimmarrje.
Znj. Nikolla zotëron gjuhën angleze dhe njeh gjuhën frënge dhe italiane.
Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë
Znj. Etilda Gjonaj (Saliu) lindi më 6 maj 1981, në qytetin e Pukës. Ajo banon në Tiranë dhe është e martuar me z. Irvelin Gjonaj, dhe kanë një djalë, Itienin.
Znj. Gjonaj është emëruar Zëvendësministër i Drejtësisë më 22 maj 2017. Ajo ka ushtruar funksionin e Komisionerit në Institucionin e Avokatit të Popullit për një mandat 3-vjeçar, ku ka drejtuar Seksionin e ?ështjeve të Administratës Publike qendrore dhe vendore (2014-2017). Për rreth dy vite e gjysmë ka qenë eksperte e Sekretariatit Teknik, të ngritur pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi (2015-2017). Gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e një sërë projektligjesh të paketës së Reformës në Drejtësi.
Znj. Gjonaj ka ndjekur studimet e shkollës së mesme në Gjimnazin “Qemal Stafa”, Tiranë. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1999-2003). Ka kryer studimet dy vjeçare pasuniversitare në shkenca penale në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (2009 - 2011) me diplomën Master Shkencor në Shkenca Penale. Aktualisht ndjek studimet doktorale në shkenca penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh brenda dhe jashtë vendit për çështjet e të drejtave të njeriut, sistemin e drejtësisë, sistemin penitenciar dhe shërbimit të provës, sistemin elektoral, ndihmën juridike për grupet në nevojë, në organizata ndërkombëtare, institucione të Bashkimit Evropian, etj.
Znj. Gjonaj, ka qenë aktiviste e shoqërisë civile, duke ofruar një kontribut për më shumë se 11 vjet për të drejtat e njeriut. Përgjatë periudhës 2003-2014 ka kontribuar si drejtuese programesh për programet e drejtësisë, reformave ligjore dhe institucionale, të zgjedhjeve dhe litigimit strategjik të çështjeve të të drejtave të njeriut, në Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Për disa vite është angazhuar si pedagoge e jashtme në Departamentin Penal të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti Tiranës. Znj. Gjonaj ka shërbyer si eksperte dhe konsulente në një sërë organizatash vendase dhe të huaja, me fokus të drejtat e njeriut dhe çështjet e drejtësisë, për monitorimin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian dhe zbatimit të rekomandimeve të KE-së (2007-2012 Fondacioni Soros), monitorimin e ecurisë së planeve të qeverisë për luftën ndaj korrupsionit të plan veprimeve për çështjet e drejtësisë (2011-2013), për drejtësinë penale për të miturit, masat e sigurisë dhe dënimet alternative, për çështjet penale, litigimit strategjik dhe ndihmës juridike.
Znj. Gjonaj është autore në një sërë publikimesh, studimesh kërkimore dhe shkrimesh shkencore në revista juridike vendase dhe ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, si dhe lektore në një sërë trajnimesh, konferencash dhe seminaresh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Znj. Gjonaj është zotëruese e gjuhës angleze dhe italiane, si dhe ka njohuri të gjuhës frënge.
Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Kulturës
Znj. Mirela Kumbaro Furxhi ka lindur në Tiranë, në vitin 1966.
Ajo është e martuar me z. Aleksandër Furxhi dhe është nënë e dy fëmijëve, Sarës dhe Tomit.
Ajo mban titullin Profesore e Asociuar, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009 ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T - Paris III, Universiteti i SorÂbonne - Nouvelle, në Paris, Francë. Ka kryer studimet universitare dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988.
Znj. Mirela Kumbaro Furxhi nuk vjen nga radhët e politikës, por nga karriera akademike dhe nga një angazhim i gjatë e aktiv në shoqërinë civile ku ka konÂtribuar në fushat e kulturës, arsimit dhe problemeve sociale.
Znj. Kumbaro është përkthyese, publiciste dhe eksperte ndërÂkombëtare për projekte ndërkulturore dhe për proÂgrame kërkimore universitare, të ndërmarra nga organizatat ndërkombtare si Bashkimi Evropian, OrÂganizata Ndërkombtare e Frankofonisë.
Ajo zotëron shumë mirë frëngjishten dhe italishten, si dhe mjaftueshëm anglishten.
Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Z. Niko Peleshi ka lindur në Korçë, më 11 nëntor 1970. Ai është i martuar me znj. Amarda Peleshi dhe kanë tre fëmijë Aleksian, Stivin dhe Johanin.
Z. Peleshi ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin Inxhinier Elektronik. Në vitin 1989 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë me Medalje të Artë.
Z. Peleshi ka pasur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet (2001-2004) ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë.
Karriera politike e Z. Peleshi fillon në Tetor të 2004-ës, kur emërohet Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion përreth 1 vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bashkie i Korçës, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-ës. Prej vitit 2012 është anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste.
Prej Shtatorit të vitit 2013 z. Peleshi emërohet Zëvendëskryeministër, pozicion të cilin e mban deri në maj 2017. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ai zgjidhet deputet në qarkun e Korçës duke kryesuar listën e Partisë Socialiste.
Z. Peleshi zotëron shumë mirë gjuhën angleze, si dhe flet rrjedhshëm gjermanisht dhe greqisht.
Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Znj. Ogerta Manastirliu ka lindur në Tiranë më 31 dhjetor 1978. Ajo është e martuar dhe është nënë e dy vajzave.
Znj. Manastirliu mban titullin “Doktor i Shkencave”, në “Kimi Analitike dhe Mjedis”. Më herët ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi e Përgjithshme, ku është diplomuar dhe ka marre titullin “Master në Shkencë”, në po të njëjtën degë. Prej vitit 2009 është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Në vitin 2004 ka nisur karrierën profesionale në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social. Në këtë detyrë, Znj. Manastirliu ka qenë një nga kontribuueset kryesore në hartimin dhe vënien në zbatim të “Strategjisë Lokale të Strehimit Social”.
Në periudhën 2011-2013, ajo është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si UNFPA, Friedrich Ebert Stiftung etj.
Në periudhën Shtator 2013-Mars 2017, znj. Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza" në Tiranë.
Ajo ka një aktivizim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Znj. Manastirliu zotëron gjuhën angleze dhe italiane.
Blendi Klosi
Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Blendi Klosi lindi në Tiranë më 17 janar 1971. Ai është i martuar me znj. Nora Klosi (Gega) dhe kanë dy fëmijë, Aron dhe Ambla.
Z. Klosi është diplomuar në fushën e Inxhinierisë Elektronike, në Fakultetin e Inxhinierisë, pranë Universitetit të Tiranës (1988- 1993), ku më pas u angazhua si pedagog.
Z. Klosi ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Sektorit në Qendrën e Studimeve të Projektimeve Elektronike (1994-1996). Në vitin 1996 ka shërbyer në Këshillin e Ministrave fillimisht pranë DAP dhe më tej si asistent i Kryeministrit.
Veprimtaria politike e z. Klosi është mjaft e pasur me angazhime të rëndësishme si Zëvendësministër i Pushtetit Lokal (1999-2001), Kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Ministër i Shtetit (2002-2004), Ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve (2004-2005), Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (2015-2017).
Gjithashtu, z. Klosi është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, ku ka mbajtur pozicionin e Sekretarit Organizativ në këtë parti (2005-2016).
Blendi Klosi ka një angazhim të gjatë si deputet dhe përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në 5 legjislatura. Aktualisht është zgjedhur si deputet në zgjedhjet e 18 qershorit 2017, si përfaqësues i Qarkut të Beratit në Kuvend.
Z.Klosi është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe italiane.
Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën
Pandeli Majko lindi më 15 nëntor 1967 në Tiranë. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Tiranës në vitet 1986-1992. Gjithashtu ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitet 1994-2000.
Z. Majko ka një karrierë të pasur politike. Karriera e Pandeli Majkos do të niste me Kryetar FRESSH në vitet 1992-1995. Ka mbajtur dy herë postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Po ashtu dhe postin e Ministrit të Mbrojtjes e ka mbajtur dy herë në qeveritë socialiste. Karriera e tij politike do të kulmonte në vitet 1998-1999 ku do të merrte postin e Kryeministrit në Qeverinë e Shqipërisë. Po këtë post, atë të kryeministrit, e ka mbajtur për 8 muaj edhe në vitin 2002. Ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1997-1998.
Z. Majko është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në gjashtë legjislatura, ka qenë Kryetar i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si dhe anëtar i Komisionit për ?ështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Z. Majko zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.
Sonila Qato, Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Znj. Sonila Qato lindi në Tiranë, më 19 shtator 1977. Ajo është e martuar e është nënë e dy djemve. Në periudhën katërvjeçare 2013-2017, znj. Qato ka shërbyer si Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP).
Znj. Qato u diplomua si juriste në vitin 2001 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe që prej vitit 2005 mban titullin “Avokat”. Në vitin 2007 ndoqi kualifikime në fushën e Prokurimeve Publike, organizuar nga Banka Botërore, të cilat i përmbylli me titullin “Eksperte”. Në vitin 2008 mbrojti Masterin Shkencor për Studime Europiane pranë Universitetit të Tiranës. Një sërë kualifikimesh i shtohen formimit profesional dhe shkencor të saj, mes të cilave vlen të përmenden kursi “Lufta kundër korrupsionit në Prokurimet Publike” organizuar nga Word Learning/USAID (Budapest, Hungari); Trajnime mbi Prokurimin Publik, organizuar nga ITAP në bashkëpunim me APP, në kuadër të programit TAIEX etj.
Karriera e saj profesionale, prej vitit 1999 e deri më sot, është formësuar mes përvojave të rëndësishme juridike në hartimin e kuadrove ligjorë si dhe marrëdhënieve me sipërmarrje në fusha të ndryshme, sikundër në fushën e Planifikimit Urban, Zhvillimit të Territorit etj. Znj. Qato ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit Urban dhe Kontrollit të Territorit, Bashkia Tiranë (2008-2011). Kësaj detyre i parapriu funksioni i mbajtur si Përgjegjëse e Sektorit të Prokurimeve të Infrastrukturës, Drejtoria e Prokurimit Publik, Bashkia Tiranë (2002-2007).
Gjithashtu, znj. Qato ka shërbyer si sekretare e Këshillit të Rregullim Territorit të Qytetit të Tiranës (KRRT; 2008-2011); Kryetare e Komisionit të Licencimit të Transportit Qytetas, Ndërqytetas e Rrethqytetas, Bashkia Tiranë; Kryetare e Komisionit të Apelimit Administrativ të Gjobave, Këshilli Bashkiak i Tiranës (2008-2011); Kryetare e Këshillit Teknik Urbanistik, Këshilli Bashkiak i Tiranës; Anëtare e Task-Forcës për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pasurive të paluajtshme shtetërore, pranë Kryeministrit (2014-2016).
Znj. Qato ka qenë po ashtu pedagoge e jashtme dhe bashkautore e lëndës “Urbanistikë Ligjore” pranë Universitetit Polis, Fakulteti i Arkitekturës dhe Fakulteti i Planifikimit Urban. Për periudhën 2012-2013 ka shërbyer si Drejtore e Kabinetit të Kryetarit të PSSH. Po ashtu, ajo është organizatore e disa tryezave të diskutimit me grupet e interesit të përfshira në çështjen e pronave, si dhe raportuese përpara Komisionit për ?ështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë.
Znj. Qato është zotëruese e gjuhës italiane dhe angleze.
Ndaje me miqte