0030 210 33 18 483

Nobeli i Kimisë vlerëson &ldquoMakineritë Molekulare&rdquo!

06 Tetor 2016

?mimi Nobel i Kimisë që iu dha francezit Jean-Pierre Sauvage, britanikut Fraser Stoddart dhe holandezit Bernard Feringa, baballarë të “makinerive molekulare”, paraardhës të nanorobotëve të së ardhmes. “Motori molekular sot ndodhet në të njëjtin nivel që ishte motori elektrik në vitet 1830, kur shkencëtarët ekspozonin manivela dhe rrota, pa e ditur se kjo do të sillte trenin elektrik, apo makinat larëse, ventilatorët, mikserat”, deklaron juria e Nobelit. Jean-Pierre Sauvage, 71 vjeç, profesor në Universitetin e Strasburgut, është i pari që ka menduar për këto makineri mikroskopike, që i paraqet si një asemblim molekular në gjendje të vihen në lëvizje në mënyrë të kontrolluar në përgjigje ndaj sinjaleve të ndryshme si drita, ndryshimi i temperaturës etj. “Sisteme të tilla ekzistojnë në numër të lartë në qelizat e gjalla dhe ndërhyjnë në të gjitha proceset biologjike të rëndësishme”, shpjegonte Sauvage në vitin 2008. Një eksperiencë kjo e zhvilluar më pas nga, Fraser Stoddart, 74 vjeç, profesor në Universitetin Northwestern (SHBA). Ai kishte krijuar një “rotaxane”, duke futur një unazë molekulare në një aks molekular dhe duke treguar se unaza ishte në gjendje të zhvendosej përgjatë aksit. Ky zbulim i mundësoi atij të krijonte një ashensor dhe një muskul molekular. Bernard Feringa, 65 profesor në Universitetin Groningue në Holandë, është i pari që ka zhvilluar një “motor molekular” duke i mundësuar të krijojë një nanoveturë me katër rrota lëvizëse. Mundësi të pafundme I pyetur drejtpërdrejtë nga Akademia, Feringa tha se “i duket sikur është si vëllezërit Wright, që fluturuan për herë të parë (me avion) para 100 vitesh. Njerëzit në atë kohë thanë përse na nevojiten makinat fluturuese? Dhe tani, ne kemi Boeing dhe Airbus”. “Nëse mendoni për materialet që ne mund të krijojmë sot falë kimisë, për aftësinë tonë për të krijuar funksione dinamike dhe ndërtuar makineri, apo të prodhojmë materiale që mund të ndryshojnë funksion, mundësitë në të ardhmen janë të pafundme”, shtoi ai. Krijimi i kompiuterave molekularë që mundëson grumbullimin dhe trajtimin e informacionit në nivel molekular, apo robotë mikroskopikë, të aftë të kryejnë një verietet të lartë funksionesh në mjekësi apo jetën e përditshme, rradhiten në disa prej aplikimeve të këtyre makinerive. Ky çmim shoqërohet nga një kompesim prej 832 000 eurosh, të ndara në mënyrë të barabartë mes tre fituesve. Kimia është çmimi i fundit Nobel në fushën e shkencave natyrore. Vitin e kaluar ky çmim iu dha Aziz Sancar (Turqi/SHBA), Paul Modrich (SHBA) dhe Tomas Lindahl (Suedi) për punimet e tyre mbi riparimin e ADN-së.

Ndaje me miqte