0030 210 33 18 483

Përmbledhje: Edi Rama intervista në TV grek SKAI

TRIBUNA 23 Nentor 2016

Në një intervistë me gazetarin Aleksis Papahelas për emisionin “Histori” në TV grek, Skai, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është përpjekur të japë mesazhin e bashkëpunimit me Greqinë për një zgjidhje paketë në gjithë problemet që karakterizojnë marrëdhëniet dypalëshe. Pas një periudhe tensionimi të skajshëm në raportet midis Athinës dhe Tiranës, Rama ka shpjeguar gjithë çështjet e debatueshme, që sipas tij “mund të na pengojnë për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të shndritshme”. Që në fillim të intervistës, Rama ka bërë një analizë të përgjithshme të nivelit aktual të marrëdhënieve shqiptaro-greke: “Besoj që po shohim figurën e madhe, marrëdhënia është shumë e rëndësishme. Dhe është gjithashtu e qartë në strategjinë e politikës tonë të jashtme se Greqia është partneri ynë strategjik, me të cilin kemi shumë gjëra për të ndarë dhe për të arritur, për një të ardhme më të mirë”, ka deklaruar Rama në intervistën e zhvilluar në anglisht dhe menjëherë më pas ka shtuar: “Por në të njëjtin moment duhet të shkojmë -kohë pas kohe-, në figurën e vogël, që ka të bëjë me çështje të mbetura pezull dhe të cilat, për mendimin tim, duhet t’i zgjidhim me dialog, me bujari reciproke dhe me mirëbesim; si dhe me bindjen e pastër se interesi i shqiptarëve dhe i grekëve është shumë më i madh nga ato çështje që na pengojnë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur”. Më poshtë vijon një përmbledhje me çështjet kryesore që u prekën në intervistë: 1.Për statusin në Facebook mbi shpëtimin e Akropolit “Fakti se shqiptarë kanë kontribuar në dobi të Greqisë dhe në shoqërinë greke, si dhe fakti që shumë njerëz flisnin shqip në atë kohë, nuk do të thotë se Athina ishte një qytet shqiptar... Nuk kisha për qëllim të ofendoja. Përkundrazi. Ishte një fakt i bukur historik që një shqiptar u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur, ishte njeriu i përshtatshëm për të negociuar në atë kohë dhe për t’u shmangur bombardimi i Akropolit. Rrjedhimisht, do të mundte fare mirë të ishte grek, do të mund të ishte kionez. Por ndodhi që isahte shqiptar”. 2.Për “Shqipërinë e Madhe” “Shqipëria e Madhe” apo “Shqipëri Natyrale” apo çdo lloj Shqipërie në terma dimensionesh apo gjeografie, nuk janë nocione që kanë rezultuar nga ne. Ideja e Shqipërisë së Madhe rezulton prej disave që e kanë frikë apo e kanë krijuar ngase kanë një axhendë të caktuar. Eshtë sikur sot të akuzojmë grekët për “Megaliidea”-n, që ishte një ide e cila kishte të bënte me një periudhë të caktuar dhe nuk ka të bëjë fare me të sotmen. Kështu që, Shqipëria Natyrale, nëse mund ta them, është Shqipëria europiane, që duhet të jetë pjesë e familjes europiane. Dhe po, kemi një histori shumë interesante, sepse jemi një komb me dy shtete. Kemi Shqipërinë dhe Kosovën, kemi shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë, që jetojnë në Maqedoni, që jetojnë në Mal të Zi. E pastaj? Nuk ekziuston një projekt, një plan i pritshëm, serioz, që t’i mbledhim të gjitha pjesët në një Shqipëri “Natyrlae” apo “të Madhe”. Po, mundim të gjithë të jemi pjesë e Europës së madhe, që do të ishte mirë të na përfshinte të gjithë si qytetarë, ku kufijtë nuk do të kenë më rëndësi, në logjikën e komunikimit, të shkëmbimeve dhe të nocionit të të jetuarit bashkë nën të njëjtin qiell europian”. 3.Për çështjen çame “Nuk besoj se është irredentizëm t’u thuash njerëzve, t’u thuash fëmijve se ekzistonte një zonë që quhej ?amëri, ku jetonin shqiptarë dhe që për fat të keq - por këtë nuk e themi te fëmijtë tanë- njerëzit nuk mundin as ta vizitojnë. A mund ta imagjinoni? Njerëzit nuk mundin as të shkojnë me makinë deri aty ku ishin shtëpitë e tyre, ku jetonin familjet e tyre. Për ç’arsye? Nuk kemi asnjë synim si ndryshim i kufijve, domethënë një strategji që të marrim një pjesë të Greqisë, apo një pjesë të Serbisë, apo një pjesë të Maqedonisë për të bërë “Shqipërinë Natyrale”. Në një farë mënyre e kuptoj, por nuk mund ta pranoj këtë paranojë që çmendeni kur dëgjoni fjalën “çam” apo “?amëri”. ?’do të thotë kjo? Ajo ishte një zonë ku jetonin bashkëkombasit tanë... 4.Për ligjin e luftës “A e dinë grekët se jemi në “gjendje lufte”, se ekziston një dekret mbretëror që është ende në fuqi? Dhe u thashë miqve të mi në Greqi. Ia thashë Papandreut, ia thashë Samarasit, ia thashë Aleksis Tsiprasit - cilët janë njerëz që i respektoj. U thashë: “Dëgjoni, pse nuk e heqim qafe këtë? Mbajtja në fuqi e ligjit të luftës përdoret si pengesë për njerëzit që duan të pretendojnë në rrugë gjyqësore pasuritë e tyre. Kemi një paradoks ballkanik. Kemi një traktat miqësie dhe në të njëjtën kohë jetojmë “në gjendje lufte”... Miqtë tanë pyesin ç’do të thotë kjo? Nuk është gjë. Atëherë, nëse nuk është gjë, përse nuk e anulojmë? Nuk ka sens. 5.Për marëveshjen e detit dhe akuzat për implikim të Turqisë “Kur u bë kjo marrëveshje, mësuam nga disa pjesëtarë të shoqprisë civile se ekzistonin probleme. Dhe siç ishte e natyrshme, disa në atë moment menduan, “OK, le të investojmë politikisht” dhe le ta shndërrojmë në një kauzë të madhe politike kundrejt qeverisë. Siç e dini, është shumë e lehtë të luash me ndjenjat nacionaliste dhe të fitosh pikë. Mirëpo ky është dëmi më i madh që mund t’i bësh vendit tënd. Thashë “jo”, thashë ta lemë në duart e drejtësisë. Dhe ishte i vetmi vendim i gjykatës Kushtetuese që doli me uninimit të plotë, me vota 9-0. Ju garantoj se nuk ka diçka të tillë (shënim, implikim i Turqisë). Përndryshe, nuk është sekret se kemi ndërtuar një marrëdhënie strategjike me Turqinë, nuk është sekret se jemi miq të mirë me presidentin Erdogan, nuk është sekret se kemi marrëdhënie shumë të mira. Mirëpo këto që përmendët ju kanë ndodhur në një periudhë kur ne ishim në opozitë, nuk kishim asnjë kontakt, me askënd, nga pala turke. Absolutisht asnjë kontakt dhe kjo dëshmohet lehtësisht. Për herë të parë e takova kryeministrin Erdogan disa muaj para se të zgjidhesha. Dhe duhet t’ju them se nuk folëm për këtë çështje. 6.Për ngjarjet në Himarë Unë dhe qeveria ime kanë filluar një program të madh që quhet “Rilindja urbane”, që është një program gjigand i rinovimit të qytetave tona. Për arsye të këtij programi kemi shembur vitet e fundit 9150 ndërtesa në të gjithë vendin. Shumica ishin ndërtime pa leje, disa ishin gjysmë të ligjshme dhe në rastet që ishin ndërtime të ligjshme avancuam në procedurat e shpronësimit në bazë të ligjit shqiptar. Në Himarë u bë saktësisht e njëjta gjë, u zbatua i njëjti program. Kryetari i bashkisë don që të rinovojë hapësirat publike. Pasi mbaroi me pjesën e bregdetit, projekti i dytë i madh lidhet me këto 18 godina. 12 prej tyre ishin të paligjshme, gjashtë janë të ligjshme. Për këto të gjashta do të zbatohen procedurat e parashikuara për shpronësimet. Dhe kur flasim për godina, duhet të kuptoni se janë kioska, lavazhe, një apo dy garsonera të ligjshme, po të mos jem gabim, njuë shtëpi dhe disa ndërtesa të vjetra, që janë thuajse të rrëzuara. Nëse në këtë rast procedurat nuk janë të njëjtat që u zbatuan në të gjithë vendin, për 9150 ndërtesat që janë shenbur, atëherë unë ju detyrohem një ndjesë të madhe”. 7.Për varrezat e të rënëve grekë në luftën e 1940-s “Ajo që bëmë që ditën er parë ishte të kërkonim nga miqtë tanë grekë të ulemi me njël projekt dhe të diskutojmë për të gjitha çështjet, miljet detare, kufijtë detarë, gjendjen e luftës, çështjen e varrimit të ushtarëve grekë, toponimet dhe shumë gjëlra të tjera të vogla që duhet të sqarohen si një axhendë e të ardhmes, në ndërlidhje me shtyllat e një bashkëpunimi edhe më strategjik që duhet të bëjmë së bashku. Për këtë përpiqemi, pse konsiderojmë se duhet të zgjidhet si një paketë dhe kemi masrrë përgjigje shumë pozitive që nga koha e qeverisë Samaras e në vazhdimn; kështu që për këtë po punojmë. 8.Për integrimin Europian të Shqipërisë dhe një veto të mundshme nga ana e Greqisë “Eshtë në interesin tonë, siç është dhe në interesin e Greqisë që të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sigurisht, kjo është e mirë për ne. Greia ka qenë një mik shumë besnik, gjithë këto vite ka mbështetur pa kushte procesin tonë të integrimit dhe e ka bërë duke u shërbyer edhe interesave të veta dhe duhet të vazhdojë ta bëjë. Nuk besoj se është e arsyeshme të mendojnë veton. Vetë, për ç’arsye? E konsideroj të pamundur dhe ju thashë: veto për ndërtesat e paligjshme? Veto ngase flasim në mënyrë konstante për nevojën e zgjidhjes së gjithë problemeve tona? Eshtë interesi ynë i përbashkët, atëherë për ç’arsye të vendoset veto?

Ndaje me miqte