0030 210 33 18 483

Reuters: Konfrontimi me qeverinë greke e çon eurozonës në &ldquoterritore të paeksploruara&rdquo

28 Qershor 2015

Plani ambicioz europian për një bashkim të pathyeshëm i cili garanton monedhën e përbashkët, ka hyrë në “territore të paeksploruara” të shtunën, kur vendet anëtare të eurozonës kanë refuzuar të zgjatin financimin e Greqisë për të shmangur kërcënimin eventual mbi borxhin e saj, thekson në një koment nga Alistar Macdonald, publikuar mëngjesin e të dielës nga agjencia Reuters. Megjithëse ministrat e financave të 18 vendeve të tjera anëtare të Eurozonës insistuan se e duan që Greqia të mbetet në monedhën e përbashkët, vendimi i qeverisë greke që të refuzojë ofertën e fundit të kreditorëve dhe të organizojë një referendum, shkaktoi indinjatë tek shumë prej tyre, disa prej të cilëve iu referuan daljes së Athinës nga monedha e përbashkët, euro. “Luajtën poker. Mirëpo në poker mund të humbasësh”, tha ministri i financave të Austrisë Hans Gerg Seling, pas takimit të Eurogrupit, të shtunën, që u zhvillua pa pjasëmarrjen e homologut grek. Një zyrtar europian që foli në mënyrë anonime, ia hodhi kryeministrit grek, Aleksis Tsipras personalisht përgjegjësinë për dështimin e negociatav. “Bëmë ç’ishte e mundur. Vendosën të ndërpresin negociatat kur ishim kaq afër zgjidhjes së problemit me një mënyrë që do t’u lejonte ta ‘sheshin’, të arrijnë pranimin e marrëveshjes nga opinioni publik në Greqi”, shtoi i njëjti burim. Përtej dramës politike në Greqi, ditët e ardhshme do të përbëjnë një sprovë të madhe për bashkimin monetar që u krijua para 16 vjetësh dhe akuzohet prej shumë palëve për papunësinë kolosale në mjaft vende, përveç Gjermanisë dhe fqinjve të saj në veriun e pasur europian. “Duhet të bëjmë gjithçka jemi në gjendje për të përballuar çdo kërcënim për transmetimin” e krizës, insistoi ministri i financave i Gjermanisë, Wolfgang Schauble pas takimit të Eurogrupit, që në thelb kërkoi vendosjen e kontrollit mbi qarkullimin e kapitaleve në Greqi për t’u evituar probleme më të mëdha për bankat greke, prej të cilëve qytetarët tërhoqën depozita. Megjithëse pranuan se vetëm Greqia apo bankat greke mund të marrin masa të tilla, ministrat thanë se Banka Qendrore Europiane, bordi i të cilës do të ketë mbeldhje të dielën në mesditë, duhet të përdorë kapacitetet e veta që disponon, për ruajtjen e stabilitetit në tregjet financiare. “Mund ta konsideroni të sigurt se Greqia do të ndeshet me prbleme të mëdha ditët e ardhshme, për shkak të këtij vendimi”, deklaroi Schauble, shumë prej kolegëve konservatrë të të cilit nuk e fshshin se do të preferonin që Greqia të detyrohet të braktisë eurozonën. “Kjo është e vështirë, pasi nuk e dimë se si do të përmbushë angazhimet e veta”, shtoi Schauble. Sa ministri gjerman i financave, aq edhe zyrtarët europianë insistonin se kanë besim në mekanizmat e stabilitetit që u krijuan kur tregjet e kishin shtyrë eurozonën në prag të shzpërbërjes pas një sërë krizash borxhi shtetëror dhe falimentimeve eventuale, që pasuan krizën financiare të vitit 2008. Gjithsesi, duke mbështetur homolgun e tij Michel Sapin, Schauble insistoi pas mbledhjes së pestë të pafrytshme brenda në muaji të Eurogrupit dhe se “Greqia mbetet anëtare e eurozonës dhe Greqia vazhdon të jetë pjesë e Europës”. Sipas Reuters-it, tashmë pak liderë europianë tregojnë besim ndaj qeverisë greke, megjithëse disa prej ekonomistëve korifej pajtohen me apelet e Athinës që të ketë lehtësim të borxhit dhe kritikat greke për masat në shkëmbim të zhvillimit ekonomik. Sipas burimeve të Reuters, kur u takuam përfaqësuesit të tre institucioneve të kreditorëve, të Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas largimit të ministrit grek të financave Varufakis, të shtunën, një zyrtar i lartë bëri humor duke thënë se tashmë mund të përdorin sërish termin “trojka”, që ministri grek insistonte se nuk duhej përdoro, për shkak të ngarkesës negative që krijonte te grekët. Ministri i financave i Holandës dhe president i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, iu referua mundësisë që parlamenti grek të refuzojë propozimin e Aleksis Tsipras për referendum, mirëpo parlamenti e pranoi, çka do të thotë se nuk do të kjetë ndryshim të situatës, para se të hapen tregjet të hënën. Megjithatë, Dijsselbloem insistoi: “Procesi nuk ka mbaruar. Me gjasë, nuk do të mbarojë kurrë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Greqinë. Shumë gjëra mund të bëhen. Shumë skenarë janë të mundshëm”. Mbetet të shihet se si do të funksionojnë mekanizmat për evitimin e përhapjes së krizës. Nëse Greqia nuk avancon, siç ka thënë se do të bëjë, në shlyerjen e këstit prej 1,6 miliardë euro ndaj FMN të martën më 30 qershor, kjo mospagesë mund të ketë pasoja edhe në vende të tjera. Banka Qendrore Europiane ftohet të vendosë nëse do të vazhdojë të akordojë likuiditete për bankat greke, pasi një pjesë e madhe e portofolit të tyre është me obligacione shtetërore greke dhe programi i mbështetjes formalisht përfundon të martën. Banka Qendrore dhe Mario Draghi ngurrojnë të marrin një vendim të tillë që është mirëfilli politik. Paralelisht, liderët politikë ngurrojnë të anashkalojnë vendimet e minsitrave të financave, pasi diçka e tillë do të dërgonte mesazhin se rregullat mund të shkelen, nënvizon Reuters. Donald Tusk, presidenti i Këshillit Europian, insistoi ndëarkaq se liderët jana ata që kanë obligimin të marrin përgjegjësinë në një krizë që influencon Bashkimin Europian në tërësi. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Tusk komunikoi sërish me liderët e shteteve anëtare të Eurozonës dhe shkruajti në Twitter se “Greqia është dhe duhet të mbetet anëtare e Eurozonës”. Teksa britania e Madhe po planizon zhvillimin e një referendumi për qëndrimin apo jo në BE, janë të shumtë ata që janë të shqetësuar për pasojat ekonomike që do të kishte një shkelje kaq serioze e rregullave të unionit. Deficiti i demokracisë në BE dhe protestat që kjo mungesë shkakton, ndodhta vënë në diskutim vetë ekzistencën e bashkimit Europian me trajtën e sotme. Duke u larguar nga Brukseli, Janis Varufakis paralajmëroi se mënyra me të cilën eurozona trajton Greqinë, mund të shkaktojë një goditje serioze në kredibilitetin s esaj si “union i partnerëve demokratikë”. “Dha kam shumë frikë se ky dëm do të jetë i përhershëm”, shtoi ministri grek, përfundon komenti i agjencisë Reuters.

Ndaje me miqte