0030 210 33 18 483

Shqipëri Serbi De Biasi: &ldquoKundërshtar i fortë por jemi të përgatitur&rdquo

08 Tetor 2015

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi e ka konsideruar ndeshjen e 8 tetorit përballë Serbisë si një takim mjaft të rëndësishëm ku motivimi i lojtarëve është në nivelet më të larta. De Biasi, në një konferencë për mediat ka deklaruar se tensioni në këtë ndeshje është normal. “Për mua tensioni është në nivele normale, është një ndeshje e rëndesishme, tensioni është ai i duhuri. Kam pasur ide të qarta, pjesa më e rëndësishme e lojtërëve janë disponibël për këtë ndeshje. Kundërshtari është i fortë, ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira, por ne jemi te pergatitur”, ka theksuar De Biasi. Pyetjes se sa e njeh kundërshtarin , duke qene se ndeshja e parë zgjati rreth 40 minuta, De Biasi u shpreh se, “Nuk besoj se është ndonjë handikap i madh. Për ato minuta që kemi qenë në fushe ne kemi bërë një lojë të mire”. “Ne kundërshtarin e njohim mirë, dhe qëllimi është rezultati pozitiv. Në do të futemi në lojë për të fituar ndeshjen. Në hymë në fushë duke respektuar kundërshtarin, por duke arritur objektivat tona”, ka thënë ai Më tej, De Biasi ka nënvizuar se për një trajner kjo është ndeshja më e thjeshtë për tu përgatitur, sepse lojtarët e kanë motivimin brenda. “Besoj që ne duhet të jemi inteligjentë në fushë dhe të shfrytëzojmë goditjet e këndit apo ato të dënimit për të fituar”, është shprehur trajneri i Kombëtares. Lidhur me gjendjen e lojtarëve dhe formaionin De Biasi ka theksuar se ka pasur ide të qarta që në fillim. “Të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe të motivuar për këtë ndeshje”. Ndërsa Serbinë, De Biasie e ka cilësuar si një kundërshtar shumë të fortë. “Serbia ka lojtarë që luajnë në klube evropiane, por mendoj se edhe ekipi ynë ka mjaft cilësi”. Formacioni i mundshëm i ekipit shqiptar Berisha - Hysaj, Cana, Ajeti (Xhimshiti), Agolli - Kukeli - Gashi (Roshi), Abrashi, Xhaka, Lenjani (Meha) - Cikalleshi (Balaj).

Ndaje me miqte