0030 210 33 18 483

Shtypi grek për shenjtërimin e Nënë Terezës

Tribuna 06 Shtator 2016

Një nga gazetat kryesore greke, Kathimerini, ka publikuar të martën një shkrim mbi ceremoninë e Shenjtërimit të nënë Terezës, të cilin po e botojmë të plotë: Në Vatikan ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës Rreth 120.000 besimtarë u mblodhën të dielën në sheshin san Pietro të vatikanit, për të ndjekur ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës, në kohën që Papa Francesk veçoi përkushtimin rrënjësor të saj ndaj njerëzve të varfër, ndërsa kritikoi liderët e botës për “krimet e varfërisë që vetë ata krijuan”. Tereza, që u lind në një familje shqiptare të Shkupit, në 1910 si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu dhe shkoi në Kalkuta të Indisë në 1926. Në 1946 ajo pa një ëndërr ku ftohej të krijonte një urdhër murgeshash në lagjet e varfëra të Kalkutës. Urdhëri i Misionarëve të Bamirësisë u bë një nga më të njohurit në botë, me më shumë se 4.000 murgesha, me uniformën e tyre karakteristike, mantele të bardha dhe shaminë blu. Në 1979, Nënë Tereza u nderua me mimin Nobel për Paqe. Në predikimin e tij, Papa Francesk e cilësoi Nënë Terezën një “shenjtore të mëshirshme”, që mbrojti jetët e fëmijve të palindur, të të sëmurëve dhe të të braktisurve, duke theksuare kundërshtimin e Terezës ndaj aborteve. “U përkul para gjithë atyre që vuanin, që ishin braktisur për të vdekur në anë të rrugës, por që zoti u kishte ofruar dinjitetin”, tha Papa. Autoritetet kompetente të Kishës Katolike pranuan se Tereza realizoi dy mrekulli pas vdekjes së saj. Shërimin e një indianeje që vuante nga kanceri në stomak në 1997 dhe të një boliviani që vuante nga një tumor në tru, në 2008. Tereza nuk besonte në rezultativitetin e medikamenteve mjekësore, duke vlerësuar se falja dhe jeta e virtytshme mund të shërojnë madje edhe sëmundjet e pashërueshme. Në predikimin e tij, Papa nënvizoi se Nënë Tereza jetoi pjesën më të madhe të maturimit të saj me shqetësimin se mos zoti e kishte braktisur. Sipas korrespondencës së Nënë Terezës, që u pub likua pas vdekjes së saj, murgesha shqiptare përjetoi një periudhë dyshimsh shpirtërore, dëshpërimi dhe vetmie. Kjo krizë zgjati plot pesëdhjetë vjet. Njerëzit që mbushën të dielën sheshin San Pietro, ishin shumë më pak se 300.000 vetët që ndodheshin në 2003, në ceremoninë e lumnimit të saj, kryer nga Papa gjon Pal i dytë që ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Sipas vëzhguesve italianë të Selisë së Shenjtë, prurja më e vogël e besimtarëve i dedikohet krizës ekonomike, por edhe shqetësimeve për sigurinë për shkak të terrorizmit islamik. Drekë për 2.500 të pastrehë Pas përfundimit të predikimit të së dielës, Papa Francesk shtroi një drekë për më shumë se 1.500 të pastrehë në kryeqytetin italian, që shijuan pica napoletane. Në ceremoni asistuan 13 kryetarë shtetesh, por edhe monarkë europianë, si mbretëresha e Spanjës, Sofie”, përfundon shkrimi i gazetës greke Kathimerini.

Ndaje me miqte