Tsipras: &ldquoGreqia shumë shpejt do të ndryshojë faqe&rdquo
15 Shkurt 2016
Sigurinë e tij, se do të kalohet pengesa më e madhe, siç e vlerëson konjukturën aktuale, thekson kryeministri Aleksis Tsipras në një intervistë për gazetën “Avgi”.
“Nuk na trembin frontet e hapura”, deklaron Tsipras, ndërsa shton se qeveria do të menaxhojë “me mënyrën më rezultative dhe të vendosur” tri sfidat e mëdha: inspektimin nga kreditorët, çështjen e borxhit dhe atë të refugjatëve.
“Kur këto fronte të jenë mbyllur, dhe do të mbyllen shumë shpejt, Greqia do të ketë ndryshuar faqe”, deklaron kryeministri grek.
“Në 2015-n patëm një tejkalim të ardhurash me 2 miliardë euro, çka na jep një frymëmarrje të konsiderueshme fiskale. Kemi një rezultat impresionues në thithjen e fondeve të programit ESPA (Korniza nacionale e referencës)- jemi të parët në Europë, aty ku pëpr dekada ishim të fundit. Arritëm të reduktojmë me 1,5% papunësinë. Bëmë hapa të rëndësishëm në drejtim të zhvillimit ekonomik, si finalizimi i gazsjellësit TAP. Dhe parashikimet zyrtare të Komisionit Europian tregojnë se brenda verës do të jemi rikthyer në kursin pozitiv të zhvillimit. Rrjedhimisht, është me bazë pritshmëria se, me përfundimin e inspektimit nga kreditorët dhe fillimin e diskutimeve për borxhin, hapet një faqe e re për Greqinë”.
Tsipras thotë se nuk mendon gjë tjetër, “përveçse si do t’i japim fund periudhës së pasigurisë dhe të mbikqyrjes së ashpër dhe të shkojmë në ujëra më të qeta, me shoqërinë në këmbë”.
Kryeministri dërgon një mesazh ndaj institucioneve të kreditorëve se “vonesa në negociata nuk i shërben askujt” dhe kërkon “të ndalojnë sorollatjet e njëanshme që pengojnë finalizimin pozitiv të inspektimit”. Ai gjithashtu thekson se nuk bëhet të vonojë edhe më inspektimi meqenëse institucionet nuk bien dakord ndërmjet vedit” dhe ua dedikon mosmarrëveshjeve ndërmjet institucioneve faktin se ndërsa janë informuar që prej një muaji për tezat greke mbi reformën e sigurimeve shoqërore, ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga ana e tyre.
Për çështjen e refugjatëve Tsipras vë në dukje se “çelësi” i problemit është që të zhvendoset në Turqi menaxhimi i flukseve të refugjatëve dhe emigrantëve, ashtu siç ishte rënë dakord ndërmjet BE-së dhe Ankarasë dhe shpjegon se përse Greqia pranoi implikimin e NATO-s me kushtin e rreptë se do të respektohen të drejtat sovrane të vendit dhe se, sa Greqia, aq edhe Turqia, do të operojnë secila brenda ujërave të tyre territoriale.
Kryeministri hedh poshtë skenarët për zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se “zgjedhjet u bënë para tre muajsh dhe e gjithë politika jonë është gjykuar nga populli në kutitë e votimit, tri herë brenda më pak se një viti”. “Disa nuk munden ta gëlltitin këtë” dhe ndërmarrin “përpjekjen e pashpresë për të ringrohur skenarin e ‘parentazës së majtë’”. Nuk ka për t’u dalë. Qeveria është këtu për t’u përplasur me sistemin e kërrupsionit dhe grupi parlamentar se më shumë e jeton këtë luftë, aq më tepër bëhet si një grusht i fuqishëm”, nënvizon.
Lidhur me reagimet grupeve shoqërore, siç janë edhe fermerët, thekson se “e kuptojmë se njerëzit janë frustuar në mënyrë të padurueshme pas pesë vitesh shtrengese” dhe deklaron se “jemi të hapur për dialog me ata, kështu që të garantohen përmirësime serioze”, duke nënvizuar se qeveria ka bërë faktikisht ftesë për një diskutim produktiv dhe esencial.
Lidhur me çështjen kaq të debatueshme të licensimit të televizioneve kombëtare, kryeministri ka shpjeguar se përse, sipas tij, është e nevojshme ndërhyrja shtetërore:
“Për 25 vjet, stacionet radiotelevizive funksionojnë pa licenca të ligjshme. Mbi këtë regjim paligjshmërie u ndërtua në Greqi i gjithë sistemi i korrupsionit. Ata që dispononin frekuencat kishin edhe mundësinë që të promovojnë interesat e tyre ekonomike, të marrin punë nga shteti dhe të manipulojnë jeton politike të vendit. Kjo tashmë mbaron. Një nga kushtet më vendimtare është që të këputet “kordoni” i korrupsionit është që kanalet radio-televiziv e të mbahen nga të ardhurat dhe produkti që disponojnë; dhe jo nga aktivitetet paralele të pronarit, marrëveshjet politike dhe kreditë.
Nëse dikush ka një kanal dhe nuk mund ta funksionojë me të ardhurat nga reklama, do të përpçiqet të funksionojë me mënyra të tjera, jo të ndershme. Rrjedhimisht, numri i lejeve përcaktohet mbi bazën e madhësisë së “pjatës” së reklamave. Rregullimi i hapësirës radiotelevizive nuk është ndërhyrje, është zbatim i ligjshmërisë. Ne synuam që ky rregullim të bëhet në mënyrë konsensuale. Mirëpo nuk do ta lejojmë opozitën që të bllokojë procesin dhe të ruajë të paprekur sistemin e sotëm “mëkatar”.
Momenti kohor i intervistë përkoi me 8 vjetorin e zgjedhjet së Aleksis Tsipras në krye të partisë (10 shkurt 2008). Prandaj dhe në intervistë kryeministri pyetet se cili është bilanvi i tij gjatë këtyre tetë viteve, çfarë do të donte të kishte evituar...
“E ndjej se viti i fundit ishte kaq i koncentruar politikisht, saqë ishte se shtatë vitet e mëparshëm bashkë. Mirëpo, ende nuk është koha që të flasim për bilanc. Kemi bërë një luftë të ashpër periudhën e parë, për të cilën do të flasin historianët e të ardhmes. Vendosëm të bëjmë kompromis, sepse hapat përpara nuk mund të jenë hapa në boshllëk. Dhe sot, vetëm katër muaj pas rizgjedhjes tonë, me mandatin të konkretizojmë marrëveshjen- por duke ruajtur vijat e kuqe që i prezantuam popullit grek-, gjendemi përpara shkëmbit më të vështirë. Besoj se do ta kalojmë dhe do të bëjmë bilancin atëherë kur duhet”, thekson Tsipras në intervistën për gazetën “Avgi”.
Tribuna
Ndaje me miqte