0030 210 33 18 483

Tsipras: Nuk duam të marrim huara pafundësisht

07 Mars 2015

“E përjashtoj daljen e Greqisë nga Eurozona, sepse e dashuroj Europën”, deklaron i kryeministri grek, Aleksis Tsipras revitës gjermane “Der Spiegel” dhe shpreh bindjen se Europa nuk do të rrezikojë shpërbërjen e vet për bonde me vlerë 1,6 miliardë euro. Gjithsesi, Tsipras thekson se BQE i ka kaluar lakun në fyt Athinës, pavarësisht faktit se në Eurogrupin e 20 shkurtit u vendos t’i jepet Greqisë frymëmarrje. Kryeministri grek garanton se qeveria e tij dëshiron të avancojë në zbatimin e reformave strukturore, por nuk do të reduktojë edhe më shumë pagat. Tsipras vë gjithashtu në dukje se nuk e ka vizituar Berlinin, pasi nuk i është bërë ndonjë ftesë nga kancelarja dhe deklaron që nëse Angela Merkel i drejton një ftesë për vizitë, ai do të përgjigjet menjëherë. Borxhi i sotëm nuk mund të shërbehet, thekson Tsipras dhe nënvizon se ekzistojnë mënyra të ndryshme që ky problem të zgjidhet. “Përmes një qethjeje, një ristrukturimi obligacionesh, shlyerja e të cilave mund të ndërlidhet me ritmet e zhvillimit ekonomik. Më e rëndësishmja është të zgjidhim problemin më serioz: Shtrëngesën, që e çoi borxhin në stratosferë”, deklaron zoti Tsipras. “Jemi të parët që duam të ndalojmë evazionin e madh fiskal dhe shmangien e tatimeve. Deri tani paguajnë vetëm të vegjlit dhe jo të pëasurit. Mirëpo duam edhe të organizojmë në mënarë më eficente shtetin”, thekson. Tsipras pyetet edhe nëse në qershor do të nvojitet një tjetër paketë shpëtimi (bail-out) për t’u përgjigjur se “nuk do ta quaja kështu” dhe shpjegon: “Do të thoja sxe Greqia ka nevojë për financime. Mirëpo vitet e fundit realizuam një përshtatje të madhe fiskale. Tashmë kemi suficite primare në vend të deficiteve, por ende nuk mundim të marrim kredi nga tregjet. Prandaj duhet të rifitojmë kredibilitetin, të jemi kompetitivë dhe të kemi zhvillim. Deri atëherë, do të duhet të financohemi ndryshe”. Tsipras ndërkaq mohon kategorikisht se ky financim përbën “filantropi”: “ështja është përgjegjësia e përbashkët dhe solidariteti i Europës. nëse Greqia nuk mundet të shërbejë borxhet e veta, kjo ka të bëjë edhe me partnerët tanë. Eshtë pra e domosdoshme një rrjet sigurie për Greqinë dhe duhet njëkohësisht, sa më shpejt që të jetë e mundur, të rikthehemi në tregjet financiare. Mirëpo kjo nuk mund të oidhet me një program që e çoi shoqërinë në një gjendje emergjente, por me një program që do të na sjellë zhvillimin”. Ndaj vërejtjes se kjo nuk është diçka që don të dëgjojë qeveria gjermane, kryeministri thotë që ndonëse disa besojnë që për investimet është kusht ulja e pagave, në Greqi, ku pagat u ulën faktikisht me 40%, nuk ka thuajse asnjë investim të ri, pasi kreditorët kishin si synim shpëtimin e bankave dhe nuk zgjidhlën problemin e likuiditetit. “Nuk duam të marrim kredi pafundësisht, duam të dalim nga kjo ngushticë. Mirëpo mund të angazhohemi për masa të cilat mundemi t’i zbatojmë”, nënvizon dhe i referohet mekanizmit tatimor, burokracisë, listës së pasurive, kadastrës”. Sa u përket privatizimeve, Tsipras garanton se pasuria publike do të vihet në eficencë, por nuk do të shitet gjithçka.

Ndaje me miqte