0030 210 33 18 483

TsiprasTusk &ldquoduel&rdquo në rrjetet sociale

11 Mars 2016

ështja e refugjatëve ka shkaktuar një tensionim të ri në raportet e Athinës me Brukselin. Një mesazh i presidentit të Këshilit të BE, Donald Tusk, ka qenë shkëndija që ndezi këtë tensionim të ri. “Flukset e parregullta të emigrantëve përgjatë itinerarit të Ballkanit Perëndimor ka marrë fund. Nuk është çështje e një akti të njëanshëm, por një vendim i përbashkët i 28 vendeve anëtare të BE”, shkruajti në twitter zoti Tusk. Tusk, gjithashtu ka shprehur edhe një falënderim për vendet e Ballkanit Perëndimor, për siç thotë, “zbatimin e një pjese të strategjisë së përgjithshme të BE për përballimin e krizës së refugjatëve”. Reagimi i parë grek ndaj mesazheve të zotit Tusk, erdhi nga partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re. Zëdhënësi i kësaj partie deklaroi që nëse kryeministria e nuk përgënjeshtron presidentin e Këshillit Europian, atëherë ka një problem të madh për zotin Tsipras. Kanë pasuar katër mesazhe të njëpasnjëshme nga ana e kryeministrit grek, i cili ka kundërshtuar pohimin e zotit Tusk. “Itinerari ballkanik u mbyll si rezultat i akteve të njëanshme të vendeve të Ballkanit perëndimor”. “Presim që zoti Tusk t’i fokusojë përpjekjet në përpjekjen për zbatimin e vendimeve të përbashkëta, si president i Europës së 28 -shes dhe të mos inkurajojë vendet që i injorojnë” (këto vendime), shtoi Tsipras 3 minuta më vonë. Pas samitit të javës së kaluar, Aleksis Tsipras ishte shprehur i kënaqur nga rezultati, dhe madje kishte deklaruar se një nga vendimet ishte që kufijtë në Ballkanin perëndimor do të qëndrojnë hapur, të paktën deri më 17 mars, kur do të mbahet samiti i ardhshëm. Pas përplasjes me zotin Tusk, kritizerët i kujtojnë kryeministrit grek se deklarata e kreut të BE, mbi fundin e flukseve të refugjatëve në itinerarin ballkanik, përfshihet edhe në deklaratën e përbashkët që liderët europianë miratuan në samitin e datës 7 mars. Në pikën 2 të deklaratës thuhet shprehimisht: “Liderët e shteteve dhe qeverive rikujtuan gjithashtu se Këshilli Europian, në takimin e 18-19 shkurtit, vendosi të rikthehet në një situatë ku vendet e zonës Shengen do të zbatojnë plotësisht kodin e e kufijve të Shengenit... Flukset e parregullta të emigrantëve përgjatë itinerarit të Ballkanit Perëndimor tashmë kanë marrë fund”. Ndërsa mbeten edhe dhjetë ditë nga samiti i ardhshëm i BE-s, situata me refugjatët në Greqi vazhdoin të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Të enjten komiteti qeveritar për menaxhimin e krizës bëri të ditur se numri i refugjatëve që ndodhen në vend, ka arritur në 41.973 dhe se 30% e tyre janë fëmijë dhe të mitur. Gjendja vazhdon të jetë alarmanete në Idomeni, në kufirin me Maqedoninë, për shkak edhe të motit të keq që po vazhdon prej tri ditësh. Qeveria njoftoi vendimin për të evakuar 14.000 refugjatët që ndodhen prej ditësh në kufi dhe për t’i çuar në qendra pritjeje me gjithë kushtet optimale. Por kjo kërkon kohë që të realizohet. Tribuna

Ndaje me miqte