Tsipras i shkruan zj. Lagarde të FMNsë: &ldquoA mund të kemi besim?...&rdquo
03 Prill 2016
Pas publikimit nga ana e Wikileaks të transkriptit të telekonferencës së zyrtarëve të FMN (Lexo te tribuna-news: “Athina kërkon shpjegime nga FMN”), kryeministri grek i ka dërguar shefes së Fondit Monetar ndërkombëtar, Christine Lagarde, një letër ku shpreh shqetësimin e tij për zhvillimet.
Përmbajtja e letrës nuk është bërë publike, por burime qeveritare kanë thënë për mediat se kryeministri thekson në letrë e tij që negociatat duhet të bëhen në kushte kredibiliteti dhe besimi, ndërsa tashmë vlerëson se ky kredibilitet dhe ky besim janë vënë në pikëpyetje pas publikimit nga Wikileaks.
Sipas të njëjtave burime, Tsipras kërkon nga drejtoresha e FMN-së, nëse përmbajtja e bisedës së tre zyrtarëve përfaqëson qëndrime zyrtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Më konkretisht, kryeministri grek rreshton në letrën e vet tre pika nga ajo bisedë, ashtu siç është transkriptuar nga Wikileaks:
1. Zyrtarët e FMN-së i referohen në mënyrë monstruoze shkaktimit të një “incidenti kreditues”, me qëllim që Greqia të gjendet në një pozitë fatale dhe t’iu nështrohet kërkesave ekstreme të Fondit. Tre zyrtarët e cilësojnë me cinizëm incidentin kreditues si të vetmen mënyrë që të arrihet marrëveshje dhe flasin direkt për falimentim të vendit.
2. Ndërlidhin çështjen e Greqisë me referendumin që do të mbahet në Britani për qëndrimin ose jo në Bashkimin Europian, duke rrezikuar në këtë mënyrë të shkaktojnë destabilizimin politik të gjithë Europës.
3. Shprehin predispozicionin e tyre që të kërcënojnë edhe kancelaren gjermane, zonjën Merkel, me qëllim që ta detyrojnë të rreshtohet me qëndrimet e tyre (të zyrtarëve të FMN-së).
Teksti i letrës së dërguar nga kryeministri, shkruajtur në vetën e parë, ka si më poshtë:
E dashur Christine,
Po të shkruaj që të shpreh shqetësimin tim të thellë lidhur me publikimet mbi qëndrimin e zyrtarëve të FMN-së, të cilët kanë role - kyçe në programin grek.
E para ka të bëjë me atë që, nëse qëndrimi i tyre pasqyron qëndrim zyrtar të FMN-së. Përdorimi i një incidenti kreditues si mjet presioni ndaj Greqisë dhe pjesëtarëve të tjerë shkon përtej caqeve të procesit të negociatave ashtu siç e kuptojmë.
E dyta ka të bëjë me atë që, sa mundet Greqia të ketë besim dhe të vazhdojë të negociojë me besim të mirë me zyrtarët e FMN-së, të cilët shprehin pikëpamje si ato që përmbahet në publikimin (e Wikileaks).
Sidomos, pasi ata paraqiten të kërcënojnë me vonesë të procesit, duke besuar se vetëm një incident kreditues do të shpinte në lëshime. Negociatat e suksesshme janë shpeshherë të vështira, ndërkaq kërkojnë besim dhe kredibilitet nga të gjitha palët. Uroj sinqerisht që qëndrimi i FMN-së është që të mbërrijmë në një konkludim të shpejtë, të sukseshëm dhe të qëndrueshëm të vlerësimit të programit dhe jam i sigurt se do të merrni gjithë masat e nevojshme për të garantuar se procesi i negociatave do të mbetet në shi8nat e duhura.
Si gjithmonë, do të gëzohesha të flas me ty në çdo moment për këto çështje dhe jam i sigurt se do ta mirëkuptosh shqetësimin tim.
Me konsideratë
Aleksis Tsipras”.
Para se të niste letrën në drejtim të zonjës Lagrade, Tsipras kishte reaguar me komentin e mëposhtëm (sipas gazetës “Ethnos”):
“Gjithë sa panë dritën e publicitetit krijojnë një problem të madh gjeopolitik. Duket se disa po luajnë në kurrizin tonë lojëra të rrezikshme destabilizimi. Nuk do ta lemë Thomsenin që të shpërbëjë Europën”.
Tribuna
Ndaje me miqte