Tsipras në Le Monde: Nuk është faji i Greqisë për mosarritjen e marrëveshjes
02 Qershor 2015
“Mosarritja e marrëveshjes deri tani, nuk i dedikohet një qëndrimi hipotetik të palëkundur dhe të pakuptueshëm të Greqisë. Por insistimit të disa faktorëve institucionalë që të paraqesin propozime absurde dhe të tregojnë indiferentizëm të plotë, sa ndaj përzgjedhjes demokratike të popullit grek, aq edhe ndaj pranimit publik nga të tre institucionet se do ekzistojë elasticiteti i nevojshëm kështu që të respektohet verdikti popullor”, thekson kryeministri Aleksis Tsipras në një shkrim që publikohet në gazetën franceze Le Monde.
Tsipras nënvizon se çështja e Greqisë nuk ka të bërë ekskluzivisht me Greqinë, por përbën epiqendrën e përplasjes së dy strategjive diametralisht të kundërta për të ardhmen e unifikimit europian.
“Strategjia e parë”, thekson, “synon të thellojë unifikimin europian në një kuadër barazie dhe solidariteti ndërmjet popujve dhe qytetarëve. Përkrahësit e kësaj strategjie nisen nga fakti se nuk është e mundur të kërkohet nga qeveria e re greke që të bëjë të njëjtat gjëra me qeverinë e mëparshme, e cila nuk duhet të harrojmë se dështoi plotësisht. Dhe nisen nga ky fakt, pse ndryshe do të duhej të suprimonim zgjedhjet në të gjitha vendet që ndodhen në programe. Të pranojmë, domethënë, që të emërohen ministrat dhe kryeministrat nga institucionet dhe qytetarët të jenë të privuar nga e drejta për të zgjedhur deri në përfundim të programit.
E kuptoj se diçka e tillë nënkupton eliminimin total të demokracisë në Europë, fundin e çdo preteksti dhe fillimin e një shpërbërjeje dhe një përçarjeje të papranueshme në Europën e Bashkuar. Do të thotë përfundimisht fillimin për krijimin e një monstre teknokratike, që do të shpjerë në një Europë krejtësisht të huaj ndaj vlerave të saj themeltare.
Strategjia e dytë synon pikërisht këtë: Shpërbërjen dhe përçarjen e eurozonës dhe në vazhdim të BE.
Cila strategji do të dominojë? Ajo e realizmit për një Europë të solidaritetit, të barazisë dhe të demokracisë, apo atretegjia e konfrontimit dhe e përçarjes.
Gjithsesi, nëse disa besojnë apo duan të besojnë se ky vendim ka të bëjë ekskluzivisht dhe vetëm me Greqinë, bëjnë gabim të madh. Do t’ju propozoja thjesht të lexojnë sërish kryeveprën e Ernest Hemingway-t, “Për kë bie kambana”.
Ndaje me miqte